Udhëkryqet e Ishullit


Problemi kryesor që preokuponë sot “ishullin” shqiptar, duhet kërkuar dhe të kuptuar në spektrin e ndeshjeve historike që kanë ndikuar kulturat e huaja kundrejtë asaj shqiptare. Mirëpo, të jetosh në këtë ishull do të thotë të keshë gunë shekullore, që e përbëjnë sakrifica dhe vuajtjet të përcjellura nga gjenerata në gjeneratë. Një nga përkufizimet e diturisë historike është të kërkuarit e shkaqeve që sollën deri te një ngjarje, e njohja e shkakut na shpie deri te njohja e natyrës së ngjarjes. Është e rëndësishme për ne ti shqyrtojmë shkaqet që na sollën deri te udhëkryqet e ishullit, udhëkryqe këta që lindën pa vullnetin e shqiptarëve, të përgjysmuar me kufijt politikë, të ndarë me kufij- andej e këndej Murit të Arbërit. Malli është pranë... e këtë nuk e shuan uji i burimit e as era e këndshme e trëndafilit. Aty në udhëkryq gjenden dy pllaka, njëra pllakë e madhe dërrase e tjetra mermeri. Në të parën, që ishte shkruar me gjak dhe që të çonte në drejtim të Shqipërisë Etnike – “Populli i Ndaluar”, shkruante: “Fëmijëve tanë dëshmorë, të cilëve bataretë e mizorëve ua prenë përgjysmë ëndrrën për liri...”. Kurse, në ate të mermerit që ishte shkruar me ngjyra të përziera, që të conte drejtë Shqipërisë Politike – “Shtëpisë Misterioze”, e që shkruante”: “ Rroftë Xhaxhi Enver( ky shkrim kishte filluar të fshihej), ishulli ynë- ishull grek, deputeti ynë-deputet grek...”

Sa afër që janë, të një gjuhe, të një gjaku, por kishin një ndarësi, mungesën ...

Populli i ndaluar ishte i etshëm për të vërtetën, thjeshtë ndaj tij ishin bë padrejtësi të mëdha si nga Fuqit e Mëdha, ashtu edhe nga shtetet ballkanike. Ndarjen definitive të Popullit të ndaluar nga Shtëpia Misterioze e kishte bë Konferenca e Ambasadorëve në Londër me 29 korrik 1913. Sa të pamëshirshëm që ishin, bënë gjymtimin e hapsirës jetësore të shqiptarëve. Kjo ishte një pazar politik, në të cilën bëhej tregti vetëm me trojet etnike shqiptare. Përkundër kësaj, Populli i Ndaluar ishte i gatshëm të bëjë sakrifica, të derdh pikën e fundit të gjakut, që dëshmon për posedim të diturisë, qëndresës dhe guximit, si pasuri më të çmueshme të progresit dhe lirisë. Në këtë kohë, thirje i bënte Populli i ndaluar Shtëpisë Misterioze e që i thonte: Nëse doni të mirën e shtëpis suaj dhe clirimit tonë, nëse doni që shtëpija mos të shkatërrohet nga pluhuri me kalimin e kohës, nëse doni që ky popull mos ta humbasë kombësinë përpara propagandave të huaja, atëherë kini mendje, kërkoni program politik që të shkundëni pluhurin që e ka mbuluar shtëpinë misterioze, ejani te populli i ndaluar që të shifni se si shemben kështjellat më të fuqishme nga atdhedashuria...Pra, Populli i ndaluar respektonte një ligj, ligjin e prerë të historisë: “Tokat e tuaja nuk t’i fal njeri por duhet të luftosh, mandej duhet të dish të luftosh për to”. Andaj, asnjëherë ata nuk i ranë këmbanës së pikëllimit as atëherë kur ua ndaluan lindjen e fëmijëve e as atëherë kur arat i mbushën me varre. Ata që jetonin bashkë me ta kishin urrejtje të madhe ndaj Popullit të ndaluar. Kjo na krijonë një bindje se me të vërtetë këtu kishte shpërthime të pikëpamjeve raciste. Nga këtu edhe dilnin vjersha të shumta si kjo:

Në ethe, në dëborë

Derisa zemra ngrin,

Kemi drojë

Mos edhe në botën tjetër

Këta njerëz

Mund të na jenë fqinj!

Treguan brutalitetin e qëndrimeve, që dëshmon për diskreditim publik të jetës familjare, me anë të shpifjeve dhe gënjeshtrave, me demaskime të tilla mizore lëndonin dinjitetin e popullit të ndaluar. Edhe pse thuhet se rrota e historisë nuk kthehet mbrapa, për fat të keq neve shqiptarëve (popullit të ndaluar) në shumë raste, sikur historia na përsëritet. Populli i ndaluar mbi 90% ishte i “sëmurë nga kolera” (ishin musliman), por çuditërisht i bënë ballë sëmundjes dhe nuk u infektuan nga kanceri në mushkëri (1913 si dhe në periudha të tjera, kur sërbët dhe grekët donin ti konvertonin në të krishter me dhunë) as atëherë kur mbi ta u bë presion, dhunë, terror me ndihmën e formave dhe metodave më antinjerëzore, duke aplikuar edhe materie kimike helmuese ndaj popullit të ndaluar që ushtronin fqinjët shovinist. Kjo dëshmon se populli i ndaluar nuk u dorëzua as atëherë kur ndjente lëndim shpirtëror, as atëherë kur ndjen mungesën atdheut e as atëherë kur u godite nga Shtëpia Misterioze. Udhëkryqe tjera të ishullit ishin edhe suspendimet e dhunshme të institucioneve shoqërore, arsimore, kulturore, informative etj. Heqja e pllakës përkujtimore të Kongresit të Manastirit, ndalimi i shqiptimit të emrave të Shkupit (Skopje), Kërçovë (Kiçevo), ndalimi i emrave shqip si: Shqipe, Agim, Dardan etj. Masat rigoroze arsimore-kulturore që fillojnë me Univerzitetin e Prishtinës e që përfunduan me atë të Tetovës, zhdukja e shumë librave në shqip, dhuna psikologjike ndaj arsimtarëve, aksioni për rrënimin e mureve të shtëpive, zvoglimin drastik i numrit të paraleleve të shkollave të mesme, janë dëshmi për akte barbare sllavo komuniste serbe që i zhvillonte ndaj Popullit të Ndaluar. Vrasjet e qindra shqiptarëve pa u bë gjyq, burgosjet dhe torturat më të shëmtuara ndaj qindra shqiptarëve, trysnit politike morale dhe psikologjike nuk mundën ti zhdukin vlerat universale kombëtare dhe qytetëruese të popullit të ndaluar. Ata lindën legjenda që me gjakun e derdhur për liri do të shkruhen faqet e historisë më të re, që populli i ndaluar nuk do të jetë më ashtu si ishte, por do të jetë popull i lirë, ngase ata kishte kush ti udhëheq, kishin komandanta që në ballë iu shkruante UÇK. E në tabelën e udhëkryqit ishte vendosur një tablo e re e që në të shkruante: “ Ky është fati më i madh i jetës sime, derdha gjakun për lirin e popullit tim. Gëzuar pavarsinë!”

Nga ana tjetër Shtëpia Misterioze ishte indiferente ndaj asaj që ndodhte me Popullin e Ndaluar. Më shqetësuese është se kur ndaj Popullit të Ndaluar sllavët ushtronin dhunë, nga Shtëpia Misterioze ju vinte ndihmë sllavëve me brigada partizanësh (brigada 3 dhe 5 e UNÇSH gjatë Luftës së Dytë Botërore)... Kulminacionin e arrinë kur Shtëpia Misterioze ishte e gatshme të bëhej Republikë e fantazmës Jugosllavi. Ndodhën shumë gjëra, parasegjithash akumulimet që u grumbulluan hap pas hapi në rrjedhjen e kohës e që ishin në kundërshtim me prirjet psikologjike, e me këtë atentati kundër ndërgjegjës kombëtare duke shpallur shtëpinë për ateiste e që vështirësonin udhëtimin në gjithë ishullin. Pason periudha e tranzicionit, që ishte një periudhë e vështirë dhe me shumë mundime, periudhë e cila pati arritje, por edhe dëmtime, pasojat e së cilës u ndien me ngjarjet e 1997.

Ç’është e vërteta, Shtëpija Misterioze duheshte të jetë në shërbim të banorëve të saj, e jo në funksion të pushtetarëve, klaneve dhe grupeve të ndryshme që luftojnë për qëllime të ngushta individuale dhe partiake. Për tu arritur ky synim duheshte që shtëpija të nisej për ta plotësuar një kusht, ta njohë veten. Mirëpo, ajo çka ndodhi dhe po ndodhë vërteton të kundërtën. Aty ka politikë dhe politikan të papërgjegjshëm, që çështjen kombëtare e kanë shndërruar në çështje personale... kemi përdhosje morale, kemi luftë kundër vlerave, kemi...kemi shumëçka po ndjenjë kombëtare, jo. Nga këndvështrimi i ndikimit të kulturave të huaja në jetën e shtëpisë, nuk merret në konsiderat nëse problemi lindë nga brenda apo nga jashtë, edhe pse ata janë me pasoja shkatërruese për shtëpinë. Kështu u paraqit konfuzioni i koncepteve, që krijoi mundësinë e paraqitjes së liderëve të rrejshëm, të cilët kanë prirje satanike, që janë të mendimit se do të dominojnë mbi Shtëpinë Misterioze. Andaj, shtëpija duhet të ketë detyrime e angazhime të posaçme në proçesin e integrimeve, e jo të krijojë dilema që burojnë nga konfuzioni dhe keqkuptimi i koncepteve të ndryshme, humbje të disiplinës së trupit, mendjes dhe shpirtërit...nga të cilat bëhet ngritja e liderëve të pakualifikuar që udhëheqin shtëpinë, të cilët nuk kanë për dhunti cilësi morale, standarde intelektuale dhe shpirtërore. “Liderë” i tillë është edhe Ben Blushi, njeriu që jeton në...dhe që bënë çorientim në zhvillimin e ndjenjës së respektimit të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar...

Pra, imagjinata e tij kaloi çdo gjë...por ajo që duam ta themi është se cfarë vërtetë po ndodhë me popullin shqiptar, si dhe cfarë dallimi ka te Ben Blushi dhe te protagonistja kryesore e veprës së Honore dë Balzak, Shtëpija Misterioze, kur dihet se zonja Mere e tradhëtoi burrin e saj me çunin që kishte dhuruar edhe kryqin e bukur, ndoshta për të vetmin qëllim se ndjente zbrazëtirë në shpirtërin e saj kur burri i saj dilte ne kafene me shokët dhe ndjente mungesën e tij, apo...dhe kënaqte epshin e saj me anë të tradhëtisë. Kurse për çka e shkruajti Ben Blushi romanin e tij? Nese zonja Mere kenaqi epshin e vetë, atëherë Ben Blushi po kënaq grekët, ajo tradhëtoi burrin e saj, kurse Ben Blushi kombin e vetë... Andaj, te pllaka që gjendet në udhëkryq shkruan: “ishulli ynë- ishull grek, deputeti ynë-deputet grek...” .


Agim JAKUPI

Mbështetja në Zot

Fjala “tewekkul” rrjedh nga fjala “wekl” që do të thotë të heqësh dorë nga të tjerët dhe të mbështetesh diku tjetër. Një fjalë tjetër që rrjedh nga kjo është “wekil” që do të thotë deklarues ndaj të cilit është besuar një proces gjyqësor si faktor për të vazhduar në gjyq. Pra, “tewekkuli” nënkupton mbështetje në Zot dhe të besuarit e të gjitha çështjeve ndaj Tij. Më tej, muslimani i vërtetë në mënyrë absolute ia nënshtron veten All-llahut të Lartësuar dhe të gjitha çështjet ia dorëzon Vullnetit të Tij, duke besuar se “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botrave!” (Kur`an, 6: 162).
Megjithatë, të mbështeturit në Zot nuk do të thotë se njeriu nuk duhet të ndërmarrë asnjë veprim, se nuk duhet të bëjë asnjë punë dhe se duhet të qëndrojë kot duke ia dorëzuar ashtu thjesht të gjitha punët Zotit, duke besuar dhe qëndruar pas tezës se Ai do të sigurojë gjithçka pa dhënë asnjë fije mund nga ana e këtij. Kjo, thënë më mirë, është avashllëk e dembelizëm e jo besim në Zot! Të paktën, Islami nuk e pranon këtë qëndrim ndaj jetës. Besim në Zot nënkupton që njeriu e jep mundin e vet maksimalisht dhe vazhdimisht orvatet për ta arritur qëllimin dhe më pas ia lë rezultatet All-llahut të Lartësuar me besim se Ai do t’ia pranojë këto përpjekje dhe se do ta bekojë me sukses. Kur`ani Famëlartë thotë: “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar!” (Kur`an, 53: 39). Andaj, nga muslimani pritet që në mënyrë të përzemërt ta fusë veten në veprim dhe pastaj të mbështetet tek Zoti për rezultate të mira.
Në bazë të një hadithi të mirënjohur, disa shokë të Pejgamberit alejhi selam e pyetën këtë të fundit se a duhet lënë devja e palidhur dhe t’i lihet Zotit për siguri, kurse ai tha: “Besimi absolut në Vullnetin e All-llahut të Madhërishëm, në Plotfuqishmërinë dhe Gjithëaftësinë e Tij për të bërë gjithçka është prej gjërave thelbësore që një musliman duhet t’i ketë, porse nga besimtari i vërtetë kërkohet që të heqë dorë nga jeta dembele dhe që të mos presë nga Zoti se Ai do të bëjë gjithçka për të!”.

Argumente nga Kur`ani

1) “...kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten në Të!” (Kur`an, 3: 159).
2) “Nëse All-llahu dëshiron t’ju ndihmojë, s’ka kush që mund t’ju mposhtë, e nëse Ai ju lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që do t’ju ndihmojë? Pra, vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët!” (Kur`an, 3: 160).
3) “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre!” (Kur`ani, 8: 2).
4) “... Po kush mbështetet në All-llahun, s’ka dyshim se All-llahu është Ngadhënjyes i Urtë!” (Kur`an, 8: 49).
5) “Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo e mbështetu në Zotin! Ai është që dëgjon dhe di!” (Kur`an, 8: 61).
6) “Thuaj: “Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni”. Prandaj, vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët!” (Kur`an, 9: 51).
7) “Po nëse ata refuzojnë (atë që jua sjell), atëherë thuaj: All-llahu është për mua mjaft, s’ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jam mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh!” (Kur`an, 9: 129).
8) “Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij!...” (Kur`an, 10: 107).
9) “Kur ta lexosh Kur’anin, kėrko mbrojtjen e All-llahut prej djallit tė mallkuar. Vėrtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarė fuqie kundrejt atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre!” (Kur`an, 16: 98-99).
10) “Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos ua vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje! Mbështetju All-llahut se Ai është Mbrojtje e mjaftueshme!” (Kur`an, 33: 48).

Argumente nga Sunneti

1. Ibën Abbasi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Shtatëdhjetë mijë njerëz nga pasuesit e mi do të hyjnë në Xhennet pa dhënë llogari. Në këtë grup hyjnë ata që nuk kërkojnë t’u bëhet rukje dhe që nuk besojnë në bestytni, por që i mbështeten Zotit të tyre!”.
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
2. Omer ibën el-Hatabi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nëse do t’u mbështetnit tek All-llahu i Lartësuar me një mbështetje si duhet, me siguri se Ai do t’ju kishte furnizuar sikurse i furnizon zogjtë që në agim zgjohen të uritur e që në muzg kthehen në folenë e vet me stomak të mbushur!”.
[Transmeton Tirmidhiu dhe ibën Maxhe]
3. Ibën Abbasi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ruaje All-llahun, All-llahu të ruan ty! Ruaje All-llahun, Ai do të kthehet kah ti! Kur të lutesh, lute vetëm All-llahun! Kur të kërkosh ndihmë, kërko prej All-llahut! Më tej, dije se nëse të gjithë njerëzit do të ishin mbledhur për të ta bërë një të keqe, nuk do të mundnin të ta bëjnë, përveçse atë që ta ka caktuar i Lartësuari dhe anasjelltas! Pendat janë ngritur dhe ngjyrat janë tharë!”.
[Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu]
4. Sa’adi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Në fatin e mirë të birit të Ademit është të kënaqurit me atë që All-llahu e ka përcaktuar për të, ndërsa në fatin e keq të birit të Ademit është moskërkimi i së mirës te All-llahu dhe moskënaqja me atë që All-llahu e ka përcaktuar për të!”.

[Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu]

Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 14.05.2008

Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam
Autor: Muhammed el-Kudri

Një burrë i mençur…


Burrë i mençur është ai që së pari e din qëllimin e martesës me një grua, me anë të martesës ai realizon disa qëllime: dikush dëshiron që me anë të martesës të shtojë numrin e ummetit, e dikush dëshiron jetën e tij ta ndaj me një grua, duke bërë të pamundurën ti largohen të keqes dhe të punojnë atë që e kënaq Allahun, derisa të dy së bashku të takojnë Allahun.

- Burrë i mençur është ai që më shumë ofron se sa pranon, është ai që zbukurohet për gruan e tij ashtu siç don ta shoh ai gruan e tij.
- I mençur është ai që e ka kuptuar se gruaja është një qenie njerëzore njejt si ai, duke mos e degraduar gruan më poshtë se veten.
- I mençur është ai që distancohet nga gjërat që e shqetësojnë gruan, e bëjnë atë të ndjehet e ç’vlersuar ose e dobët.
- ai nuk e këshillon gruan në publik, nuk e turpëron atë para familjes dhe shoqërisë.
- Burrë i mençur është ai që nuk e përqesh gruan e tij as fshehtas e as para dikuj edhe nëse nuk i pëlqen paraqitja apo veshja e saj.
- Është ai që din metoda se si ta këshilloj bashkëshorten, është i mëshirshëm i dashur dhe i kuptueshëm, madje nuk e krahason me ndonjë grua tjetër, dhe vazhdimisht i thotë në fytyrë se ai e pëlqen atë, dhe nuk imagjinon se mund të ekzistojë ndonjë grua tjetër më e bukur dhe më e moralshme se ajo.
- Është ai që din të mbaj ekuilibër në dashuri, të dashuron gruan e tij mirëpo në anën tjetër të mos e harroj familjen, dhe poashtu të respektoj familjen e gruas.
- Nuk është burrë i mirë ai që për shkak të nënës e lëndon gruan e tij, dhe anasjelltas. Për të mbajtur një baraspeshë mes gruas dhe nënës ai duhet të dijë metoda të përshtatshme, dhe njëkohësisht të jetë besnik, i sinqertë, i devotshëm.
- Ai duhet të zbut situatën mes gruas dhe nënës në raste konfliktesh, duke marë shembull Pejgamberin s.a.v.s, se si ka punu ai me gratë dhe familjen e tij.


Nga anglishtja: Hafsa XHEMAILI

Shejtani nuk lodhet dhe është këmbëngulës

Nëse shejtani i mallkuar dështon në një fazë, ai nuk dorëzohet dhe vazhdon të orvatet edhe më tej duke qëndruar në rrugët e të mirave (punëve të mira), ashtu siç pati pohuar: “...Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë! Mandej, do t’u sillem atyre nga para, nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që do të Të falënderohen (të besojnë)!” (Kur`an, 7: 16-17).
Këto fjalë dëshmojnë për shtrirjen e madhe të përpjekjeve të tij për t’i çudhëzuar bijtë e Ademit. Ai u vjen atyre (bijve të Ademit) nga të gjitha rrugët: nga e djathta, nga e majta, nga para dhe nga prapa.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Shejtani i mallkuar qëndron në pritë për njeriun në të gjitha rrugët e këtij. Në rrugën e Islamit, i thotë: “A do të bëhesh musliman dhe do ta braktisësh fenë e të parëve të tu?”. Nëse personi nuk i bindet, pra, nëse e pranon Islamin, ai, më pas, do t’i dalë përpara në rrugën e hixhretit dhe do t’i thojë: “A do ta lësh tokën dhe qiellin tënd? Nuk është e udhës të bësh kështu!”. Nëse personi nuk i nënshtrohet dhe e vazhdon rrugën, i mallkuari do ta takojë në rrugën e luftimit në rrugë të Zotit dhe do t’i thojë: “A do të shkosh që të luftosh dhe do ta lësh pasurinë tënde në rrezik? Mos shko se mund të vritesh dhe gruaja jote do të gjejë bashkëshort tjetër! (Në një transmetim tjetër edhe: “...dhe fëmijët tu do të mbesin jetimë!)”. Nëse personi nuk i bindet dhe vritet, i Lartësuari do t’ia sigurojë të drejtën për të hyrë në Xhennet!” (Transmeton Ahmedi).
Madje, edhe në buzë të vdekjes, shejtani i mallkuar nuk e lë të lirë besimtarin me tentimin e fundit për ta rrënuar adhurimin jetësor të tij (besimtarit), prandaj Pejgamberi alejhi selam kërkonte mbrojtje tek All-llahu i Lartësuar prej shejtanit të mallkuar: “...Kërkoj mbrotje tek Ti (o All-llah) nga të qenët i çrregulluar nga shejtani i mallkuar në prag të vdekjes!...” (Transmeton Nesaiu).
Në këtë mënyrë, pra, shejtani asnjëherë nuk do të dëshpërohet plotësisht dhe do të vazhdojë të devijojë njerëz nga rruga e drejtë. Pra, çdo njeriu i është vënë një shejtan që e përcjell kahdo që shkon, në bazë të hadithit të Pejgamberit alejhi selam që e argumenton këtë ku thotë: “Çdo njeri ka nga një shoqërues prej xhinëve dhe një tjetër prej engjujve!”. Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i Zotit! A edhe ti ke të tillë?”, ai ua ktheu: “Po, veçse xhini im është bërë musliman dhe më inkurajon vetëm për të mirë!” (Transmeton Muslimi).

Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 23.05.2008

Burimi:
http://www.qsep.com/

Mahmud bin Umer ez-Zemahsheri

Shkruan: Sabri Bajgora

Mahmud bin Umer ez-Zemahsheri
(Nga dijetarët e ideologjisë mu’ëtezilase)

dhe tefsiri i tij “EL KESH-SHAFU AN HAKAIKI-T-TENZILI VE UJUNIL EKAVILI FI VUXHUHI-T-TE’VILI”


Biografi e shkurtër
Ebul Kasim Mahmud bin Umer bin Muhammed bin Ahmed ez-Zemahsheri, i cili në literaturën islame njihet edhe me pseudonimin Xharu-ll-llah,
[1] u lind në vitin 467 h. në fshatin Zemahsher të Havarizmit.[2]
Qysh i ri u shpërngul në Bagdad, ku takoi dijetarët më të mëdhenj të kohës, prej të cilëve mori mësime në shumë shkenca islame. Pas një kohe arriti edhe vetë në kulminacion të dijes dhe u bë i pashoq në shkencat e tefsirit, hadithit, gramatikës (sintaksë-morfologji) dhe letërsisë arabe. Pa dyshim, është një prej dijetarëve më të shquar që pati ndonjëherë Bota Islame. Vdiq në natën e Arefatit, në vitin 538 h. në Xhurxhane të Havarizmit.

Veprat e tij
Zemahsheriu shkroi shumë vepra, të cilat emrin e tij e bënë të njohur në të gjitha provincat e shtetit islam. Pa dyshim, vepra që e nxori emrin e tij në orbitën e dijetarëve të rrallë islamë, është tefsiri i mirënjohur në qarqet shkencore “El Kesh-shafu an hakaiki-t-tenzili ve ujuni-l ekavili fi vuxhuhi-t-te’vili”.
Në shkencat e gjuhës arabe (sintaksë, morfologji dhe retorikë) shkroi veprat:
“El-Muhaxhatu”,
“El-Mufredu ve-l-murekkebu”,
“Esasu-l-belaga”,
“El-Mufassal” etj.
Në shkencën e hadithit shkroi veprën “El-Faiku fi garibi-l-hadithi”, kurse në atë të Fikhut shkroi veprën: “Ru’usul mesaili fil Fikh”.
Biografi i njohur Shemsuddin ed-Davudi, tek flet për biografinë dhe veprat e Zemahsheriut, ndër të tjera, përmend edhe këto vepra të tij:
“El-Mekamat”,
“El-Mustaksa fi-l-emthal”,
“Rebiu-l-ebrar”,
“Fususu-l-ahbar”,
“Muteshabih esmau-rr-rruvat”,
“Atvaku-dh-dheheb”,
“Samimu-l-arebijjeti”,
“Sherh ebjatu-l-kitab”,
“El-Enmudhexh fi-n-nahvi”,
“Er-Rraidu fi-l-fevaidi”,
“El-Minhaxhu fi-l-Usul”,
“El-Kistasu fi-l-urud”,
“En-Nesaihu-l-kibar”,
“En-Nesaihu-s-ugar”,
“Dal-letu-n-nashidi”,
“Mu’xhemu-l-hudud”,
“Mukaddimetu-l-adabi”,
“Sevairu-l-emthal”,
“Divanu-rr-rresail”,
“Divanu-sh-shi’ri”,
“Er-Rrisaletu-n-Nasihatu”,
“El-Amalu fi kul-li fennin” etj.
[3]

Historiku i shkrimit të “Kesh-shafit”
Tefsiri i tij “Kesh-shafi” konsiderohet një nga librat më të mirë të Tefsirit nga aspekti i retorikës dhe i shkencave të saj: tropikës, alegorisë dhe poetikës. Ky tefsir ka qenë objekt studimi dhe interesimi i shumë dijetarëve, kurse disa prej tyre shkruan libra dhe studime të gjata lidhur me të. Në të vërtetë, Kesh-shafi dallohet në shumë aspekte nga tefsiret e tjera; nuk është i gjatë dhe nuk është i stërngarkuar; është përqendruar në rregullat gjuhësore dhe ka një retorikë e stil të mrekullueshëm gjuhësor.
[4]
Komentimet e ajeteve kuranore nga ana e tij, tregojnë qartë për përcaktimet e tij të thella mu’tezilase, të cilat i mbron me tërë forcën e tij intelektuale, siç do ta shohim gjatë disa komentimeve të tij.
Në lidhje me tefsirin e tij, Zemahsheriu ka thurur këto vargje:
“Tefsiret në botë janë të panumërt,
por betohem në jetën time, se nuk ka të ngjashëm me Kesh-shafin tim,
nëse dëshiron udhëzimin, përkushtoju leximit të tij,
sepse injoranca është sikur sëmundja, kurse “Kesh-shafi” si ilaç.”
Në lidhje me fillimin e shkrimit të këtij tefsiri, na rrëfen vetë Zemahsheriu në parathënien e tij, ku flet për momentet kyçe që e shtynë t’i qasej shkrimit të këtij tefsiri. Ai thotë: “Sa herë që disa nga vëllezërit e mi në fe, prej tyre shumë dijetarë të respektuar, kërkonin nga unë ndonjë sqarim a komentim të ndonjë ajeti, unë shfaqja para tyre disa argumente dhe kuptime të fshehta për ta, prandaj ata të ngazëllyer nga komentimet e mia, m’u lutën gjatë që t’u sqaroja edhe më për zbulimin e këtyre të vërtetave të fshehta kuranore që gjenden në Librin e Allahut. Në fillim nuk pranova një gjë të tillë, por pas insistimit të vazhdueshëm të tyre, vendosa t’ua shpjegoja disa nga sekretet e pjesëve hyrëse të disa sureve si dhe të kaptinës “El-Bekare”… Pastaj shkova në Mekë, dhe vërejta se njerëzit më ndiqnin me admirim gjatë ligjëratave të mia, dhe në shpirt ndjeva një obligim që të filloja komentimin e tërësishëm të Kur’anit… E lus Allahun xh.sh. që këtë lodhje timen për ndriçimin e disa fshehtësive kuranore, ta bëjë shkak të shpëtimit tim, dhe dritë për mua mbi urën e Siratit, dritë që do të më ndriçojë në të djathtë dhe në të majtë (gjatë kalimit të saj)…
[5]
Këtë tefsir ai e shkroi për dy vjet e gjysmë, dhe e përfundoi të tërin më 12 Rebiul Ahir 528 h.[6]

Karakteristikat e Kesh-shafit të Zemahsheriut
- Ky tefsir dallohet nga të tjerët për stilin e lartë gjuhësor dhe metaforat e përdorura, për se i ka tejkaluar të gjitha tefsiret e tjera deri më sot;
- Ky tefsir nuk është shumë i gjatë që të krijojë ndjenjën e monotonisë tek lexuesi;
- Gjatë komentimit të kuptimeve kuranore, Zemahsheriu është mbështetur shumë në rregullat e gjuhës arabe, qoftë në morfologji, qoftë në sintaksë, qoftë në shkencat e retorikës, në të cilat shkriu tërë talentin dhe afinitetin prej një dijetari;
- Zemahsheriu në tefsirin e tij gjatë komentimit ka ndjekur këtë stil metodologjie: “Nëse ti thua…kështu e kështu”, atëherë “unë them…”;
- Ai në fillim të komentimit të çdo kaptine, në pika të shkurta na paralajmëron nëse ajo sure është mekase apo medinase, numrin e ajeteve të saj, pastaj u qaset ajeteve me një komentim të thukët, duke u përqendruar më shumë në aspektin gjuhësor dhe retorik, për ç’gjë ishte dhe ende mbeti i paarritshëm;
- Pastaj në pika të shkurtra flet edhe për përputhshmërinë mes ajeteve të kaptinave që komenton, shpeshherë flet për kiraete dhe sjell shembuj të ndryshëm të kiraeteve, pastaj cek edhe shkaqet e zbritjes së sureve apo edhe të ndonjë ajeti, duke i klasifikuar këto transmetime dhe duke bërë përzgjedhje prej tyre;
- Në tefsirin e tij Zemahsheriu cek disa prej israiliateve të pakta, por ka bërë mirë që menjëherë ka paralajmëruar për rrezikun e këtyre legjendave e miteve hebraike, duke i demaskuar në tërësi si të pabaza., si f.v. kur flet për Davudin a.s. dhe rastin që hebrenjtë ia kanë mveshur këtij pejgamberi, se gjoja ky ishte dashuruar në gruan e një luftëtari dhe po atë luftëtar e kishte dërguar qëllimisht në radhët e para të ushtrisë, në disa beteja të njëpasnjëshme, derisa ai kishte rënë dëshmor, e pastaj e kishte marrë gruan e tij për bashkëshorte!!! Zemahsheriu, pasi cek këtë tregim, thotë se një gjë e tillë nuk përkon me etikën e pejgamberëve dhe me mbrojtjen e tyre prej këtyre mëkateve, prandaj e hedh poshtë si të pabazë dhe tendencioze;
- Në këtë tefsir për fat të keq, mund të hasim edhe disa hadithe të trilluara (apokrife), si ato që janë cekur për vlerën e sureve, për trillimin e të cilave kanë pranuar vetë ata që i kanë sajuar, dhe kjo është një prej dobësive më të mëdha që i mvishet Zemahsheriut, i cili nuk duhej t’i cekte fare, meqenëse ka qenë shumë i sigurt se ato ishin të trilluara;
- Zemahsheriu ishte një ndër prijësit e mu’tezilitëve dhe njëri prej dijetarëve më të shquar të tyre, ndërsa “Kesh-shafi” konsiderohet kulmi i të arriturave të tyre në tefsir. Në të shihen qartë tendencat e Zemahsheriut që kur komentonte disa ajete kuranore, me çdo kusht dëshironte ta shtrembëronte kuptimin e tyre sipërfaqësor, duke ua përshtatur ato ideve dhe parimeve të mu’teziles. Gjatë leximit të këtij tefsiri, do të shohim qartë animin e tij nga këto parime bazë të mu’teziles, si fjala vjen kur ky e konsideron autorin e mëkatit të madh, përherë në zjarr të Xhehennemit, pastaj e mohon sihrin në tërësi, flet për Kur’anin se është i krijuar, gjë që është në kundërshtim të plotë me mësimet e Ehli-Synetit etj;
- Në këtë tefsir, shohim egoizmin e një dijetari ndaj dijetarëve të Ehli-Synetit, duke i quajtur ata me epitete të ndryshme, si injorantë, kaderinj, të humbur, adhurues të zjarrit (mexhusijj) të këtij Ymeti etj. Madje në disa raste i quan edhe si pabesimtarë, gjë që është shumë larg etikës së një dijetari të kalibrit të tij.

Qëndrimi i Zemahsheriut ndaj çështjes së krijimit të Kur’anit
Në këtë çështje, Zemahsheriu përkrah plotësisht mësimet mu’tezilase dhe thotë se Kur’ani është i krijuar. Ai pohon një gjë të tillë me ngulm, qysh në fillim të parathënies së tefsirit të tij, kur thotë: “Falënderimi i qoftë Allahut, i Përhershëm pa fillim, i Cili krijoi gjithçka nga mosekzistenca, e krijoi Librin plot dritë sqaruese me argumente të prera, Shpallje që flet me argumente të pakontestueshme, - Kur’an i zbritur në gjuhën arabe, pa ndonjë mangësi.”
[7]

Qëndrimi i Zemahsheriut ndaj mundësisë për ta parë Allahun
Zemahsheriu, siç thamë, i përkiste ideologjikisht fraksionit të mu’teziles, madje ishte edhe imam e prijës i tyre për një kohë të gjatë. Autori i veprës “Vefijatul A’ëjan” ka thënë për Zemahsheriun: “Zemahsheriu ishte mu’tezilas me bindje, dhe këtë kurrë nuk e kishte fshehur, madje e thoshte haptazi edhe para të tjerëve se i përkiste kësaj ideologjie a fraksioni.”
[8]
Ai, gjatë shtjellimit dhe komentimit të shumë ajeteve kuranore, shohim se disa prej tyre mundohet t’i komentojë në frymën e mësimeve mu’tezilase, madje edhe kur ajetet janë shumë të qarta. Fjala vjen, kur Zemahsheriu komenton ajetet 22-23 të kaptinës El-Kijame:
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ
“Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara), që Zotin e tyre e shikojnë.”, ai këto ajete i komenton në mënyrë alegorike dhe metaforike, gjithnjë duke iu shmangur kuptimit të jashtëm sipërfaqësor që në fakt synohet.
Ai, ndër të tjera, thotë: “S’ka dyshim se në Ditën e Gjykimit këta besimtarë presin dhe shpresojnë mëshirën e Allahut. Atë ditë nuk presin mëshirë prej askujt tjetër përveç prej Tij.” Zemahsheriu përpiqet të jetë sa më i bindshëm në këtë konstatim të tij, kur me ngulm pohon se atë ditë besimtarët presin shpërblimin e Allahut, e ky shpërblim nënkupton mirësitë e Xhennetit dhe fisnikërinë prej Allahut, sepse besimtarët edhe në këtë botë nuk kanë pritur shpërblim e as ndëshkim prej askujt tjetër përveç prej Tij.
Zemahsheriu si ndihmesë të këtij konstatimi të tij sjellë edhe disa ajete pak a shumë të ngjashme, si:
إِلَى رَبِّكَ يَوْمَئِذٍ الْمُسْتَقَرُّ
“Atë ditë vetëm tek Zoti yt është caku!” (El-Kijame, 12)
إِلَى رَبِّكَ يَوْمَئِذٍ الْمَسَاقُ
“Atë ditë vetëm tek Zoti yt shkohet.” (El-Kijame, 30)
أَلَا إِلَى اللَّهِ تَصِيرُ الأمُورُ
“Vërtet se tek Allahu, (më në fund) do të shkojnë të gjitha çështjet (për gjykim)” (Esh-Shura, 53)
وَلِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَإِلَى اللَّهِ الْمَصِيرُ
“Vetëm i Allahut është i tërë sundimi i qiejve e i Tokës dhe vetëm tek Ai është e ardhmja.” (En-Nur, 42)
Është e pakontestueshme që Zemahsheriu ishte një gjuhëtar shumë i zoti, sepse kuptimin e parafjalës (ila) e komenton këtu si “ni’ëme-mirësi”, duke thënë se fjala (ila) këtu është emër dhe shumësi i saj është “Ala’ë”, ashtu siç ka ardhur në ajete të shumta të kaptinës “Err-Rrahman”:
فَبِأَيِّ آلَاء رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
“Fe bi ejji alai rabbikuma tukedhiban.”-“E, cilën mirësi të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?”
“Sipas kësaj”,-vazhdon më tutje Zemahsheriu, “plotësisht është e qartë se fjala “naadhire”nënkupton pritjen e mirësisë dhe shpërblimit, e jo të parët e Allahut xh.sh.”
[9]
Mirëpo, nëse këto ajete i vështrojmë nga prizma e këndvështrimi i Ehli-Synetit, do të shohim qartë se Zemahsheriu këtu mundohet t’i ikë qëllimisht parafjalës (ila) duke e shndërruar atë në emër, vetëm e vetëm që t’i shmanget mundësisë për ta parë Allahun, një gjë që mu’tezilasit me ngulm e mohojnë. Mirëpo mësimet e Ehli-Synetit, të argumentuara edhe me tekste kuranore, pastaj me hadithe nga Resulullahu dhe nga vetë kuptimi i jashtëm i ajetit, flasin se shpërblimi më i madh për çdo besimtar të sinqertë është të parët e Allahut nesër në Ahiret, pa prejudikuar a përcaktuar ndonjë formë, trajtë të Tij, e madje as mënyrën se si do ta shohim Atë.

Qëndrimi i Zemahsheriut ndaj mëkatarit të madh
Dihet mirë qëndrimi i dijetarëve të Ehli-Synetit se autori i mëkatit të madh nuk do të jetë përgjithmonë në zjarr të Xhehennemit, me përjashtim po ta ketë mohuar Allahun xh.sh., dhe të mos jetë penduar, përderisa të kundërtën e këtij mendimi e përkrahin dijetarët e mu’ëteziles, ndër ta edhe Zemahsheriu, i cili me ngulm pohon se, nëse autori i mëkatit të madh vdes pa u penduar, atëherë ai do të jetë përherë në zjarrin e Xhehennemit.
Në lidhje me këtë konstatim të tij, Zemahsheriu merr si shembull ajetin kuranor:
وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُّتَعَمِّدًا فَجَزَآؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِدًا فِيهَا وَغَضِبَ اللّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَابًا عَظِيمًا
“Kush mbyt një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është Xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” (En-Nisa’ë, 93)
Gjatë komentimit të këtij ajeti, shohim se Zemahsheriu i kushton një rëndësi të veçantë kësaj çështjeje, duke konstatuar se autori i mëkatit të madh do të jetë përherë në zjarr. Madje ai këtë e merr edhe si pretekst për të sulmuar të gjithë dijetarët e Ehli-Synetit, të cilët thonë se autori i mëkatit të madh, edhe nëse vdes pa u penduar, assesi nuk do të thotë se do të jetë përjetësisht në Xhehenem. Ehli-Syneti i mbështet këto konstatime në ajetin 48 të kaptinës En Nisaë :
إِنَّ اللَّهَ لاَيَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ
“S’ka dyshim se Allahu nuk e fal (mëkatin) t’i bëhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i fal kujt të dojë”.
Megjithatë, për të plasuar mendimin e tij mua’tezilas, Zemahsheriu prapë mohon një gjë të tillë duke u thirrur edhe në një transmetim nga Ibn Abbasi, i cili thotë: “Pendimi i vrasësit me qëllim të besimtarit, nuk pranohet”.
Ky mendim kaq i ngurtë i Zemahsheriut edhe nuk na çudit, sepse kjo është një prej parimeve fundamentale të fraksionit të mu’teziles, të cilin ai e mbronte me çdo kusht dhe nuk lëshonte pe as në këtë çështje.
Ibn Muniri, i cili i është kundërvënë Zemahsheriut për çdo mendim të tij mu’tezilas, në lidhje me këtë ajet dhe këto komentime të Zemahsheriut, thotë: “Ka thënë Imam Ahmedi r.a.: “Akideja e Ehli-Synetit është se shirku është mëkat i pafalshëm nëse më parë nuk pendohemi, kurse mëkatet e tjera të mëdha, Allahu ia fal kujt të dojë, dhe këtu nuk është kusht fare pendimi. Ajeti në fjalë pikërisht e ka cekur mosfaljen e mëkatit të shirkut, nëse autori i këtij mëkati nuk pendohet, kurse të tjerat i ka cekur se mund t’ia falë atij që do edhe pa u penduar. Por atij që pendohet, Allahu ia fal edhe mëkatin e shirkut e edhe të tjerat, pa dallim. Ndërsa kaderinjtë (quhen kështu, sepse e mohojnë kaderin si përcaktim nga Allahu – S.B.), në mesin e tyre edhe mu’tezilet, janë këmbëngulës që të gjitha këto mëkate janë të një rangu dhe nuk mund të falen pa u penduar paraprakisht. Këtu Zemahsheriu, me qëllim, fillon t’i ngatërrojë konceptet, duke thënë se vullneti i Allahut është ai që përcakton se kujt duhet t’i jepet mundësia për t’u penduar, d.t.th. pendimin ia bashkon dëshirës dhe vullnetit të Allahut, e cila absolutisht as që është përmendur në këtë ajet, qoftë edhe tërthorazi dhe as që ka argument se diçka e tillë është synuar në ajetin në fjalë.”
[10]

Qëndrimi i Zemahsheriut ndaj krijimit të veprave të njeriut
Zemahsheriu pohon se Allahu xh.sh. nuk i ka krijuar veprat e njerëzve (robërve), por njerëzit vetë i krijojnë ato. Këtë konstatim të tij e mbështet në njërin prej parimeve bazë të mu’teziles, që është - “El-Adlu” – “Drejtësia absolute e Allahut”. P.sh. kur e komenton ajetin 272 të kaptinës El Bekare :
لَيْسَ عَلَيْكَ هُدَاهُمْ وَلَكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ
“Nuk është detyrim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre ( në rrugë të drejtë), Allahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do...”
ndër të tjera, thotë: “Nëse Allahu i ka krijuar veprat e njerëzve dhe pastaj për ato vepra i gjykon njerëzit, kjo do të ishte mizori dhe padrejtësi, e Drejtësia e përsosur dhe absolute e Allahut nuk lejon një gjë të tillë”!!!
[11]

Qëndrimi i Zemahsheriut ndaj sihrit (magjisë)
Zemahsheriu, sikur të gjithë dijetarët e tjerë të mu’teziles, nuk e pranon magjinë si një realitet. Kur e komenton kaptinën El-Felek:
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَق وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ
وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثاتِ فِي الْعُقَد وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ
“Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit! Prej dëmit të asaj që Ai krijoi, dhe prej dëmit të natës kur ajo ngryset, dhe prej dëmit të atyre që fryjnë (fjalë të magjisë) në nyja (të lidhura), dhe prej dëmit të smirëkeqit kur vepron sipas smirës.”
ai nënçmon dhe me një cinizëm të tepruar i quan të marrë dijetarët e Ehli-Synetit, të cilët thonë se magjia (sihri) është një realitet, ngase vetë Allahu xh.sh. e ka konfirmuar dhe vërtetuar këtë gjë në shumë vende në Kur’an, si fjala vjen në tregimin e Musait a.s. me magjistarët e faraonit, në tregimin e Harutit dhe Marutit, pas vdekjes së Sulejmanit a.s. etj.
P.sh. fjalën e “En-Neffathat” e komenton: “fjala është për gratë ose shpirtra të këqij, ose grupe magjistaresh, të cilat lidhin nyja për magji, duke u fryrë atyre fjalë magjike. Të gjitha këto veprime të tyre nuk kanë kurrfarë ndikimi, pos nëse, ruana Zot, personi është helmuar me ndonjë ushqim të dëmshëm, ose ndonjë pije ose… Një është e sigurt - vazhdon Zemahsheriu - se në këto raste Allahu mund të krijojë ndonjë vepër të tillë sa për sprovim që të dallojë të vërtetën nga iluzorja, duke ua atribuuar atë të keqe atyre grave shpirtliga që fryjnë nyja të lidhura.
Nëse thua: cili është atëherë kuptimi i vërtetë i istiadhes – të kërkuarit mbrojtje tek Allahu prej këtyre gjërave, them: Këtu istiadheja ka tri kuptime:
- Që të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga vepra e ligë që është cilësuar si sihr, dhe prej mëkatit të tyre (grave që fryjnë në nyja) në këtë;
- Që të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga fitneja e tyre me të cilën i kanë vënë në sprovë njerëzit, e kjo fitne është ajo magji e shëmtuar që është një lloj mashtrimi, dhe
- Që të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga dëmi që mund të na godasë në momentin që ato fryjnë në nyja.”!!!
“Është e mundur”, thotë Zemahsheriu – “që këtu janë synuar gratë që thurin intriga, për intrigat e të cilave ka folur edhe vetë Allahu xh.sh. në Kur’an:
إِنَّ كَيْدَكُنَّ عَظِيمٌ
“Vërtet dredhia juaj është e madhe!” (Jusuf, 28),
dhe se këto intriga të tyre mund të jenë shëmbëllim me magjinë ose fryrjen në nyja, ose fjala është për ato gra që i vënë në sprovë burrat e huaj duke ua zbuluar bukuritë e trupit të tyre, gjë që mund t’i magjepsë burrat, etj.
[12]
Në realitet, tërë kjo ofensivë e ashpër mendore (logjike) e Zemahsheriut ndaj dijetarëve të Ehli-Synetit, ka për qëllim që nëpërmjet kësaj, të vërtetat e pamohueshme rreth sihrit, që janë cekur në Kur’an dhe Synet, t’ua përshtatë bindjeve të tij racionale dhe ideologjike mu’tezilase.
Ibni Muniri, i cili deri më tash bëri studimin më të thukët të Kesh-shafit , çuditet për këmbëngulësinë e Zemahsheriut në këtë rast, dhe thotë: “Zemahsheriun e nxiti egoja e Unit të vet, derisa mohoi edhe atë që s’kishte arsye ta mohonte. Këtë e bëri vetëm e vetëm për hir të ngadhënjimit të ideve të tij mu’ëtezilase, gjë që megjithatë nuk e arriti kurrë.”
[13]
* * *
Thuhet se para vdekjes, Zemahsheriu la amanet që mbi epitafin e varrit të tij të shkruheshin këto vargje:
O Zot i Plotfuqishëm, sot të erdha mysafir në mirësitë e Tua të pakufishme,
E mysafiri ka nder e respekt nga fisniku që e pret,
Prandaj, Të lutem, m’i fal mëkatet e mia, se ato vërtet janë shumë
Dhe nuk ka kush që i fal pos Teje , o Mikpritësi më fisnik, o i Gjithëmëshirshëm !
[14]
Këto vargje të Zemahsheriut, disa dijetarë i kanë komentuar si pendim të Zemahsheriut nga idetë mu’ëtezilase.[15]

Komentimet që i janë bërë tefsirit të Zemahsheriut
Meqenëse “Kesh-shafi” i Zemahsheriut bën pjesë në tefsiret racionale më të lexuara dhe më të përfolura ndër dijetarët, ishte e natyrshme që atij t’i bëheshin studime të shumta si dhe komentime të ndryshme. Pa dyshim, komentimi më i mirë i këtij tefsiri është ai i Ibn Munirit, “El Insafu fi ma tadminuhu El Kesh-shafu minel i’ëtizal”, i cili në çdo ajet kur Zemahsheriu kundërshton mendimet e Ehli-Synetit, i kundërvihet me argumente shumë më të forta. F.v. kur Zemahsheriu komenton ajetin 21 të kaptinës “El-Hashr”:
لَوْ أَنزَلْنَا هَذَا الْقُرْآنَ عَلَى جَبَلٍ لَّرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُّتَصَدِّعًا مِّنْ خَشْيَةِ اللَّهِ وَتِلْكَ الْأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ
“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.”, thotë: “Ky është shëmbëllim metaforik dhe iluzor nga ana e Allahut”, kurse Ibn Muniri menjëherë i kundërpërgjigjet me këto fjalë: “…Nuk pajtohem kurrë me këtë mendim të thënë nga Zemahsheriu. Më mirë do të ishte sikur të tregonte një respekt dhe edukatë më të lartë karshi Allahut, i Cili e cilësoi si shembull zbritjen e Kur’anit, e nuk e cilësoi as si metaforë e as si iluzion, sepse, po të ishte ashtu siç pretendon Zemahsheriu, Allahu nuk do të thoshte në fund “ve tilke-l-emthalu nadribuha li-n-nasi”-“Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.” por do të thoshte “ve tilke hijalatu nadribuha li-n-asi”-“Këto janë metafora dhe iluzione që ua sjellim si shembuj njerëzve, që ata të mendojnë”!!!. Allahu na udhëzoftë në respektin ndaj Madhërisë së Tij.”
[16]
Koment tjetër “Kesh-shafit” i ka bërë El-Hafidh Ibn Haxher el Askelani në veprën “El-Kafi esh-Shafi fi tahrixhi ehadithi-l-Kesh-shaf”, një vepër në të cilën ka nxjerrë të gjitha hadithet e përmendura në “Kesh-shaf”, duke i kategorizuar dhe klasifikuar ato në hadithe të sakta a të dobëta, dhe secilit prej tyre, u ka cekur burimin se në cilat libra mund të gjenden.
Një tjetër studim “Kesh-shafit” nga aspekti gjuhësor dhe retorik i ka bërë edhe Muhammed Iljan el Merzuki esh-Shafiijj; ai këtë vepër e quajti: “Meshahidu-l-Insaf ala shevahidi-l-Kesh-shaf”.
I njëjti dijetar i ka bërë edhe një komentim tjetër “Kesh-shafit”, tash nga aspekti i mënyrës së komentimit, dhe ndër dijetarët ky libër njihet si “Hashijetu alel Kesh-shaf” nga Shejh Merzuki.
Janë të njohura edhe “Hashijetu Ibn Kemal bash Zade”, “Hashijetu Alauddin el Behlevani”, “Hashijetu Er-Rrehavi”, dhe “Hashijetu esh-Shejh Hajder el Hereviut”.
[17], i cili është po ashtu një prej atyre që studiuan “Kesh-shafin”, i cili në lidhje me këtë tefsir, ka thënë: “S’ka dyshim që Kesh-shafi është një libër me vlerë të lartë, të tillë nuk ka shkruar asnjë nga të parët, dhe as që është cekur ndonjë i ngjashëm nga të mbramët. Thurja e fjalive të tij është bërë me një elegancë dhe përsosmëri të madhe, saqë çdo libër pas tij, në tefsir, po të krahasohej me të, nuk do të ishte i atij rangu, sepse vështirë që dikush mund të arrijë këtë harmoni dhe ëmbëlsi të fjalëve që ka “Kesh-shafi”. Por, autori i tij, i dhënë nganjëherë pas disa ideve të humbura, u fut prej gabimit në gabim, por megjithatë të gjitha këto shkarje dhe lëshime të qëllimta, i fshehu dhe i maskoi aq bukur dhe mjeshtërisht, saqë rrallëkush mund t’i hetojë. Kjo bëri që shumë njerëz ta lexonin këtë vepër, dhe emri i tij të merrte dhenë. Por të gjitha këto nuk u shpëtuan dot syve të dijetarëve mendjemprehtë, të cilët i demaskuan qëllimet e tij tendencioze ideologjike, ndër të cilat do të veçojmë:
- Çdo ajet kuranor që komentonte, kuptimi sipërfaqësor i të cilëve vinte në kundërshtim me mendimet e tij mu’tezilase, e shtrembëroi nga kuptimi i vërtetë, e me këtë veprim shtrembëroi edhe fjalën e Allahut! Ai nuk ndalej vetëm me kaq, por në të tilla raste thellohej dhe insistonte edhe më me ngulm që ato t’i maskonte aq mirë, saqë këto kuptime shumica e njerëzve nuk arrinin t’i kuptonin, përveç dijetarëve mendjemprehtë, që i demaskuan ato në tërësi.
- Në këtë tefsir përdori shumë vargje poetike me përmbajtje sarkastike, që nuk kanë të bëjnë me etikën e dijetarëve që merren me çështjet e fesë.
- Në këtë tefsir të tij i fyen rëndë dijetarët e Ehli-Synetit, të vetmit grup të shpëtuar, me fjalët më ofenduese, madje nganjëherë edhe me fjalë të kufrit, e kjo nuk është metodë e dijetarëve të pastër e të sinqertë.”
[18]
Këto ishin disa nga studimet dhe komentimet më të njohura që i janë bërë “Kesh-shafit”, po gjithashtu edhe shumë prej dijetarëve e kanë shfrytëzuar me të madhe këtë tefsir, ndër më të njohurit janë Kadi el Bejdaviu, pastaj Ibn Atijje etj., të cilët nga ky tefsir kanë marrë vetëm gjërat më të mira, duke lënë anash komentimet e tij mu’tezilase.

Mendimet e dijetarëve të tjerë për Zemahsheriun
Në lidhje me Zemahsheriun dhe tefsirin e tij, dijetarët, si në të kaluarën ashtu edhe sot, kanë dhënë dhe japin mendime e vlerësime të ndryshme. Ne këtu do të cekim mendimet e atyre më të njohurve:

Mendimi i Ebu Hajjanit
Autori i tefsirit “El-Bahrul Muhiit”, ndër të tjera për Zemahsheriun dhe tefsirin e tij, thotë: “Edhe pse këtij njeriu i është dhënë një dhunti e madhe nga dija e Kur’anit, duke arritur kulmin në komentimin gjuhësor të tij, megjithatë shohim se në veprën që shkroi (fjala është për Kesh-shafin), ka disa gjëra që duhen kritikuar. Isha shumë afër të shkruaja disa fjalë miradije për anët pozitive të këtij tefsiri, por kur m’u kujtuan edhe disa anë negative të tij, vendosa të shkruaja një poezi.” Dhe vërtet Ebu Hajjani këto kritika i thuri në formë të poezisë, por ne këtu po shkëpusim vetëm disa nga mendimet e tij, si f.v.: “Por në të (pra në Kesh-shaf) ka vend për kritika, sepse nuk i ka mënjanuar disa dobësi, ka cekur shumë hadithe apokrife, ndoshta nga mosdija. Flet edhe për të Dërguarin a.s. gjëra që nuk përkojnë me etikën e tij profetike. I kritikon dhe i fyen dijetarët më të mëdhenj (të Ehli-Synetit, S.B.), dhe, gjatë komentimit, sjell disa mendime që nuk mund të jenë synim i fjalëve të Allahut. (Fjala është për idetë e tij të devijuara mu’tezilase, S.B) ...Dhe nëse nuk e arrin mëshira e Allahut, ai mbase edhe mund të jetë shoqërues i pabesimtarëve në Xhehennem”.
[19]

Mendimi i Ibn Beshkevalit
Në parathënien e tefsirit të Ebu Hajjanit shohim një krahasim të Hafidh Ebul Kasim Ibn Beshkevalit ndërmjet tefsirit të Ibn Atijjes dhe atij të Zemahsheriut, të cilat tefsire ky dijetar i ka përshkruar shumë drejt dhe qartë. Ai, ndër të tjera, thotë: “Tefsiri i Ibn Atijjes është më komplet dhe më i spastruar, ndërsa tefsiri i Zemahsheriut është më i shkurtër po më i komplikuar për t’u kuptuar, përveçqë Zemahsheriu në çdo fjalë të tij të shkruar, dëshironte të ishte ngadhënjyes… Ai në shumë raste i dha hapësirë tepër të lirë mendjes, dhe pa dyshim, gaboi. Ai, vetëm e vetëm që të arrinte qëllimin e tij, drejtoi shumë shigjeta fyese e sulmuese ndaj të tjerëve. Në këtë libër has në mendime të ideologjisë së tij (mu’ëtezilase). Allahu e faltë, sepse në këtë tefsir ka më shumë sende të mira sesa të gabuara.
[20]

Mendimi i Ibn Haldunit
Ibn Halduni në “Mukaddimen” e tij, kur flet për shkencën e tefsirit, sidomos për tefsirin racional, më saktësisht për tefsirin gjuhësor, ndër të tjera, thotë: “Prej veprave më të mëdha e më të shkëlqyera në këtë lëmë, pa dyshim është “Kesh-shafi” i Zemahsheriut, nga Havarizmi i Irakut, por autori i tij është me bindje ideologjike mu’tezilase. Ai sjell argumente të njëpasnjëshme vetëm e vetëm që të triumfojë me idetë e drejtimit të tij ideologjik. Shohim ndër të tjera, se disa ajete kuranore i komenton në kundërshtim me atë që kanë komentuar dijetarët e Ehli-Synetit. Ai dijetar të cilit ia merr mendja se mund t’u rezistojë këtyre ideve të prishura të tij ideologjike dhe se ato nuk mund të ndikojnë në bindjet dhe përcaktimet e tij, lirisht le ta lexojë dhe të kënaqet nga metaforat alegorike-gjuhësore që ka përdorur Zemahsheriu. Neve në këto kohë na ka rënë në dorë një vepër e njërit prej dijetarëve irakianë Sherefud-din et-Tiibi, në të cilën ka sqaruar veprën e “Kesh-shafit” dhe ka kundërargumentuar të gjitha mendimet mu’tezilase të Zemahsheriut, me argumente të forta e të qëndrueshme të Ehli-Synetit. Dijeni, pra, se mbi çdo të ditur ka edhe më të dijshëm.”
[21]

Mendimi i Taxh es- Subkiut
Es-Subkiu, në lidhje me “Kesh-shafin”, thotë: “E di se “Kesh-shafi” është libër madhështor në llojin e tij. Autori i tij është prijës, por është një njeri novator, që tregon haptazi për to. Lë shumë gjëra mangu në profetësinë e Muhammedit a.s., është shumë i pasjellshëm në raport me dijetarët e Ehli-Synetit.”
* * *
Këto ishin disa nga dëshmitë e dijetarëve për dhe kundër tefsirit të tij, “Kesh-shafit”, aq shumë të përfolur në qarqet shkencore. Sidoqoftë, me gjithë dobësitë e cekura, të gjithë pajtohen për një fakt, se Zemahsheriu ishte dhe mbeti princ i komentimit retorik-gjuhësor të Kur’anit. Ai në zbulimin e të fshehtave alegorike të fjalëve që përmbajnë ajetet kuranore, është ende i paarritshëm, dhe sikur “Kesh-shafi” të dëlirej tërësisht nga mendimet mu’ëtezilase, vërtet do të ishte një libër i pashoq.
Gëzon fakti se sot dijetarët kanë filluar të bëjnë komentimet e shkurtra të tefsireve më të njohura klasike, ndër to edhe të Zemahsheriut, në të cilin janë duke punuar që ky tefsir të zhvishet tërësisht nga përmbajtja ideologjike mu’ëtezilase. Kjo do të jetë një gjë e mirëseardhur, sepse pa këtë përmbajtje ideologjike të devijuar, “Kesh-shafi” vërtet do të ishte ndër veprat më të dobishme të shkruara ndonjëherë në lëmin e tefsirit.


[1] Këtë pseudonim e pati marrë meqë një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij e kaloi në Mekë, pranë Shtëpisë së shenjtë-Qabesë
[2] Ed-Davudi “Tabekatul mufessirine”, vëll. II , fq.314
[3] “Tabekatul mufessirine” , vëll. II , fq.316
[4] Dr. Xhum’ah Ali Abdulkadir “Zadu-r-Rragibine fi menahixhi-l-mufesirine” fq. 97, Kajro 1986
[5] Zemahsheri “El-Kesh-shaf…”, vëll. I, fq. 15-19, Kajro 1308 h.
[6] Dr. Abdullah Shehate “Ulumu-t-Tefsir”, fq. 185, Kajro 2001.
[7] Zemahsheriu - “El Kesh-shaf”, vëll. I, fq. 162.
[8] Dr. Muhammed Husejn Ed-Dhehebi “Et-Tefsiru vel mufessirune”, vëll I, fq. 404, Kajro, 1985.
[9] El-Kesh-shaf, vwll.VI, fq. 270, Rijad, 1998; Shih edhe “Ulumu-t-Tefsir”, fq. 186-187
[10] Ibni Munir “El Insafu fi ma tadminuhu El Kesh-shafu minel i’tizal” , vëll. I , fq. 773, Kajro (pa vit botimi).
[11] Dr. Muhammed Sejjid Xhibril, “Med’hal ila menahixhil mufessirine” , fq. 182, Kajro 1987.
[12] “El-Kesh-shaf”, vëll. III, fq. 274.
[13] “El insafu fi ma tadminuhu El Kesh-shafu minel i’tizal” , vëll. II , fq. 568.
[14] “Med’hal ila menahixhil mufessirine” fq. 188
[15] “Tabekatul mufessirine”, vëll. I , fq. 316
[16] “Ulumu-t-Tefsir”, fq. 187-188.
[17] “Zadu-r-Rragibine fi menahixhi-l-mufesirine” fq. 97.
[18] “Keshfu-dh-Dhunun” vëll. 2, fq. 186-187.
[19] “El-Bahrul Muhiit” vëll. VII, fq. 85.
[20] Ebu Hajjan “El-Bahrul Muhiit”, vëll. I, fq. 9.
[21] “Mukaddimetu Ibni Haldun”, fq. 491.

HUTBEJA E MATURES


Sedat ISLAMI

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Vëllezër muslimanë!
Po të mos ndalohej mallkimi i kohës(
[1]), do ta mallkoja muajin maj. Arsyeja e mllefit tim ndaj tij është se ka filluar të karakterizohet me dukuri afetare dhe të identifikohet si muaj që Allahut i bëhen mëkate të caktuara. Në fillim Shën Gjergji e tani edhe ekskursionet dhe mbrëmjet e maturave. Meqë iu kemi folur për Shën Gjergjin dhe rrezikun e tij, sot do t’iu flasim për një traditë, të vonshme në mesin tonë, e cila për çdo vit në muaj të njëjtë “freskon” plagët e shpirtit dhe hap burimin e gjakut, por jo të trupit; atë të moralit. Prape vie ky muaj dhe godina e nderit dhe moralit të vajzave dhe bijave tona shembet me themel. Për sa vajzën është fatale kjo natë e për sa prindin është mallkim ajo?! Sa babai detyrohet që, pas kësaj nate ku me gëzim e hare e zbukuron vajzën duke i blerë rroba të shtrenjta që reflektojnë bukuritë e trupit të saj, ta uli kokën i poshtëruar para njerëzve. “Ky është filani, babai i vajzës që u dhunua”, “Ky është prindi i vajzës që kalova natën e maturës me të”, “Ky është babai i vajzës që bëra këtë e atë me të”, e shumë e shumë sentenca (fjali) që vetëm protagonistët e atyre netëve kanë inspirimin për t’i shprehur ato .
Të dashuritë e mi për Allahun!
Këtë hutbe të sodit kam vendosur t’ia kushtoj kësaj dite kur vërtetë gëzimi, për diplomimin e fëmijës, dhe hidhërimi për disfatën e tij të parë dhe më të rëndësishme në ditët e jetës që mbesin, bëhen tok. Në fillim gëzim e më pas dëshpërim jetësor, dëshpërim që mbase edhe mund të ndalet me dhënien fund jetës nëpërmjet mënyrave afetare, çnjerëzore, pa burrërore, të pa guximshme, nëpërmjet vetëvrasjes në forma të ndryshme.
Të nderuar Xhematlinjë!
Kemi përmendur shumë herë se roli i babait dhe nënës në shtëpi është shumë i rëndësishëm, sidomos në periudhat kur jeta e fëmijës karakterizohet me etapa zhvillimi psikik e fizik, siç është, f.v.: mësimi i namazit kur të mbush shtatë vjet, regjistrimi i tij në shkolle si dhe ndarjen nga shtretërit me fëmijët femra, pastaj këshillat dhe rekomandimet me rastin e pubertetit apo periudhës adoleshente kur çdo gjë është emocionale dhe zakonisht ndodhë devijimi i fëmijëve, kështu që sot, na mbetet bashkërisht ta bëjmë një rezyme të gjërave që i kemi mësuar shumë herë por që epshi na bën t’i harrojmë.
Roli yt baba!
Sa shumë u gëzove kur të lajmëruan se ke një fëmijë. Vetja të dukej si një tjetër. Nga gëzimi nuk mund ta përshkruaje veten. Gati sa nuk fluturoje. Gëzim i madh. Gëzim, por pa edukate dhe kujdes për fëmijën, tani do të jetë mallkim. A nuk ka thënë Allahu:
“íóÇ ÃóíøõåóÇ ÇáøóÐöíäó ÂóãóäõæÇ ÞõæÇ ÃóäúÝõÓóßõãú æóÃóåúáöíßõãú äóÇÑðÇ æóÞõæÏõåóÇ ÇáäøóÇÓõ æóÇáúÍöÌóÇÑóÉõ ÚóáóíúåóÇ ãóáóÇÆößóÉñ ÛöáóÇÙñ ÔöÏóÇÏñ áóÇ íóÚúÕõæäó Çááøóåó ãóÇ ÃóãóÑóåõãú æóíóÝúÚóáõæäó ãóÇ íõÄúãóÑõæäó
6. O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (
[2]).
A mendoje se vetëm duhet dëfryer me fëmijët e nuk duhen edukuar. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam: "Ju të gjithë jeni barinj dhe secili prej jush do të jap përgjegjësi për kopenë e vet".
A e di se xhelozia jote në këtë aspekt është farz-urdhër i prerë fetar. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: "O Ummeti i Muhammedit! Askush nuk është më xheloz se sa Allahu kur sheh robin apo ummetin e Vet duke bërë prostitucion. O Ummeti i Muhammedit! Sikur të dinit atë që di unë do të qeshnit pak e do të qanit shumë".(
[3])
A ke harruar se ti, përderisa ke përgatitur vajzën tënde me një gjysmë fustan, me rroba gjysmëlakuriqe, me fustane të shkurtër, a e di se ti, or baba i mjerë, ke tërhequr pas vete një dënim të Allahut? A e di se ti je Dejjuth, që në Ditën e Llogarisë, nuk do të mëshirohesh prej Allahut? Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: "Në Ditën e Kiametit Allahu nuk do t'i shikoje tre palë njerëzish: Atë që nuk respekton prindërit; gruan që burrë-zohet dhe dejjuthin, atë, që pajton me dukuritë e këqija ne familje...". (
[4])
Vëllezër dhe motra maturantë!
Më lejoni t’iu quaj kështu ngase po iu ndiejë më të afërt, madje iu jam e më jeni të tillë. Kjo natë është shumë e rrezikshme për faktin se kryhet njëri prej mëkateve që Iblisi i mallkuar e do së tepërmi. Se cili është ai do te na mësoj ky hadith në vijim. Ebu Shejbe transmeton në Musannef nga Ebu Musa el-Esh’ariu se: “Kur të gdhijë djalli e dërgon ushtrinë e tij në mision. Pasi të kthehen i raportojnë: Mashtrova filanin derisa konsumoi alkool. Të lumtë- i përgjigjet. Unë u orvata ta mashtroja derisa edhe ra në amoralitet filani- thotë tjetri. Edhe ti paske bërë punë- i përgjigjet. Unë, i raporton i katërti, e bëra filanin ta mbyste një njeri. Pirolla të qoftë- e lëvdon”.
Ndoshta këto fjalë iu duken pak të renda dhe si dëshmitarë se vajzat e juaja, të nderuar prindër, apo edhe vet ju, të nderuar vëllezër pjesëmarrës të këtyre takimeve e tubimeve, nuk keni rënë në gjëra të tilla, megjithatë, unë iu them se nuk pata për qellim t’iu lëndoj. Kjo është vetëm një frikë e imja ngase helmit nuk i merret erë. Pjesëmarrja në këto takime që domosdo përcakton vallëzimin e përbashkët e jo rrallë edhe bisedat intime vetëm me një person të gjinisë së kundërt të monitoruara nga djalli. Kështu na ka mësuar Pejgamberi, alejhi’s selam ne hadithin e tij: “Le të mos vetmohet asnjë burrë me asnjë grua ngase i treti i tyre është djalli...". (
[5])”.
Madje edhe pa rënë fare në mëkat-amoralitet, prapë do të ishte e ndaluar në kuptimin e asaj se koha shkon pa përfituar prej saj asgjë, nuk përkujtohet Allahu nuk urdhërohet për të mirë e nuk ndalohet nga e keqja, gjëra që njeriun zakonisht e cilësojnë si të humbur e mallkuar. Pikërisht për këtë, Allahu mallkoi çifutët, siç thotë në Kur’an:
"áõÚöäó ÇáøóÐöíäó ßóÝóÑõæÇ ãöäú Èóäöí ÅöÓúÑóÇÆöíáó Úóáóì áöÓóÇäö ÏóÇæõæÏó æóÚöíÓóì ÇÈúäö ãóÑúíóãó Ðóáößó ÈöãóÇ ÚóÕóæúÇ æóßóÇäõæÇ íóÚúÊóÏõæäó ßóÇäõæÇ áÇ íóÊóäóÇåóæúäó Úóäú ãõäßóÑò ÝóÚóáõæåõ áóÈöÆúÓó ãóÇ ßóÇäõæÇ íóÝúÚóáõæäó
78. Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. 79. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar". (
[6])
Besimtarë të nderuar!
Duke synuar vetëm mirëqenien tuaj shpirtërore dhe duke patur frikë për vete e për ju zjarrin e Xhehennemit, ua thashë këto fjalë, andaj e lus Allahun në fund ashtu siç janë lutur robërit e sinqertë:
“ÑóÈøóäóÇ åóÈú áóäóÇ ãöäú ÃóÒúæóÇÌöäóÇ æóÐõÑøöíøóÇÊöäóÇ ÞõÑøóÉó ÃóÚúíõäò
...Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë...”. (
[7])
Salavatet e Allahut qofshin mbi Muhammedin, zotërinë e njerëzimit!
[1] Hadithi: “Mos e shani kohën...”. Transmeton Ahmedi.
[2] et-Tahrim, 6
[3] Buhariu
[4] Transmeton Imam Ahmedi dhe Nesaiu ndërsa Shejh Albani thotë se hadithi ka sened të mirë-xhejjid. Shih: Silsiletu's sahihah, 2/289
[5] Transmeton Ibni Maxhe ndërsa Shejh Albani e ka cilësuar autentik. Shih: Silsiletu's sahihah, 1/717
[6] el Maide, 78-79.
[7] el-Furkan, 74

IMAMI QË PËRHAPI DRITË...

Mexhid YVEJSI, (Gjakovë)
Ndrroi jetë në Amerikë - Imami që përhapi dritë… ”Të gjithë nga Zoti jemi, të gjithë tek Ai do të kthehemi.” Imam Vehbi Ismaili (1919- 2008) Një figurë e ndritur fetare Një figurë e shquar kombëtare Një shembull për botën shqiptare ”Nuk e di, a kam bërë sa duhet për shqiptarët?” Kush i ka thënë këto fjalë? I ka thënë këto fjalë – Ai që shqiptarëve jetën iu ka ringjallë. Kush i ka thënë me kaq thjeshtësi – Ai që shqiptarëve jetën iu ka përtëri… I ka thënë: Imam Vehbi Ismaili, i cili ndrroi jetë, kaloi në jetën e vërtetë, me17 Maj 2008, në Detroit, SHBA, në moshën 89 vjeçare. Kush ishte Imam Vehbi Ismaili? Imam Vehbi Ismaili ishte një figurë e ndritur fetare, një figurë e shquar kombëtare, një shembull për botën shqiptare… Lindi në Shkodër me 25 Nëntor 1919, nga prindër shkodranë, prej një familje me tradita fetare-atdhetare. Mësimet fillestare i filloi në Shkodër, kurse i përfundoi në Krujë, ku i ati, Imam Ismail Hakiu, filloj të shërbente si Myfti i Krujës. Në vitin 1933 u regjistrue në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë, ku diplomoi në vitin 1937. Vazhdoi studimet në Universitetin zëmadh “Al-Az-har” në Kairo, Egjypt, në të cilin diplomoi në teologji në vitin 1943. Prej Shoqërisë Muslimane Shqiptare-Amerikane, me qendër në Detroit, Michigan, SHBA, u ftue në Amerikë për të shërbye si imam… Imam Vehbi Ismaili erdhi në New York me 22 Prill 1949, ku u pritë me gëzim dhe shumë dashamirësi prej shqiptarëve të Amerikës: z. Ahmet Ramo, z.Hysen Kole nga Detroit-i, z. Nuri Mborja, z.Vejsel Çami nga New Yorku etj… U martue me 27 Maj 1950 me zonjushën 18 vjeqare, Naxhije Braush, e lindur në Philadelphia me 26 Maj 1932, nga prindër shqiptar, z. Azmi K.Braush, me prejardhje nga fshati Dobronik i Beratit… Imam Vehbiu Ismaili menjëherë filloj me shërbye me devotshmëri, me dituri, me urtësi, kështu që, për pak kohë,arriti t’i afroj shqiptarët e shkretë, që ishin larguar nga Atdheu për shkaqe politike, ekonomike, arriti me përkushtim t’i bashkoj, t’i udhëzoj, t’i frymëzoj bashkatdhetarët e mërguar që ishin të hutuar dhe filloj t’i ushqej me ndjenja fetare- kombëtare… Si fryt i kësaj veprimtarie, Imam Vehbi Ismaili me 6 Qershor 1951, në Amerikë, e themeloj Faltorën, Xhaminë e parë për muslimanët shqiptarë… Meqë shqiptarët u bashkuan, besimtarët u shtuan, u detyruan të ndërtojnë një Xhami të Re, më të madhe e cila u shndërrua në Qendër Islame Shqiptare-Amerikane, e cila u përurue, me 23 Shkurt 1963, ku i madh dhe i vogël u gëzue… Qendra Islame Shqiptare-Amerikane, në Harper Woods, Detroit, në shtetin Michigan, SHBA, nën udhëheqjen e Imam Vehbi Ismailit, u rritë, u zhvillue, dritë rrezatonte, shqiptarët i bashkonte, fëmijtë i edukonte, me ndjenja fetare dhe atdhetare i frymëzonte… Besimtarët aty gjenin prehje, qetësi, më mirë se në shtëpi, madje disa thoshnin me gëzim, me mallëngjim:” Kjo është Shqipëria e vogël në mërgim… “ Imam Vehbi Ismaili në Kosovë (1974) Me gjithë këtë veprimtari, në vazhdimësi, edhe Imam Vehbiu ishte njeri, si njeriu që pikëllohet, dëshprohet, përmallohet… Shtypi shqiptarë në Amerikë, në veçanti, gazeta “Dielli”, sidomos në vitet e para, e fyente, e akuzonte, e mallkonte Imam Vehbiun, sikur që bënte edhe propaganda komuniste në Shqipëri… Një ditë e gjeta shumë të dëshpruar, tepër të përmalluar dhe e pyeta, pa u vonuar: Imam Vehbi, nuk po të them qysh je, por çka t’mirën ke? Ah! Mexhid i dashtun, malli për Shkodër, për Shqipni, m’ka djegë, m’ka shkrumue… shumë jam përmallue… Dje, më njoftuen dhe shumë jam dëshprue se kërkesa për Shqipni m’u ka refuzue… Ndoshta është ma hair që komunistët të ndalojnë, sepse kështu edhe më shumë atdhetarët të nderojnë…”e ngushllova” dhe e përqafova dhe vazhdova duke i thënë: Imam Vehbi, meqë ke nënshtetësi amerikane, provoni me shkue në Kosovë, sado kudo, përmallimi për Shqipni, për Shkodër, do të zvoglohet, sepse edhe Kosova, nën robni, nën Sërbi, me një grimë autonomi, është Shqipni… Ashtu është, por s’kam të njohur atje… më tha. Shko në Gjakovë, i thashë, në shtëpi te baba im, Hafiz Selim Yvejsi, në qendër të Gjakovës dhe prej atyhit të çelen dyertë e krejt Kosovës…Më përqafoi dhe pas disa dite shkoi… Në Gjakovë qëndroi disa ditë, të cilat i kujtonte shpesh dhe ishte kënaqur shumë me ylematë e Gjakovës, si Myderriz Fahri Efendi Iljazi, Myderiz Tahir Efendi Thaçi, Haxhi Jahja Bakalli, Mulla Sadik Brovina, Hafiz Selim Yvejsi, i cili e kishte shoqërue tërë kohën në Gjakovë dhe nëpër Kosovë… Shpesh thoshte: “Gjakova, Kosova, m’ka freskue, m’ka përtri, t’punojmë… n’dashtë Zoti e t’bashkohet me Shqipni… Imam Vehbi Ismaili ka qenë dhe do të mbetet shembull i fetarit, atdhetarit dhe dijetarit të përkushtuar, në veçanti në fjalën e shkruar… Qysh si nxënës, kur ishte në Medresenë e Tiranës, 1933-1937, shkruante, përkthente dhe botonte punime në revistën “Zani i Naltë” dhe në të përjavshmen “Vatra e Rinisë” që botoheshin në Tiranë… Shkruante, botonte edhe në Kairo, Egjypt, gjatë studimeve, madje aty botoi edhe dy libra: ”Djepi i artë”, novela të zgjedhura nga letërsia shqiptare, që e botoi, me 1948, Shtëpia Botuese “Bejan Al-Arabi” dhe librin: “Ngjyra tërheqëse”, një përmbledhje tregimesh nga letërsia shqiptare. Në Amerikë, sa kishte ardhur, filloj me botue në Detroit revistën: “Jeta Muslimane Shqiptare” (The Albanian Moslem Life”), shqip dhe anglisht, Organ’ i Shoqërisë Muslimane Shqiptare”, numri i parë doli në dritë në muajin tetor, 1949 dhe kishte 72 faqe… Më vonë nxorri revistën “Thirrja Islame”… Fjala e shkruar Imam Vehbi Ismailin e ka përjetësuar… E ka përjetësuar jo vetëm n’Amerikë, jo vetëm në publicistikë, por kudo që ka shqiptarë, kudo që ka besimtarë… Imam Vehbi Ismaili, në Amerikë, që nga viti 1960 dhe deri sa ndrroi jetë, ka shkrue, ka përkthye, ka botue, mbi 50 libra, fetare- letrare… Veprimtaria e tij shpirtërore, në veçanti, në shërbimet mortore, ka hyrë në histori… Imam Vehbi Ismaili, për herë të parë në Amerikë, i bëri shërbimet mortore në gjuhën shqipe për Mid’had Frashërin, në tetor, 1949… Sot, me 20 maj 2008, mbas 59 vjetëve, në Amerikë, bëhën shërbimet e fundit mortore për Imam Vehbi Ismailin, një shembull për fetarët, një shembull për mërgimtarët, një shembull për të gjithë shqiptarët… “Të gjithë nga Zoti jemi, të gjithë tek Ai do të kthehemi.”

VËLLEZËRIT MUSLIMANË


Vëllezërit muslimanë është organizatë islame e themeluar në vitin 1929 në Egjipt dhe llogaritet si njëra prej organizatave më të mëdha dhe më me ndikim në fillim të shekullit XX. Bazat e Vëllezërve Muslimanë janë të orientuara drejt zgjerimit të idesë islame midis organizatave militante dhe radikale në botën muslimane. Themelues të këtij mendimi dhe ideje janë pionerë të vërtet të revilatizmit islam, njerëz të cilët ideologjinë dhe medotat e saj i kanë mësuar dhe shpërndarë nga Sudani e deri në Indonezi.

THEMELUES


Themeluesi i saj është mësuesi Hasan Abdurrahman el-Benna (1906-1949). El-Benna është i lindur në Mahmudije, krahinë e Buhajres me 25 Shaban të vitit 1324 ose 14 nëntor të vitit 1906. Bënte pjesë në një familje të thjeshtë mesatare. Babai i tij është marrë me shkencën e hadithit kështu përmes tij ka ngelur vepra e njohur me titull: “El-Fethu-r-rabbani fi tertibi musned Imam Ahmed bin Hanbel esh-Shejbani". I jep mësime kualitative islame Hasan el Bennas qysh në fëmijëri.
El-Benna dituritë e para i ka marrë në mekteb për mësimin e Kur`anit përmendsh në vendin e lindjes Mahmudije. Herët është regjistruar në shkollë dhe ka përfunduar atë me sukses. Në atë periudhë regjistrohet në Shkollën e Parë të Mësuesisë në Demenhor. Në fakultet të Daru-l ulim në Kajro regjistrohet në vitin 1923 ndërsa e kryen në vitin 1927. Pas përfundimit të studimeve punon si mësues në shumë shkolla lokale në Ismailije.
Vritet nga ana e qeverisë egjiptase në Kajro me 12 shkurt të vitit 1949, para qendrës së Organizatës “Muslimanët e Rinj”. Ky akt ndjekësit e tij i ka nxitur që rrugën e tij ta përshkruajnë si rënie shehid në rrugën e Zotit.

Etapat Historike të Organizatës

Qysh prej ekzistimit të saj organizata ka kaluar nëpër disa faza ose etapa të cilat kanë qenë të ngërthyera me rrymime të ndryshme të brendshme dhe të jashtme. Nga shumë etapa ose faza mund t`i veçojmë pesë më kryesoret edhe ate:

Etapa e parë

Kjo është prej themelimit dhe zgjerimit të parë të saj (1928.) e deri në atentatin e Hasan el Bennas (shkurt, 1949.).

Etapa e dytë

Pas atentatit ndaj Hasan el Bennas nuk është zgjedhur udhëheqës deri në vitin 1951 ku në atë vend vie Hasan El Hudejbij. Ky post dhe kjo epokë ka zgjatur deri në përleshjet historike midis Ihvanëve dhe regjimit të Naserit i cili ka përfunduar në vitin 1954.

Etapa e tretë
Ka zgjatur prej fillimit të luftës me regjimin naserian të cilën Vëllezërit Muslimanë e kurorëzuan me atentatin ndaj kryetarit të Aleksandrisë (1954.) dhe deri me vdekjen e Xhemal Abdunaserit (1970).

Etapa e katërt

Me kryetarin e ri egjiptian Evner Sadat filloi edhe etapa e re e përleshjeve me Vëllezerit Muslimanë në periudhën prej 1971 deri më 1975 ku prej burgut çlirohen të gjithë anëtarët e organizatës.

Etapa e pestë

Kjo etapë ka nxitur përleshje të reja dhe ngecje e rrymime të ndryshme. Edhe pse Hasan El Hudejbij ka ngelur në funksionin e tij si udhëheqës deri në vdekje në vitin 1973, nuk ishte në gjendje që t`i sjelle ihvanët të shfrytëzojnë marrëveshje me regjimin deri me ardhjen e profesor Omer El Telmisani në vendin e tij. Për këtë arsye shumë njohës të mirë të përplasjeve brenda organizatës ardhjen në organizat të professor Omerit e llogarisin si etapë të re.

Personalitetet më të njohura

Ibrahim M. Abu Rabi flet për figurat më markante të cilët kanë luajtur rol të madh në formimin dhe zgjerimin e idesë së Vëllezërve Muslimanë ku i dallon katër prej tyre: “Katër veta janë ata të cilët kanë vënduar themelet e mendimit të Vëllezërve Muslimanë dhe zgjerimin e tyre në të gjitha pjesët arabe dhe në botën muslimane. Ato janë Hasan el Benna, themelues i Vëllezërve Muslimanë, Abdulkadir Evdah, avokat me profesion dhe njëri prej ndjekësve të parë të Hasan el Bennas, Sejid Kutub, i cili u bë antar i organizatës Vëllezërit Muslimanë në vitet e 50, dhe Muhammed Gazali, autori mjaft produktiv dhe mësues për të cilin shumë mendojnë se ai e mban gjallë idenë e Vëllezërve Muslimanë pas vdekjes së tre të parëve. Prej të tjerëve brenda organizatës kemi edhe shumë mendimtarë tjerë si ku Abu Rabi i përmend: Jusuf Kardavin nga Egjipti, Mustafa es Sibai nga Siria, Seid Hava nga Siria, Hasan Turabi nga Sudani dhe Reshid Ganushija nga Tunisi.
Të gjithë këto janë në vende ku kanë vepruar dhe kanë bartur idenë e Vëllezërve Muslimanë dhe vizionin e tyre për ringjalljen e muslimanëve.

Përktheu nga boshnjakishtja: Hamdi NUHIJU

Burimi: http://bs.wikipedia.org/wiki/Muslimanska_bra%C4%87a

Zoti nuk është i madh, por është më i madhi…

nga Mexhid YVEJSI
Reagim rreth shkrimit: “Religjioni helmon gjithçka”, të autorit britaniko-amerikan, Christopher Hitchins, me banim në Washington, autor i librit: “God is Not Great” (Zoti nuk është i madh).
(Reagim rreth shkrimit: “Religjioni helmon gjithçka”, të autorit britaniko-amerikan, Christopher Hitchins, me banim në Washington, autor i librit: “God is Not Great” (Zoti nuk është i madh), pjesë e të cilit është shkrimi i lartpërmendur, botuar në “Koha Ditore-Koha për kulturë” e shtunë, 10 maj 2008, faqe: 46.)”Nëse nuk është e drejtë mos e bën, nëse nuk është e vërtetë mos e thuaj.- M. Aureli Këtë e bëri, këtë e tha, autori ateist, britaniko-amerikan, Christopher Hitchins…Nuk më shqetësoj vështrimi i ateistit për Zotin dhe religjionin, por vlerësimi i gabuar që i bëhej Zotit dhe religjionit…Ç’është religjioni?Religjioni ose feja, sipas enciklopedistëve anglo-amerikanë, është faktor kryesor përcaktues për jetë a vdekje, qoftë si individ apo si shoqëri dhe në gjirin e saj ajo përfshinë gjërat më themelore: rregullin dhe domethënien e jetës.Autori britaniko-amerikan, Christopher Hitchins, në shkrimin e tij hokatar, hajgare, dëshmon papjekurin e tij fetare…Papjekuria fetare, siç thoshte Kant-i (1724-1805) është jo vetëm më e dëmshmja, por edhe më e pandershmja nga të gjitha.Të dëmshëm dhe të pandershëm janë edhe ata që dinë pak për fe e pak për shkencë e grinden.Millikan-i (1868-1953), fitues i çmimit nobel për fizikë, për këtë, thoshte: ”Kur të grinden njerëzit që dinë pak për fenë dhe ata që dinë pak për shkencën, ndokush mund të mendoj se aty ka vend mosmarrëveshja ndërmjet fesë dhe shkencës, ndërsa aty kanë vend, në të vërtetë, dy lloje injorancash”Me dy lloje injorancash nuk zbulohet e vërteta.E vërteta, sipas Bekonit (1561-1626), themelues i shkencës moderne, gjendet në filozofi, por njohja më e thellë e filozofisë, thoshte Bekoni, na kthen sërish te religjioni.“Religjioni helmon gjithçka” shkruan autori britaniko-amerikan, Christopher Hitchins, në librin: “God is Not Great”, (Zoti nuk është i madh), këto janë mite dhe paragjykime, pra nuk janë të vërteta.E vërteta, siç shkruan në Enciklopedinë Amerikane, është shpesh e papëlqyeshme, pasi ajo nuk i mbështet paragjykimet e mitet…Për të kuptuar Zotin, nuk duhet të nisemi nga njeriu, po nga Zoti dhe nga Zbulesa e Tij, Fjala e Tij, atëherë kemi rregull, siguri…Dramaturgu më i njohur amerikan, Eugene O’Neill, shpesh e kishte zakon, shprehi, të thoshte:“Shumica e dramaturgëve, shkrimtarëve modernë shqetësohen për marrëdhëniet ndërnjerëzore, por kjo mua nuk më intereson aspak. Unë jam i interesuar vetëm për marrëdhëniet ndërmjet njeriut e Zotit.”Një nga filozofët më të njohur anglez, George Berkly (1684-1753) këshillonte: ”Ajo që meriton vendin e parë në studimet tona është mendimi për Zotin…”Mendimi për Zotin, mendimi për religjionin, i shkrimtarit britaniko-amerikan, Christopher Hitchens, se: “Zoti nuk është i madh” dhe “Religjioni helmon gjithçka” ajo që ju vlerësoni, në të vërtetë është ajo që ju mungon, jo ajo që keni… Ajo që keni është e dukshme…Viktimizoje të dukshmen, këshillonte Ajnshtajni, për ta kuptuar të padukshmen…Atyre, që e pyesnin për fshehtësinë e sukseseve të tija, Louis Pasteri, iu përgjigjej: ”Unë kam qenë një nxënës i vogël, të cilin Zoti e ka udhëhequr me dorë që të zbulojë ndonjë fshehtësi që Ai e ka fshehur në natyrë.”Në natyrë ka shumë fshehtësi, ka shumë mrekulli…Më duket e pamundur, thoshte Pascal-i, t’i njohë pjesët pa e njohur tërësinë, po aq sa edhe ta njoh tërësinë pa njohur veç e veç pjesët…Pjesët duken kudo, për hulumtuesit ato janë gjurmët e Krijuesit…Për Krijuesin nuk mjafton të flasësh, përveç nëse thua të vërtetën.Të vërtetën e tha Demokriti, që nderohej si më i madhi i filozofëve të lashtë, i cili tha: “Unë nuk di asgjë me siguri..”Parmenidi, që konsiderohet si Ati i metafizikës europiane, besonte se: ”Njohuria e vërtetë është e paarritshme…”Sokrati, më i nderuari prej të gjithëve tha: ”Gjithçka që dinte, ishte se asgjë nuk dinte”Mbi tempullin e Delfit qëndronte një mbishkrim i njohur: Njih vetveten! Kush njeh vetveten, thoshte, Muhammedi (a.s.) ai e njeh Zotin. Zoti është e Vërteta.Do ta njihni të Vërtetën, thoshte Krishti, (hazreti Isai a.s.) dhe e Vërteta do t’ju bëj të lirë.E Vërteta është Një, por njerëzit e quajnë me emra të ndryshëm.Të ndryshëm jemi edhe ne, por nëse nuk e thua dot të vërtetën, kjo nuk do të thotë që për këtë arsye të pa arsyeshme të thuash gënjeshtra si: Zoti nuk është i madh, feja helmoN gjithçka…!Jeta ku nuk njihet e Vërteta dhe e Drejta nuk mund t’i sjellë njeriut lumturi…Lumturi nuk është kur thuani se Zoti nuk është i madh, por kur thuani se Zoti është më i madhi.Lumturi është kur beson, kur e përjeton se feja nuk helmon, por na shpëton….Shpëton gjithçka njerëzore, sepse Feja është lulja më e bukur Hyjnore… (Autori është studiues i religjioneve)

Kush është fajtor për disfatën e ummetit ?!


Prim.dr.med.sc.Ali F. Iljazi

Përderisa i brengosur përcillja lajmet nga bota islame dhe mendoja për fatkeqësitë që na kanë kapluar, më drejtohet një zë nga nefsi im:
"O ti! Ti je ai që frenon fitoren e këtij ummeti, në realitet ti je shkaktari kryesor i të gjitha belave (fatkeqësive) që ndodhemi!"
I thash: "O nefs, si kështu? Unë jam një rob i dobët. Nuk posedoj as pushtet e as fuqi. Nëse do t'i urdhëroja diçka myslimanët, ata nuk do të dëgjonin. Nëse do t'i këshilloja, ata nuk do ta pranonin këshillën."
Nefsi me nxitim më ndërpreu: "Mëkatet tua dhe mosdëgjimi! Mosbindja jote ndaj Allahut në të cilën vazhdon ditë e natë! Ngecja jote në kryerjen e urdhrave të Allahut! Indiferenca jote ndaj ndalesave të Tija!"
-Çfarë kam bërë unë që më akuzon për ngecjen e fitores të këtij ummeti, i thash.
-O robi i Allahut, betohem në Allahun se nëse do filloja të numëroja çfarë ke bërë deri më tani, do të më nevojitet kohë e gjatë., a e falë namazin e sabahut me xhemat? Më thotë nefsi.
-Po, ndonjëherë. Shpesh ndodhë që e le., i përgjigjem.
Nefsi më ndërpreu duke më thënë: Ja, kjo është joharmoni. Si do të luftosh kundër armikut e së pari je i pasuksesshëm në luftë kundër nefsit tënd?Kur je i pasuksesshëm në një gjë, që nga ti nuk kërkohet as gjak e as pasuri, në një gjë që zgjatë disa minuta: dy rekat të namazit të sabahut që i falë vetëm për Allahun e Plotfuqishëm që ta ka bërë obligim. Si kërkon suksesin në luftën kundër armikut e ende hamendesh me faljen e namazit me xhemat, i len anash sunnetet e verifikuara, nuk lexon për çdo ditë një pjesë nga Kurani, anashkalon dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes, përgojon, nuk u bënë mirësi prindërve, nuk mban lidhjet familjare, i ke shmangur obligimet tuaja familjare, kënaqesh me shikime të ndaluara nëpër revista dhe ekrane televizive, punon vepra të turpshme, kënaqesh dhe argëtohesh me muzikë, ndërsa je indiferent ndaj thirrjes në të mirë dhe ndalim nga e keqja, je indiferent ndaj ftesës në fenë e Allahut, preokupohesh me gjëra të kota!!!
Dhe vazhdoi më tej duke më thënë: Si kërkon të aplikohet ligji i Allahut në vendin (atdheun) tënd, e ti vet nuk e aplikon në vete dhe familjen tënde? Nuk frikësohesh nga Allahu për familjen tënde, nuk i thërret në Udhëzim, nuk i largon nga të ndaluarat, nuk mundohesh t'i ushqesh me pasuri hallall?! Shet atë që është e përbuzur, gënjen dhe mashtron? Ke tradhtuar besën e dhënë ndaj Allahut, andaj meriton kërcënim...
-Këtu e ndërpreva duke i thënë: Po çfarë ka kjo me pengimin e fitores? A thua fitoren e këtij ummeti e frenon individi në mesin e miliarda të tjerëve?
Nefsi mu përgjigj duke më thënë: -Ah,ah, kjo botë u bë çerdhe e qindra milionëve sikur ti, përveç atyre të cilët i mëshiroi Allahu i Madhërishëm... Të gjithë ecin rrugës nëpër të cilën ti ecë. Nuk janë veshur me petkun e devotshmërisë dhe nuk ndalohen nga mosbindja dhe mëkatet. Të gjithë kërkojnë fitore me pretekst që në ummet ka më mirë se ata. Mirëpo, realiteti i dhembshëm është se që të gjithë janë të njëjtë, përveç atyre që i ka mëshiruar Zoti Hirmadh. Dhe vazhdoi.
O rob i Allahut, a nuk e di që sahabët kur nuk realizohej fitorja e pritur, me këtë kuptonin që në mesin e tyre kishte të tillë që kanë bërë ndonjë mëkat...?
E çfarë të themi për gjendjen e vërtet të ummetit, ku bëhen mëkate të vogla e të mëdha. A nuk po e sheh se çfarë po ndodhë në ummet prej lindjes në perëndim???
Duke i dëgjuar këto, pika loti filluan të rrjedhin nëpër fytyrën time. Në asnjë moment nuk mendoja se unë jam ky person. Nuk e mendoja që unë - njeriu i cili e dua Allahun e Madhërishëm dhe të Dërguarin e Tij, Islamin dhe pasuesit e tij- mund të jem një prej shkaktarëve të disfatës së myslimanëve dhe pjesëmarrës në derdhjen e lumenjve të gjakut të myslimanëve në tërë botën... Për shumë çka, lehtë i kam akuzuar të tjerët...Por, më parë nuk kam menduar për të metat dhe mëkatet e mija... Nuk kam menduar për fjalët e Allahut:
"Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk na largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre."(1) prandaj nefsit tim i thash, se e falënderoj Allahun, i Cili më dhuroi shpirtin që kritikon vetën, me të cilin Allahu betohet në Kuran deri në ditën e Gjykimit. Pra çfarë më këshillon?
Nefsi më tha: - Fillo nga vetja dhe nisu nga farzet. Kryej pesë kohët e namazit në kohë të caktuar dhe me xhemat. Jepe zekatin. Ruaju nga mosdëgjimi ndaj prindërve. Afrohu Allahut të Madhërishëm me kryerjen e suneteve. Mos e lësho rastin t'i afrohesh Allahut të Madhërishëm me bërjen e veprave të mira, qofshin ato edhe të vogla. Përkujto, se buzëqeshja ndaj vëllait është lëmoshë.
Bëhu i sinqertë në punët tuaja, kompletoi në tërësi. Mos akuzo dhe mos kritiko të tjerët duke dashur kështu të shmangësh nga përgjegjësia. Përmirëso vetën dhe do të përmirësohet gjendja e të tjerëve. Bëhu shembull i mirë për të tjerët kudo që të jesh! Përgjigju në thirrjen e fesë së Allahut dhe përpiqu në përhapjen e asaj që do të ju sjellë mirësi myslimanëve. Lutu Allahut të të bëjë të sinqertë. Lutu Atij që të dhuroi sukses ty, atyre që janë me ty dhe të gjithëve që janë nisur në të njëjtën rrugë. Nëse kështu vepron, do të jesh prej atyre për të cilët Allahu i Madhërishëm thotë: "O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja."(2)Dije që secili mëkat që bënë dhe secili obligim i anashkaluar ndaj Allahut do të jetë argument kundër teje dhe akuzim për gjakderdhjen e myslimanëve të pafajshëm!
Ngrita kokën duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të më falë për atë që ka ndodhë me fajin tim dhe i fshiva lotët nga fytyra...
Thash: O Zoti im... vërtetë, ky është pendim... te Ti kthehem. Hapa fletën e re të jetës sime duke filluar me dy rekat namaz në thellësinë e natës... I lutem Allahut të Madhërishëm që të më mbuloj me begatitë e Tija. Përkujtova duke medituar thellë vërsetin e Kuranit fisnnik: "Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira Allahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri..."(3) si dhe nuk harrova lutjen edhe për vëllezërit e mi: "Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona fare urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë. Ti je i butë, mëshirues."(4)

., 1.Er Rra'd, 11

2.Muhammed, 7

3.En Nurë,55

4.El Hashr, 10

Imam Fahrudin Rraziu

Shkruan: Sabri Bajgora

Imam Fahrudin Rraziu
dhe tefsiri i tij “Mefatiihul Gajb”
(544 h. - 606 h.)

Të frymëzuar nga Kurani si thesar i pashtershëm i fjalës hyjnore, dijetarët islamë shkruan libra të tërë të tefsirit, në të cilët zunë vend fjalët, mendimet dhe komentimet e tyre, që sot e kësaj dite nuk kanë humbur aspak nga vlera dhe shkëlqimi i tyre.
Padyshim vendin më të spikatur në shkencën e tefsirit dhe sidomos në tefsirin racional e zë Muhammed bin Umer bin Husejn bin Ali et Tejmijj, El Bekrijj, et Taberistani, er Rrazi, i njohur më shumë si Fahrudin er Rraziu ose Ibnul Hatib esh Shafiij, - Imam i mutekel-liminëve, krenaria e Islamit dhe e muslimanëve dhe kurora e dijetarëve të kohës.
Fahrudin Rraziu u lind në qytetin Rrejj në vitin 544 h. dhe vdiç më 606 h. në Hera. Ishte i njohur, i nderuar dhe i respektuar në ndenjet e dijes (vendtubimet e dijetarëve) nga të gjithë. Meqë ishte një det i vërtet i dijes në shkencën e tefsirit, të akaidit (ilmul kelamit), logjikës, filozofisë, astronomisë, mjekësisë shkencave filologjike, fikhut dhe usuli fikhut etj., shumë prej dijetarëve të kohës nga të gjitha anët e botës islame, ia mësynin vendtubimeve ku ai ligjëronte.
Shkroi në lëmenj të ndryshëm. Ibni Halekani thotë: “Librat (veprat) e tij ishin shumë tërheqëse dhe të dobishme”. Duke qenë të tilla, u shpërndanë dhe lexoheshin nëpër tërë botën islame. Shkroi mbi 67 vepra në lëmenj të ndryshëm fetarë-shkencorë.
Në shkencën e Ilmul Kelamit-apologjetikës:
- “El Bejanu vel burhanu fi-rreddi ala ehli zejgi vet tug-jan”
- “Tehdhibu-d-delail ve ujunil mesail”
- “Irshadu-n-nedhair ila letaif el esrar”
- “Risaletun fi nubuvvat”
Në shkencën e Tefsirit:
- Tefsirul Kebir- “Mefatiihul Gajbi”
- “Tefsiru suretil Fatiha”
- Tefsiru es Sagir - “Esraru-t-tenzil ve envaru-t-te’vil”
- “Tefsiru Esmail Husna”
Në shkencën e Usuli Fikhut:
- “El Mahsul”
- “Tenbihul Ishareti”
- “El Mealim”
Në shkencat logjike, filozofi dhe metafizikë:
- “Sherhul isharat li Ibni Sina”
- “Mebahithul vuxhudi vel ademi”
- “Mebahithul xhedeli”
Në mjekësi:
- “Mesail et-tibb”, etj.
Imam Fahru Raziu ka shkruar edhe në gjuhën persiane si: “Err-Rrisaletul kemalijeh”, “Tehxhin ta’xhizil felasifeti” etj., por padyshim ajo që ngriti emrin e tij në kulmet e famës dhe renomesë në botën islame, është kryevepra e tij në shkencën e tefsirit “Mefatihul Gajbi” ose “Tefsirul kebir”.
[1]
Dijetarët, pa dallim janë të mendimit se Fahru Rraziu ishte dijetari që e dërgoi Allahu që të ripërtërinte mësimet islame në shekullin VI hixhri.
Edhe dijetarët e proviniencës islame shqiptare, si Hafiz Ibrahim Dalliu në “Ajka e kuptimevet të Kur’ani Qerimit” dhe të tjerët, nga tefsiri i Rraziut u pajisën dhe u frymëzuan me njohuri të reja për Islamin dhe për kuptimet shumëdimensionale të Kur’anit fisnik. Dalliu në “Ajka e kuptimevet të Kur’ani Qerimit”, komentet e tij kryesisht i bazon në Rraziun.

Vlera dhe karakteristikat e tefsirit të Rraziut
Tefsiri i Fahru Rraziut është një ndër tefsirët më madhështorë të shkruara ndonjëherë në këtë shkencë. Vlera e tefsirit të tij është e madhe, aq më tepër kur dihet se ky tefsir është prej tefsireve racionalë, i cili, përpos ajeteve dhe argumenteve kuranore, përmban edhe argumente logjike-racionale.
Ky tefsir konsiderohet, me plot të drejtë, tefsiri më komplet, më i vlefshmi dhe më origjinali sipas metodës së komentimit racional, që i plotëson të gjitha kushtet e parapara nga dijetarët për lejimin e komentit të librit të Allahut sipas kësaj metode.
Tefsirin e Rraziut e karakterizojnë dhe e dallojnë shumë gjëra nga tefsiret e tjera, si:
- Është plotësisht i pastër nga israiliatet përjashtimisht në disa raste tejet të rralla, kur i cek disa rrëfime israilite vetëm sa për t’i demaskuar si jo të vërteta, siç është fjala për trillimin e disa tregimeve apokrife rreth Harutit dhe Marutit tek çështja e sihrit në Babiloni.
- Me ngulm i refuzoi dhe i hodhi poshtë disa transmetime të trilluara, të cilat cenojnë drejtpërdrejt “të mbrojturit e pejgamberëve- ismetul enbijaë”.
- Është karakteristik pse sjell shumë argumente rreth një çështjeje të caktuar dhe për demaskimin e dyshimeve rreth saj. Rraziu, pas cekjes së një a disa ajeteve gjatë komentimit, prek shumë çështje-mes’ele, pastaj në një çështje të caktuar zgjerohet duke e shtjelluar në mënyrë të shkëlqyer shkencore si nga aspekti gjuhësor, i apologjetikës, filozofik, i kiraeteve, i shkakkut të zbritjes, Usuli fikh, poezi etj.
- Është shumë i pasur në transmetime të “shkaqeve të zbritjes - esbabu en nuzul” rreth një ajeti, të cilat në të shumtën e rasteve i mbështet te ndonjë sahabij ose tabiij i njohur.
- Ajo që karakterizon këtë tefsir është edhe ngjyra filozofike, ku Rraziu shfaqi tërë afinitetin e tij prej dijetari i cili iu kundërvu fuqishëm rrymave të ndryshme filozofike, pastaj mu’tezilëve, rafidinjve etj., duke mbrojtur denjësisht parimet e Ehli Synnetit.
- Karakterizohet për “munasebatet”- lidhmëritë mahnitëse ndërmjet ajeteve dhe sureve, me të cilat i ka tejkaluar dukshëm të gjithë dijetarët para tij, etj.
- Fahru Rraziu gjatë komentimit të disa ajeteve në lëmin e Fikhut dhe Usuli Fikhut anon më tepër nga drejtimi juridik i shkollës shafite, sepse edhe vetë i përkiste këtij drejtimi.
-Fahru Rraziu në këtë tefsir ka cekur edhe mendimet e mufesirëve më të mëdhenj, si: Ibni Abbasit, Muxhahidit, Katades, Suddiut, Seid bin Xhubejrit, Taberiut, Mukatilit, Bakilaniut, Vahidiut, Ibn Kutejbes, Tha’lebiut dhe Zimahsheriut, madje nga ky i fundit zgjodhi mendimet e tij mu’tezilase, të cilave pastaj iu kundërvu me kundërargumente të forta dhe bindëse.
- Ka transmetuar nga aspekti gjuhësor edhe nga filologët më të famshëm, si: Esmeiu, Ebi Ubejde, Zuxhaxhi, Ferrai etj.
[2]
- Një e metë e tij që gjithësesi vërehet gjatë shfletimit të këtij tefsiri është se për të argumentuar Rraziu shumë pak u mbështet në hadithet e Pejgamberit a.s.. Këtë ndoshta e bëri nga frika se mos po transmetonte ndonjë hadith të dobët ose apokrif dhe kështu do të sillte lexuesin dhe masën e gjerë në ndonjë lajthitje të padëshirueshme akaidologjike, prandaj shumë prej kritikëve në një masë edhe e e kanë arsyetuar një qëndrim të tij lidhur me këtë çështje.

Mendimet e dijetarëve rreth asaj se a e përfundoi
Fahru Rraziu tefsirin e tij
Në mesin e dijetarëve që u morën me biografinë, jetën dhe veprat e mufesirëve, ekzistojnë mospajtime të dukshme rreth faktit se a e ka përfunduar Rraziu komentimin e tefsirit të tij apo jo.
Ed-Davudi në veprën e tij “Tabekatul mufessirine” thotë: “Prej veprave të tij është edhe “Tefsirul Kebir”, i cili nuk është i përfunduar i tëri nga Rraziu….”
[3]
Ibn Kadi Shehbeh dhe Ibni Halekani janë të mendimit se Rraziu nuk e ka përfunduar tërë tefsirin e tij.[4]
Ibni Haxher el Askelani thotë: “Ai që e përfundoi dhe plotësoi tefsirin e Rraziut,[5] është Nexhmudin el Kamuli, kurse autori i “Keshfu-dh-Dhununit” pohon se këtë tefsir e përfundoi Shihabudin el Hubi.[6]
Edhe mufesiri bashkëkohor, Muhammed Husejn edh-Dhehebi, mbështetet mendimet e këtyre dijetarëve me një konstatim personal, për të cilin megjithatë thotë se është i bazuar në supozime, e supozimi mund të jetë i saktë ose edhe i gabuar. Dhehebiu ndër të tjera thotë: “Ajo që mund ta them me siguri, është se Fahru Rraziu e ka shkruar tefsirin e tij deri në kaptinën “El-Enbijaë”, pastaj, siç duket, pas vdekjes së tij një pjesë të këtij tesfiri e plotësoi Shihabudin el Hubi, kurse të tërin e përfundoi Nexhmudin el Kamuli”.[7]
Mendimin e Dhehebiut e përkrah edhe dijetari tjetër bashkëkohorë Mennaul Kattan në veprën e tij “Mebahith fi Ulumil Kur’an”.[8]
Por këtë mendim të Dhehebiut nuk e kanë grupi i dijetarëve të tjerë, të cilët kanë po ashtu argumente mjaft të forta se ky tefsir është shkruar në tërësi nga Fahru Rraziu, me përjashtim të sures “El-Vakiatu”, për të cilën edhe këta pajtohen se nuk e ka shkruar ai.
Dijetari bashkëkohor Halil el Mejsi, në parathënien që i bën tefsirit të Rraziut, thotë: “Dijetarët kanë thënë se ky tefsir nuk është i shkruar i tëri nga Rraziu, dhe se ai ka arritur në komentim vetëm deri në suren “El-Enbijaë”, e pastaj këtë e plotësuan Nexhmudin el Kamuli dhe Shihabudin el Hubi. Sipas hulumtimeve që kam bërë, mund të konstatoj me plot kompetencë se Rraziu megjithatë e ka përfunduar tefsirin e tij, për se dëshmon më së miri stili dhe metoda e komentimit, të cilin fund e krye e përshkon e njëjta frymë komentuese.”
[9]
Në këtë drejtim ndihmesën më të madhe e ka dhënë studiuesi bashkëkohor i tefsirit, Dr.Ali Muhamed Hasen el Imari në librin: ”Imam Fahrudin er Rraziu”, të cilin e ka botuar Katedra e Kur’anit dhe Hadithit pranë Kuvendit Suprem për çështje islame të Egjiptit. Ai ndër të tjera thotë: “Mendimi im pas studimeve të shumta rreth kësaj çështjeje nëpër thesarin arkivor të së kaluarës, është se imam Fahrudin Rraziu e ka përfunduar në tërësi tefsirin e tij “Mefatihul Gajb”. Mirëpo, pas invadimit tatar në Havarizm në vitin 617 h., d.m.th. 11 vjet pas vdekjes së Rraziut, ka humbur një pjesë e këtij tefsiri, sipas të gjitha gjasëve kaptina “El-Vakiatu”, të cilën pastaj rishtaz e ka komentuar Shemsudin el Hubi sipas metodës së Rraziut dhe ia ka bashkëngjitur këtij tefsiri. Është karakteristike se madje as kaptina “El-Vakiatu” nuk mund të dallohet se nuk është koment i Rraziut, sepse nxënësi i tij ndoqi besnikërisht metodën e mësuesit në komentim, gjë që lexuesi i rëndomtë as që mund ta hetojë.[10]

A mund të thuhet për tefsirin e Rraziut se është libër shkencor
Duke lexuar fletët e këtij tefsiri, herë-herë të duket se je duke lexuar ndonjë libër shkencor a filozofik dhe kjo ishte arsyeja që shumë prej dijetarëve të sulmonin metodën e komentimit të Rraziut me pretekst se është thelluar tepër në disa çështje shkencore. Ibni Atije thotë: “Në të ka gjithçka përveç tefsirit”, por këtë mendim të tij nuk e pranojnë edhe dijetarët e mëvonshëm dhe ata bashkëkohorë si Muhammed Ibrahim Selim i cili thotë: “Nuk jam dakord me mendimin e Ibni Atijes, sepse Fahru Rraziu, edhe pse e teproi nganjëherë në sjelljen e shumë argumenteve, megjithatë elaboroi dhe shtjelloi çdo temë ashtu siç është më së miri. Jemi të mendimit se Rraziu këtij qëllimi fisnik ia ka arritur dhe e ka realizuar në tërësi. Nga ana tjetër është fakt i pamohueshëm se ky tefsir i vëllimshëm është më tepër objekt studimi për një rreth më të ngushtë të dijetarëve sesa për masën e gjerë të lexuesve”.
[11]
Edhe pse qasja e tillë e komentimit nga Rraziu, për disa ishte një risi e papranueshme në atë kohë, vetëm sot shihet se vlera e këtij tefsiri është shumë e madhe, aq më parë kur të kihet parasysh se atëbotë kur në Evropë as që shihej kund ndonjë shkëndijë e diturisë, Rraziu flet guximshëm për planetet dhe lëvizjet e tyre, gjë që shihet edhe nga komentimi që i bën ajetit 40 të sures Jasin:
وَكُلٌّ فِي فَلَكٍ يَسْبَحُونَ
“Dhe krejt (planetet) notojnë (lëvizin) nëpër orbitat e tyre të caktuara”,
duke thënë ndër të tjera: “ … Kjo argumenton se çdo planet e ka orbitën e tij. Sa u përket 7 planetëve secili prej tyre ka orbitën e tij të caktuar. (në kohën kur jetoi Rraziu njiheshin vetëm 7 planetë, kurse shumë më vonë astronomët zbuluan edhe dy planetë të tjerë të sistemit tonë diellor-Neptunin dhe Uranin, shënim i Abdurrahman Muhammedit, botuesi i tefsirit të Rraziut).
Është thënë se Hëna e ka orbitën e saj, e cila është më e shkurtër se orbitat e planetëve të tjerë, orbitat e të cilëve janë disa më të shpejta e disa më të ngadalshme…
Duhet të themi se planetët kanë formë dhe lëvizje sferike, gjithashtu edhe orbitat e tyre ndjekin të njëjtin shteg sferik. Po ashtu edhe Dielli, si planeti kryesor i sistemit tonë diellor, ka lëvizje sferike dhe është përherë në lëvizje.”
[12]
Rraziu ishte dijetar i gjithanshëm: pos tjerash, ai kishte bërë studime edhe në lëmin e mjekësisë dhe të astronomisë. Ai u përpoq ta shpinte edhe më tutje mendimin islam, kështu që u hodh me guxim në oqeanin e shkencës me qëllimin shumë të sinqertë, që argumentet qiellore në gjithësi t’i vinte në shërbim të vërtetimit të fakteve kuranore, prandaj fjalët që i thanë disa mufesirë të vjetër dhe disa bashkëkohorë se ky libër mund të jetë çdo gjë por jo edhe tefsir, janë tepër të rënda dhe tendencioze.
Koha në të cilën jetoi dhe veproi Rraziu, ishte e stërngarkuar me përçarje të brendshme dhe sulme të pareshtura ideologjike nga jashtë. Në këtë kohë në hapësirat islame kundërshtim në mes Ehli Synetit në njërën anë dhe mu’teziles, shiinjve dhe rafidinjve në anën tjetër, ishin shumë të mëdha e të ashpra.
Dijetarët e Ehli Synetit, duke parë se mësimet e këtyre fraksioneve, dhe sidomos mu’teziles dhe rafidinjve kishin marrë hov, bashkuan forcat e tyre dhe iu kundërvënë këtyre grupeve me armën e tyre: filozofinë, logjikën dhe metafizikën. Ndër të parët që iu rrekën këtij misioni dhe detyre madhore ishte Fahru Rraziu i cili duke përfituar nga njohuritë e shumta në Ilmul Kelam, Filozofi, Logjikë etj. me mjaft sukses arriti që t’ia kthejë dinjitetin dhe krenarinë dijetarëve të Ehli Synetit. Ibni Subkiu atëbotë kishte numëruar mbi 29 fraksione me të cilat Rraziu zhvilloi polemika të ashpra dhe ngadhënjeu ndaj tyre me anë të forcës së argumenteve të Ehli Synetit.
[13]
Fahru Rraziu ishte këmbëngulës dhe i bindur se rruga që kishte zgjedhur për t’i shërbyer Kur’anit ishte e drejtë dhe sillte rezultate. Mbi këtë bazë filloi tefsirin e kaptinës “El-Fatiha” në komentin e së cilës u zgjerua shumë. Ai në këtë rast qiti në sheh tërë madhështinë dhe urtësinë e Allahut në krijesat e Tij. Kur e komenton pjesën e ajetit “Rabbil alemine” - Zot i botëve”, ai sqaron se ekzistenca nuk është e kufizuar vetëm në botën tonë, sepse hapësira e pakufishme që na rrethon, përfshin edhe mijëra botë (planetë, galaktika) të tjera.
Rraziu në parathënien e tefsirit të tij thotë: “Dije se disa herë kam cekur mundësinë se nga kjo sure (El-Fatiha) mund të nxirren e të shtjellohen mbi 10 mijë çështje (mes’ele), një gjë që disa njerëz xhelozë, injorantë dhe arrogantë, shpeshherë ma kanë kontestuar. E kur iu rreka punës dhe fillova këtë tefsir, e shkrova këtë parathënie për t’ua bërë të gjithëve me dije se ajo që kam thënë, është e arritshme dhe e realizueshme.”
[14]
Kur dëshironte të shpjegonte diçka Rraziu, këtë e bënte sipas stilit të tij të njohur, sillte sa më shumë mendime dhe transmetime, që pastaj të zgjidhte njërin si më të afërtin dhe më të saktin.
P.sh. gjatë komentimit të ajetit 44 të sures “El-Bekare”;
أَتَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبِرِّ وَتَنسَوْنَ أَنفُسَكُمْ وَأَنْتُمْ تَتْلُونَ الْكِتَابَ أَفَلَا تَعْقِلُونَ
“A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?”,
pasi shpjegon hollësisht kuptimet e fjalëve, ndalet te kuptimi i fjalës “birrun”, për të cilën sjell mendimet e dijetarëve dhe, ndër të tjera, thotë: “Dijetarët kanë disa mospajtime rreth kuptimit të fjalës “birrun” në kontekst të ajetit:
- Suddiu thotë se ky ajet u dedikohet përgjithësisht atyre njerëzve që urdhërojnë nënshtrimin ndaj Allahut, kurse vetë nuk i përmbahen këtij rregulli.
- Ibni Xhurejxhi thotë se ky ajet ka të bëjë me ata njerëz që i urdhërojnë të tjerët për të falë namazin, për të dhënë zekatin po vetë nuk i kryejnë këto detyrime.
- Ebi Muslimi mendon se ky ajet ka të bëjë me çifutët e Medinës, të cilët para ardhjes së Muhammedit a.s. i paralajmëronin idhujtarët mekas se një i dërguar i Allahut do të shfaqet prej mesit të tyre, i cili do të thërrasë për drejtësi e bamirësi, por kur Allahu e dërgoi Muhammedin a.s., ata nga xhelozia nuk e pranuan, veçse mohuan shpalljen e të Dërguarit.”
Rraziu pajtohet me mendimin e këtij të fundit duke shtuar se ajeti ka të bëjë përgjithësisht me çifutët që i urdhëronin të tjerët për të ndjekur e mësimet e Tevratit, kurse vetë i hodhën pas shpine, madje nga arroganca e tyre mohuan edhe misionin e Pejgamberit të fundit të Allahut - Muhammedit a.s.
[15]
Në fund, është me interes të theksohen edhe disa fragmente nga porosia që ua la pak para vdekjes Imam Fahrudin Rraziu nxënësve të tij dhe dijetarëve të mëvonshëm: “Dijeni se unë kam qenë i flaktë për dituri dhe i dhënë me afsh pas saj, prandaj edhe shkrova për çdo gjë, sepse ajo sa arrita të kuptoja pas leximit dhe studimit të vazhdueshëm, është se këtë botë të ndjeshme materiale e drejton dhe e mbikëqyr Mbikqyrësi i saj, i Cili është i zhveshur nga çdo ngjashmëri me krijesat. Një kohë të gjatë u mora me mësimet e Ilmul Kelamit (apologjetikës) dhe filozofisë por në të nuk pashë ndonjë dobi që mund mund të krahasohej me të mirat që gjeta në Kur’anin e madhëruar, sepse Kur’ani thërret që madhështia dhe krenaria të jenë të tëra vetëm për Allahun xh.sh…
Ju porosis që kur të vdes lajmin e vdekjes sime të mos e përhapni, më qefinosni dhe më vendosni në varr duke kënduar pjesë nga Kur’ani, dhe pasi të më keni mbuluar me dhe, lutuni për mua dhe thoni: “O Allah i gjithëmëshirshëm e fisnik, të erdhi i varfri dhe i nevojshmi, ki mëshirë ndaj tij”.
[16]
Allahu e mëshiroftë Fahru Rraziun për kontributin e tij dhënë shkencës së Tefsirit!
[1] Imam Fahruddin Err-Rraziu “Mefatihul gajbi”, vëll. I, fq. 15. (Nga parathënia e botuesit).
[2] Muhammed Ibrahim Selim “Kissatu-s-Sihri ve-s-sehareti”, fq. 17, Kajro 1985.
[3] Hafidh Shemsuddin Ed-Davudi “Tabekatul mufessirin”, vëll. II, fq. 216., Kajro 1994.
[4] “Et-Tefsir vel mufessirune”, vëll. I, fq. 227.
[5] Ibn Haxher el Askelani, “Ed-Durer el kamineh”, vëll. I, fq. 304, Damask 1978.
[6] “Et-Tefsir vel mufessirun”, vëll. I, fq. 278.
[7] Po aty, fq. 227.
[8] Mennaul Kattan “Mebahith fi Ulumil Kur’an”, fq. 378-379, Kajro 1995.
[9] Muhammed Sejjid Xhibril “Med-hal ila menahixhil mufessirin”, fq. 17, Kajro 1985.
[10] Abdul Mun’im en Nimr, “Ilmu-t-Tefsir”, fq. 128, Kajro 1987.
[11] “Kissatu-s-Sihri ve-s-sehareti”, fq. 16
[12] Fahru Rraziu “Mefatihul Gajbi”, vëll. 25, fq. 76-77.
[13] Dr. Ali Muhamed Hasen el Imari, “Imam Fahrudin er Rrazi”, fq. 29, Kajro 1988.
[14] Nga parathënia e Tefsirit të Rraziut, vëll. 1, fq. 3
[15] Po aty, vëll. II, fq. 24
[16]Po aty, vëll. I, fq. 16-18.

Aplikimi i Sheriatit


Ibrahim El Houdaiby, IkhwanWeb - Cairo, Egypt

Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE

Nuk gjej dot ndonjë term në literaturën Perëndimore mbi “Islamizmin” e të mos jetë aq famëkeq si termet mbi Xhihadin dhe Sheriatin. Sa më shumë që këto terme lidhen me lëvizjen Islame, aq më tepër portretizohen si terroriste (në rastin e Xhihadit) apo diskriminuese dhe barbare (në rastin e Sheriatit). E kjo është si pasojë e praktikave të disa Islamistëve dhe ka sjellë deri në keqkuptime serioze në lidhje me principet dhe objektivat e lëvizjeve Islame në përgjithësi.
Termi i Xhihadit, tërësisht, është diskutuar në periudhën pas 9/11. Tani gjithnjë e më shumë është i kuptueshëm ky term nga grupet terroriste si Al Qaeda, e që është i ndryshëm nga se si e kupton komuniteti Musliman. Pavarësisht rritjes së njohurive nga dy perspektivat mbi Xhihadin, termi Shariat nuk e ka pasur të njejtin kujdes gjer më sot. Njerëzit akoma nuk e kuptojnë se përse grupet e moderuara Islame thërrasin në aplikimin e Shariatit, thjeshtë ngase këtyre grupeve nuk u është dhënë shansi që të diskutojnë apo të qartësojnë se çka nënkuptojnë ato me këtë term.
Arësyeja është fare e qartë; në periudhën pas 9/11, terrorizmi po kryeson agjendat ndërkombëtare dhe, në mënyrë të pakrahasueshme, i ka bërë të qarta interesat ndërkombëtare në çështjet e të drejtave të njeriut. Sot, për shumicën e vendeve, vetëm siguria është problem, prandaj edhe tema diskutimi janë vetëm çështjet e sigurisë. Si pasojë, Islamistët, shumicën e kohës e kalojnë në përpjekje për ti hedhur poshtë keqkuptimet mbi Xhihadin, ndërsa për qartësimin e aplikimit të Sheriatit janë bërë përpjekje minimale.
Shariat në kuptimin tekstual do të thotë “Rrugë.” Në një kontekst Islam, kjo do të thotë mënyrë autentike, ortodokse Islamie e të jetuarit, që bazohet në mësimet e Kur’anit dhe Sunnetit (thëniet dhe veprat e Profetit Muhammed a.s.). Kjo mënyrë e të jetuarit nuk nënkuptohet vetëm nën ligje e rregulla të adoptuara dhe të implementuara nga institucionet shtetërore, por edhe një mënyrë më gjithpërfshirëse e të jetuarit. Në esencë, ekzistojnë dy mënyra të ndryshme për ta zbehur kuptimin e Sheriatit; duke i dobësuar degët e tij dhe duke e dobësuar sundimin dhe objektivat e tij. Degët e Sheriatit janë tri; Akhlaku (etika), ‘Ibadeti (rituali) dhe Mu’amelati (veprimi).
Etika dhe rituali nuk kanë të bëjnë asgjë as me rregullimin dhe aktivitetin politik as me shtetin. Ato janë degë ‘religjioze’ që janë të ‘predikueshme’ por jo të implementueshme. Është zgjedhje personale e individëve që të ndjekin mësimet Islame në lidhje me etikën dhe ritualet, dhe është zgjedhje që ndikon në besimin-devotshmërinë e tij/saj, në bazë të çkahit ai/ajo do të gjykohet në Ditën e Gjykimit. Prandaj është e pakuptimtë që, kësisoj çështjesh, të diskutohen në një kontekst politik. Një shembull i mirë për këtë është mbulesa (shamia); e cila është një obligim për një femër muslimane. Tani, nëse ajo vendos apo nuk vendos që ta kryej këtë obligim, është zgjedhje e saj në të cilën shteti nuk ka të drejtë të ndërhyj. Ndërsa sa u përket veprimeve, Sheriati Islam i përfshin dy lloje të veprimeve. Lloji i parë i veprimeve është ai në të cilin shteti nuk ka ndërhyrje, ndërsa, ky lloj pra, mbulon një përqindje të konsiderueshme të veprimeve. Lloji i dytë i veprimeve është i rregulluar nga ligji; disa janë të nxjerra direkt nga burimet Islame, ndërsa të tjerat janë të bazuara në objektivat e Sheriatit, të cilat do ti shqyrtojmë në vijim.
Vetëm një pjesë e vogël e ligjeve apo rregullave Islame është e pandryshueshme, ndërsa pjesa më e madhe është e ndryshueshme. Në çdo lëmi ka disa parime të cilat duhet të mbrohen nga ligje të ndryshme. Në lëmin e ekonomisë, për shembull, parimi kryesor është që ta ruajë ‘etikën’ ekonomike që i mbështet apo u përmbahet vlerave të mëshirës dhe solidaritetit ndërmjet anëtarëve të shoqërisë. Prandaj, kamata dhe monopoli janë të ndaluara, ndërsa Zekati është i obligueshëm. Ekonomia nuk shikohet si një sistem autonom apo vetëqeverisës, por përkundrazi pjesë e një sistemi të madh gjithpërfshirës që inkorporon dhe sinkronizon të gjitha lëmitë e ndryshme të jetës. Sinqeriteti politik, toleranca për diversitete, barazia, liria e shprehjes dhe përgjegjësia janë shtyllat themelore të sistemit politik Islam. Është e panevojshme të them se, nëse jo të gjitha, shumica e modeleve bashkëkohore Islame kanë dështuar në një masë të madhe në përmbushjen e kritetreve Islame, për një sistem të pranueshëm politik. Pikërisht për këtë edhe e them se sistemet politike Perëndimore si ai Amerikan dhe Britanez, nganjëherë janë shumë më “Islame” se sa regjimet që pretendojnë të jenë Islame, si Talibanët Afganistanez. Shariati, gjithashtu, mund të kuptohet në nivel të objektivit ligjor. Ka disa ligje apo rregulla të qarta e statike të Sheriatit të cilat paraqesin shtyllat e sistemit Islam. Në shumicën e rasteve, këto kanë të bëjnë me fushat e Sheriatit të pandikueshme nga shteti, si etika, ritualet; dhe disa veprime të tjera, si martesa. Ka edhe disa ligje apo rregulla statike në disa fusha të tjera si tregëtia, trashëgimia dhe kodi penal. Mbi objektivat e Sheriatit Islam, është zhvilluar një literaturë e madhe nëpër shekuj, të cilat kanë derivuar nga burimet e para. Shkencëtarët e hershëm si El Shatibi dhe El Ghazali, kanë konstatuar se Sheriati Islam synon në ruajtjen e shpirtit, mendjes, nderit, pasurisë së njerëzve si dhe në ruajtjen e religjionit. Është e qartë se shteti nuk është i përfshirë në mënyrë të barabartë në arritjen e të gjitha objektivave, ashtu si janë të ndara ndërmjet shtetit, shoqërisë dhe individëve aty. Roli i shtetit, në disa raste, është thjeshtë vetëm që të paraqesë një atmosferë të shëndetshme si që është rasti në ruajtjen e religjionit, ku shteti duhet të jetë përgjegjës për krijimin e një atmosfere të sigurtë; ku mund të përhapen ide të ndryshme dhe jo etiketime.
Tani shteti duhet të luajë një rol akoma më të madh në arritjen e objektivave të tjera. Ai duhet të ketë një legjislacion të mjaftueshëm për ruajtjen-mbrojtjen e shpirtit dhe të pasurisë. Kur bëhet fjalë për ruajtjen e nderit dhe të mendjes, niveli i intervenimit të shtetit është i mesëm. Shteti nuk duhet ta cënojë vullnetin e lirë të individëve për derisa ai nuk bëhet publik. Sheriati Islam i balanson në mënyrë perfekte të drejtat individuale dhe të drejtat shoqërore. Shteti nuk duhet të ndërhyj në zgjedhjet personale të individëve që i shkelin mësimet Islame dhe pijnë alkohol, përderisa ai nuk i cënon të drejtat shoqërore duke e kërcënuar sigurinë e saj. Prandaj, duhet të pijë pas dyerëve të mbyllura dhe jo të shkojë në vende publike duke qenë i pirë.
E njejta gjë vlen edhe për lidhjet seksuale jashtëmartesore. Është zgjedhje personale e çiftit që t’u përmbahet ose jo, mësimeve Islame që ndalojnë lidhjet seksuale jashta martesës. Tani, as zgjedhja nuk duhet ta cënojë të drejtën e shoqërisë së tyre që të kenë një ambient të shëndosh. Si pasojë, lidhjet seksuale jashtëmartesore janë krim i ndëshkueshëm vetëm nëse ekzistojnë katër dëshmitarë okularë për lidhjen. S’do mend se,fakti që ekzistojnë katër dëshmitarë, qartazi nënkupton se lidhja ka qenë publike, veçanërisht sipas Sheriatit i cili e ndalon spiunimin ndaj njëri-tjetrit në shoqëri.Dijetarët bashkëkohor Islam i kanë ridefinuar objektivat e Sheriatit në një mënyrë shumë më të kuptueshme dhe më të afërme me botën e sotshme. Jusuf el Karadawi, një dijetar me influencë të madhe dhe kryetar i Aliancës së Përgjithëshme të Dijetarëve Musliman (APDM), argumenton se ekzistojnë shtatë objektiva të Sheriatit; reformimi i besimeve (dogmave), mbrojtja e dinjitetit dhe të drejtave njerëzore e në veçanti të atyre që janë të cenueshme, krijimi i një familjeje muslimane dhe prurja e drejtësisë ndaj grave, pastrimin e shpirtit të njeriut, thirrja ndaj njerëzve që ta adhurojnë plotësisht dhe ti frikësohen Krijuesit të tyre, nxitja në një bashkëpunim dhe humanizëm mbarënjerëzor, dhe krijimi i një kombi të fortë dhe të moralshëm, i cili do të ishte si një shembull për të tjerët.
Ky klasifikim i objektivave të Sheriatit e hap rrugën për një kuptim më të mirë mbi atë se çka duhet apo nuk duhet të aplikohet në një kontekst politik, dhe çka mund të implementohet nga shteti. Për ta qartësuar atë që tham më lartë, shteti do të kishte një rol të madh në çështjet e të drejtave të njeriut, në prurjen e drejtësisë ndaj grave, në nxitjen për një bashkëpunim dhe humanizëm mbarëshoqëror dhe në krijimin e një kombi të fortë dhe të moralshëm i cili do të ishte shembull për të tjerët.
Rol më të vogël shtëti do të kishte në krijimin e familjes muslimane, ndërsa rol akoma më të vogël do të kishte në tre objektivat e tjera; të cilat parimisht janë të predikueshme dhe religjioze. Aplikimi i Sheriatit Islam është korrekt vetëm nëse i kombinon ligjin dhe arritjen e objektivave. Ky është aplikimi direkt i ligjit apo Sheriatit, i cili do të duhej të bëhet në mënyrë që t’i mbështesë, t’i ruajë apo t’u përmbahet objektivave të përgjtihshme të Sheriatit. Nga këtu edhe buron dinamizmi i Sheriatit; dinamizëm që garanton kontinuitetin e sistemit Islam, por në të njejtën kohë largon çdo natyrë Hyjnore në aplikimin e Sheriatit, dhe e hap rrugën e reinterpretimit dhe riaplikimit.
Të kuptuarit e Sheriatit në këtë mënyrë, kontribuon në sqarimin e shumë keqkuptimeve të bëra nga intelektualët, gazetarët, politikëbërësit dhe publiku poashtu, në vende të ndryshme të botës. Kjo ndihmon në të kuptuarit më të mirë në atë se në çka thërrasin lëvizjet Islame, dhe në të kuptuarit në atë se ata nuk janë të njejtë, e që duke dalë nga titujt do të zbulohet se aplikimi i Sheriatit kuptohet ndryshe nga njerëz të ndryshëm. Kjo mënyrë e të kuptuarit duhet të kontribuojë pozitivisht në zhvillimin e dialogjeve konstruktive ndërmjet grupeve të moderuara Islame dhe grupeve të tjera, dhe qeverive anë e mbanë botës.

http://ikhwanweb.com/Article.asp?ID=14143&LevelID=2&SectionID=77

Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h)


Shkruan: Sabri Bajgora


Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h)
dhe tefsiri i tij
“RUHUL MEANI FI TEFSIRIL KUR’ANI-L ADHIM
VE-S-SEB’IL METHANI”



Biografia e Alusit
Ebu Thena’ë Shihabud-din Mahmud bin Abdullah el Alusi el Bagdadi u lind në vitin 1217 h. në Bagdad. Origjina familjare e të parëve të tij është nga fshati Alus, një vend në gjysmën e rrjedhës së lumit Eufrat, mes Bagdadit dhe Shamit (Sirisë).
Alusi u lind dhe u rrit në një familje që vlerësonte lart dijen dhe ishte e ngritur në aspektin shkencor, sidomos në shkencat islame. Babai i tij ishte një prej dijetarëve më të mëdhenj të Bagdadit.
Tërë ky ambient i përshtatshëm islam, la gjurmë të pashlyeshme në zemrën e djaloshit të vogël, kështu që me 13 vjetët e tij, tashmë ishte në gjendje që të tjerëve t’u jepte mësim, e madje edhe të shkruante vepra.
Mësuesi i tij i parë ka qenë babai i tij, pastaj Ali es-Suvejdi dhe Shejh Halid el Kurdi el Mexhdi en-Nakshebendi, i cili kishte lënë një ndikim të madh në të. Ky zaten edhe kishte ndikuar që Alusi të jepej edhe pas sufizmit, mendime të cilat shpeshherë i ka shprehur edhe në faqet e tefsirit të tij “Ruhul Meani…”.
Në vitin 1248 h. mori postin e myftiut të Bagdadit, të cilin e kreu për vite. Në aspektin juridik një kohë pasoi medhhebin e Shafiut e pastaj kaloi në atë hanefi, ku pas një kohe mori edhe rolin e drejtuesit të kësaj shkolle juridike.
[1] Njerëzit me admirim shikonin dijen e tij, e madje edhe vetë sulltani, por si pasojë e një komploti (intrige), për një kohë u izolua nga bota dhe u shkarkua nga pozita e myftiut të Bagdadit.
Dija e madhe e Alusit dhe sukseset e tij në jetë, shkaktuan ndjenja të xhelozisë tek disa mendje të sëmura. Kishte shumë njerëz të tillë që kishin smirë ndaj Alusit , prandaj edhe u përpoqën ta thyenin shpirtërisht, duke e paraqitur figurën e tij në mënyrë të shëmtuar para mëkëmbësit të ri të Bagdadit- Muhamed Nexhip pashës. Ata ndaj Alusit shpifën madje edhe gjëra të paqena, si f.v. se ai gjoja ishte një vegël në duart e konsullit francez në Bagdad, se ishte selefi i përbetuar etj. Tërë këto intriga bënë që mëkëmbësi i ri i Bagdadit ta ndërronte atë nga detyra e myftiut, pastaj t’ia ndalonte të mbante ligjërata para studentëve, dhe faktikisht e mbylli në burg shtëpiak. Njerëzit dalëngadalë filluan të largoheshin prej tij, kështu që për një kohë arriti në prag të një varfërimi total.
Në një gjendje të tillë izolimi, e cila zgjati 1 vit e gjysmë, ishte i shtrënguar të merrte udhën për në Stamboll që të ankohej tek sulltani për këto padrejtësi ndaj tij. Rastisi që në këtë kohë të kishte përfunduar edhe tefsirin e tij, të cilin e kishte marrë me vete për t’ia treguar sulltanit. Ishte kjo në muajin Rebiul Ahir të vitit 1267 h., kur ai ishte pesëdhjetë vjeç. Në Stamboll së pari u takua me Shejhul Islamin-Muhammed Arif Hakem, i cili e priti si më së miri dhe i shkroi një letër rekomandimi tek sulltan Abdul Mexhidi, i cili, pasi e pranoi dhe mësoi për vlerën e tefsirit, që sapo e kishte përfunduar, ia caktoi një pagë të përhershme mujore dhe e luti të rrinte tek ai në pallat për një kohë. Në pallatin e sulltanit qëndroi për njëzet e një muaj, pastaj u kthye në Bagdad dhe pas një kohe shumë të shkurtër, në vitin 1270 h., vdiq në Kerh.
[2]

Veprat e tij
Alusi është autor i shumë veprave me vlerë. Ndër veprat e tij më të njohura konsiderohen:
1. “Ruhul Meani…” –Tefsiri i tij i mirënjohur, për të cilin do të bëjmë fjalë në vazhdim, pastaj
2. “Hashijetu alel Katr”, të cilin libër e kishte shkruar në rininë e tij dhe kishte vazhduar të punonte në të gjatë tërë jetës deri në vdekje, por që megjithatë nuk kishte arritur ta përfundonte. Këtë vepër të çmueshme e ka përfunduar më pas djali i tij Sejjid Nu’man el Alusi.
3. “Sherh es-Selmi fil Mantik” – Libër në shkencën e logjikës, e cila ka humbur dhe nuk ekziston më as në dorëshkrim.
4. “El-Exhvibetu el Irakije alel es’ileti el-Lahorije”
5. “El-Exhvibetu el Irakije alel es’ileti el-Iranije”
6. “Durretul Gavvas fi evhami-l-Havvas”
7. “En-Nefehat el Kudsijje fi mebahith el Imamije”, dhe
8. “El-Fevaid es-Sunnije fi Ilm Adab el bahth”
[3].

Tefsiri i Alusit
“Ruhul Meani fi tefsiril Kur’ani-l adhim ve-s-seb’il methani”
Si i lindi ideja për këtë tefsir
Qysh në parathënien e tefsirit të tij “Ruhul Meani…”, Alusi tregon për rrethanat që i paraprinë shkrimit të këtij tefsiri. Ai rrëfen se qysh kur ishte fëmijë, kishte dëshirë të mësonte dhe të studionte Kur’anin, madje ai fare nuk u bashkohej moshatarëve të tij në lojë, por më me ëndje ulej në një qoshe dhe mësonte e studionte Kur’anin. Tërë kjo dashuri ndaj fesë dhe studimit të Kur’anit bëri që Alusi qysh në rininë e tij të hershme, të shquhej për zgjuarsi dhe dije të madhe. Madje kur ishte në moshën 20 vjeç i kishte lindur ideja të shkruante një tefsir të Kur’anit. Por, megjithatë nuk e bënte nga frika në mos po gabonte diçka gjatë komentimit të Librit të Allahut. Mirëpo në vitin 1252 h. në një natë të xhumasë të muajit Shaban, kishte parë një ëndërr (ru’ja), në të cilën Allahu xh.sh. e kishte urdhëruar të mbështillte (bashkonte) qiejt dhe Tokën, meqë ishin ndarë… Alusi rrëfen: Njërën dorë e zgjata mbi qiej, kurse tjetrën e lëshova në ujë… dhe pastaj më doli gjumi. Kjo ëndërr më bëri shumë përshtypje dhe kërkova me ngulm shpjegimin e ëndrrës e domethënien e mundshme të saj, derisa në një libër nuk gjeta një shpjegim, se ajo ëndërr kishte të bënte me shkrimin e një tefsiri (komentimi) të Kur’anit nga ana ime. Atëherë më nuk kisha mëdyshje dhe e luta Allahun Fuqiplotë që të më ndihmonte në këtë punë që do ta nisja. Ishte kjo nata e 16 e muajit Shaban, kur fillova të shkruaja Tefsirin, e atëbotë isha 34 vjeç.”
[4]
Kur ishte para përfundimit të tefsirit, u mendua se si ta emërtonte dhe nuk po gjente dot një emërtim adekuat, në të cilin t’i flinte zemra. Këtë hall të tij ia kishte treguar ministrit, Ali Riza pashës, i cili, pasi kishte lexuar një pjesë të këtij tefsiri, i kishte propozuar titullin: “RUHUL-ME'ANI FI TEFSIRIL-KUR'ANIL-ADHIMI VES-SEB'IL-METHANI”, - Shpirti i domethënieve në komentimin e Kur’anit madhështor dhe shtatë ajetet që përsëriten (Fatihaja).
Alusit menjëherë i pëlqeu ky emërtim dhe pranoi që tefsiri i tij të kishte këtë titull. Tefsirin e kishte përfunduar në fund të muajit Rebiul Ahir të vitit 1267 h., që do të thotë pas plot 15 vjetësh nga dita e fillimit.
Kjo tregon për seriozitetin e qasjes së Alusit ndaj tefsirit të Kur’anit, sepse ai nuk dëshironte të shkruante me shpejtësi, por preferonte të shkruante më ngadalë dhe tefisiri i tij të kishte një vlerë e domethënie të madhe.
Biografët që u morën me jetën e Alusit, tregojnë disa detaje interesante sesi e kalonte ai kohën. Ditën jepte fetva dhe i mësonte të tjerët, në pjesën e parë të natës shoqërohej me një grup njerëzish, të cilët ishin të etshëm për njohuritë e tij nga tefsiri, ndërsa, në pjesën e fundit të natës, vazhdonte të shkruante në tefsirin e tij. Atë që e shkruante natën, të nesërmen në mëngjes Alusi ua jepte studentëve (nxënësve) të tij ta përshkruanin me bukurshkrim. Vlen të theksohet se për të shkruar atë që ai e kishte shkruar për pak orë, studentëve u duheshin deri dhjetë orë.

Pozita e tefsirit të Alusit në mesin e tefsireve të tjera
Mund të themi lirisht se tefsiri i Alusit është një enciklopedi e vërtetë në lëmin e tefsirit. Ani pse në tefsirin e tij mund të hasim shumë transmetime të përcjella nga gjeneratat e para, megjithatë në këtë tefsir më shumë mbretëron komentimi i lirë, i bazuar në ixhtihadin e tij personal, dhe ai është prej tefsireve të vëllimshme.
Alusi në Tefsirin e tij shkriu tërë talentin dhe afinitetin që ia kishte dhuruar i Madhi Allah, kështu që tefsiri i tij për një kohë të shkurtër u bë një enciklopedi e vërtetë e qëndrimeve, si atyre tradicionale ashtu edhe atyre racionale.
Alusi në tefsirin e tij kishte gërshetuar tradicionalen dhe racionalen, kështu që nëpër fletët e tefsirit të tij mund të hasim citate nga tefsiri i Ibn Atijes, i Ebu Hajjanit, Ebu Suudit, Bejdaviut, Rraziut, Kesh-shafit etj.
Ai, kur cekte mendimet e Ebu Suudit, Bejdaviut dhe Rraziut, zakonisht merrte pozitën e një arbitri kritik lidhur me mendimet e tyre. Ai në këso raste shpeshherë merrte qëndrim tjetër nga ai i Ebu Suudit, Bejdaviut, apo të tjerëve. Pastaj në shumë raste nuk pajtohej me disa nga qëndrimet e Rraziut rreth disa çështjeve juridike, dhe përpiqej të argumentonte të kundërtën e mendimeve të tij, duke i dhënë përparësi qëndrimit të hanefinjve në këto raste.
Kishte raste kur pajtohej me mendimin e ndonjë dijetari, por ai sillte edhe disa argumente shtesë për ta përforcuar edhe më tej atë mendim.
Ai, kur citon fjalët e mufessirëve para tij, i citon me ofiqet e tyre. P.sh. kur thotë: “ka thënë “Shejhul Islam”, ka për qëllim Ebu Suudin; kur thotë: “Kadi”, ka për qëllim Bejdaviun; kur thotë “Imami”, ka për qëllim Fahru Rraziun etj.
Një karakteristikë e tefsirit të Alusiut është se ai, edhe pse herë-herë di të zgjerohet, megjithatë nuk del nga kornizat e përcaktuara të tefsirit, gjë që tregon se ai vërtet kishte një talent të rrallë të dhuruar nga ana e Allahut xh.sh.

Qëndrimi i tij ndaj fraksioneve të ndryshme
Alusi ishte një ndër pinjollët më të denjë të Ehli Synetit, dhe në çdo rast që i jepej, ai mbronte me ngulm qëndrimet e këtij drejtimi. Alusi shpeshherë kritikonte qëndrimet e mu’teziles, shiinjve dhe fraksioneve të tjera, të cilat nuk përputheshin me parimet e Ehli Synetit.
F.v., kur komenton fjalët e Allahut:
خَتَمَ اللّهُ عَلَى قُلُوبِهمْ وَعَلَى سَمْعِهِمْ وَعَلَى أَبْصَارِهِمْ غِشَاوَةٌ وَلَهُمْ عَذَابٌ عظِيمٌ
“Allahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamët e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.” (El-Bekare, 7), ai shpjegon hollësisht se Allahu vërtet ua vulos disa njerëve zemrat, veshët dhe sytë, dhe ata nuk e shohin realitetin. Në këtë rast ai kritikon ashpër Zemahsheriun, i cili në lidhje me këtë ajet thotë se ky veprim nuk bën t’i mvishet Allahut, por me urdhrin e Tij, këtë e realizon dikush tjetër, si f.v. shejtani!!!
[5] etj. Nga kjo vërejmë se Alusi vërtet kishte një qëndrim të shëndoshë kritik kundër Zemahsheriut, duke e kundërshtuar mendimin e tij me argumente të qëndrueshme të dijetarëve të Ehli Synetit.
Një tjetër shembull që ai kundërshton shiinjtë dhe qëndrimin e tyre nënçmues ndaj ashabëve të Resulullahut s.a.v.s., është kur komenton ajetin 11 të sures El-Xhumua:
وَإِذَا رَأَوْا تِجَارَةً أَوْ لَهْوًا انفَضُّوا إِلَيْهَا وَتَرَكُوكَ قَائِمًا قُلْ مَا عِندَ اللَّهِ خَيْرٌ مِّنَ اللَّهْوِ وَمِنَ التِّجَارَةِ وَاللَّهُ خَيْرُ الرَّازِقِينَ
“Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng, mësyjnë atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: “Ajo që është tek Allahu, është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e Allahu është furnizuesi më i mirë!” (El-Xhumua, 11).
Lidhur me këtë ajet, shiinjtë mundohen të nënçmojnë të gjithë ashabët, të cilët në një rast, gjatë faljes së namazit të xhumasë, e kishin lënë vetëm Muhamedin a.s. tek mbante hytben, dhe kishin dalë të prisnin një karvan me ushqime, që kishte arritur në Medinë. Shiinjtë thonë se ashabët e Muhamedit a.s. i kishin dhënë përparësi tregtisë dhe dëfrimit të kësaj bote ndaj ibadetit dhe namazit, kështu që prej tyre nuk duhet pranuar asnjë hadith, përveçse prej pjesëtarëve të denjë të Ehli-bejtit.
Alusi, duke komentuar këto ajete, jep shenjë se kjo ngjarje kishte ndodhur sapo kishte ardhur Pejgamberi a.s. në Medinë, kur ende shumica e dispozitave ligjore nuk kishin zbritur; pastaj atëbotë kishte një krizë të madhe për ushqimet, kështu që një grup i ashabëve, po kurrsesi jo të gjithë, siç shpifin shiinjtë, kishin lënë xhumanë dhe kishin dalë për të pritur karvanin, për se ishin qortuar publikisht edhe nga ana e Allahut xh.sh., por pa ndonjë sanksion a dënim ndaj tyre.
[6]
Qëndrimi i Alusit në këtë rast është se ai vihet në mbrojtje të dinjitetit të ashabëve, sepse shumica megjithatë kishin ndenjur në xhami pranë të Dërguarit të Allahut.

Komentimi i ajeteve dispozita
Meqenëse ishte myfti dhe njohës i mirë i Sheriatit e i dispozitave ligjore, Alusi shumë herë zgjerohej në komentimin e ajeteve të ndryshme, që kishin të bënin me dispozita. Ai në këto raste paraqet argumentet e të gjitha shkollave juridike islame, për ta përmbyllur pastaj me mendimin e hanefinjve. Ai shpeshherë në tefsirin e tij thotë: “Qëndrimi i medhhebeve të tjera në lidhje me këtë është ky….mendim, ndërsa qëndrimi i medhhebit tonë (hanefi,-vër. jonë) është ky…etj” Megjithatë, për Alusin nuk mund të thuhet se ishte ndonjë fanatik në medhhebin hanefi, sepse ai në disa raste preferon mendimin e të tjerëve ndaj atyre të hanefinjve, si p.sh. kur e komenton ajetin:
وَالْمُطَلَّقَاتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلاَثَةَ قُرُوَءٍ
“E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tri pastrime (menstruacione).” (El-Bekare, 228). Në këtë rast Alusi sjell mendimet e të gjitha shkollave juridike, dhe në fund thotë se favorizon mendimin e Shafiut, i cili është më i drejti dhe më i miri.
[7]

Qëndrimi i tij ndaj israiliateve
Autori i këtij tefsiri është prej dijetarëve që më së tepërmi i kritikoi dhe i demaskoi israiliatet, duke i qortuar ashpër ata që u morën me gjëra të tilla. Alusi gjatë komentimit të ajeteve, aty-këtu cek disa prej israiliateve, jo për t’i përkrahur, por për t’i demaskuar dhe për t’ua zbuluar fytyrën dhe realitetin e tyre të shëmtuar.
Ai shpesh ndaj israiliateve që nuk kanë ndonjë mbështetje në Kur’an apo Synet, shprehet me një ironi dhe sarkazëm, por gjithnjë duke u kujdesur që të mos kalojë kufijtë e kulturës së një dijetari. P.sh., kur e komenton ajetin 12 të kaptinë El-Maide:
وَلَقَدْ أَخَذَ اللّهُ مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَآئِيلَ وَبَعَثْنَا مِنهُمُ اثْنَيْ عَشَرَ نَقِيبًا
“Në të vërtet Allahu pati marrë zotimin e beni-israilëve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës.”, ai sjell një rrëfim të trilluar nga hebrenjtë, të cilin e kishte marrë fjalë për fjalë nga tefsiri i Begaviut në lidhje me një person me emrin Avxh ibn Ank. Ky rrëfim banal hebraik përmban shumë hiperbola dhe imagjinatë të sëmurë, se gjoja ky njeri paskësh jetuar në kohën e Nuhut a.s., se paskësh jetuar më shumë se tre mijë vjet, se ishte një mijë pëllëmbë i gjatë e gjëra të tjera!!! Kur fillon demaskimin e këtij trillimi, Alusi së pari sjell mendimin e Ibn Kethirit, se ky rrëfim nuk ka kurrfarë baze por është i imagjinuar dhe i sajuar nga Ehli-kitabët, pastaj gjithashtu sjell edhe mendimin e Ibn Kajjim El Xhevzijes, se ky tregim po ashtu është pjellë e imagjinatës së sëmurë hebraike, dhe, në fund, jep edhe komentin e vet: “Nuk më çudit aspak guximi i mohuesve nga Ehli-Kitabët që kanë trilluar një rrëfim të tillë, duke shpifur ndaj Allahut xh.sh., por mua më shumë më habit fakti se si disa mufesirë të mëhershëm, si Begaviu, e kanë transmetuar këtë rrëfim pa thënë asnjë fjalë të vetme demaskimi, ose pa dhënë ndonjë shenjë se kjo është një shpifje dhe rrenë e kulluar!!!”
[8]
Pastaj, kur e komenton ajetin 38 të kaptinës Hud, në të cilin bëhet fjalë për anijen e Nuhut a.s.
وَيَصْنَعُ الْفُلْكَ وَكُلَّمَا مَرَّ عَلَيْهِ مَلأٌ مِّن قَوْمِهِ سَخِرُواْ مِنْهُ قَالَ إِن تَسْخَرُواْ مِنَّا فَإِنَّا نَسْخَرُ
مِنكُمْ كَمَا تَسْخَرُونَ
“Dhe ai (Nuhu) ndërtonte anijen, e paria e popullit të tij, sa herë që kalonte pranë tij, e përqeshnin. Ai u thoshte: Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju.”
Alusi sa për ilustrim sjell disa legjenda të tilla të pavlera si f.v., prej ç’lloji të drurit ishte e konstruktuar anija e Nuhut a.s., pastaj sa ishte gjerësia dhe gjatësia e anijes etj., dhe në fund e thotë mendimin e tij prerë dhe troç: “rrëfime të tilla si këto, në lidhje me anijen e Nuhut a.s. janë plotësisht të pabaza dhe të paargumentuara, prandaj si të tilla i hedhim poshtë kategorikisht.”
[9]
Dr. Dhehebiu për Alusin dhe qëndrimin e tij ndaj israiliateve, thotë: “Tefsiri i Alusit me plot të drejtë konsiderohet ndër më të mëdhatë dhe ndër më madhështoret, sepse ky me plot guxim u doli përballë israiliateve, duke i demaskuar dhe duke treguar për efektin e tyre shkatërrimtar. Allahu e shpërbleftë Alusin, këtë dijetar mendjendritur për kontributin e madh në këtë drejtim.” ! [10]

Qëndrimi i tij ndaj njohurive natyrore-shkencore
Alusi ishte i dashuruar në dituritë ekzakte-natyrore, kështu që në tefsirin e tij, kësaj materieje i ka dhënë një hapësirë të merituar. Ai në shumë raste sjell fjalët e dijetarëve të mëparshëm dhe të filozofëve, të cilët kishin shkruar në lidhje me këtë, e pastaj i komentonte mendimet e tyre, disa i kritikonte e mendimet e disa të tjerëve i pranonte. Në këtë rast, ai nganjëherë zgjerohej aq shumë, saqë dijetarët e kritikuan në lidhje për këtë. P.sh. komete të tilla të zgjeruara shohim gjatë komentimit të ajeteve 38-40 të kaptinës Jasin, në të cilat flitet për lëvizjen e Diellit dhe të Hënës.
[11]
وَالشَّمْسُ تَجْرِي لِمُسْتَقَرٍّ لَّهَا ذَلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ. وَالْقَمَرَ قَدَّرْنَاهُ مَنَازِلَ حَتَّى عَادَ كَالْعُرْجُونِ الْقَدِيمِ.لَا الشَّمْسُ يَنبَغِي لَهَا أَن تُدْرِكَ الْقَمَرَ وَلَا اللَّيْلُ سَابِقُ النَّهَارِ وَكُلٌّ فِي فَلَكٍ يَسْبَحُونَ.
“Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit. Edhe Hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rremb i hurmës së tharë). As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën, e as nata ditën, po secili noton në një galaksi (orbitë të caktuar).”

Qëndrimi i tij ndaj rregullave gjuhësore dhe gramatikore
Karakteristikë e tefsirit të Alusit është interesimi i tij i madh për të komentuar domethëniet e ajeteve kuranore në prizmin e gramatikës dhe të disiplinave të tjera të gjuhës arabe. Ai vërtet ishte impresionues në këtë lëmë, kështu që në mënyrë të thellë analizonte konstruktet e fjalive në Kur’an, dhe kjo vërehet shumë lehtë nga çdo lexues i tefsirit të tij. Madje disa e kanë kritikuar se herë-herë i stërzgjaste këto komente gjuhësore, duke marrë pozicionin e gjuhëtarit e jo të mufesirit siç ishte. Stili i shkrimit të Alusit është shumë i lartë dhe kjo ka bërë që tefsiri i tij të vlerësohet lart nga dijetarët edhe nga ky aspekt. Alusi në disa raste gjatë komentimit ka përdorur edhe poezi paraislame, gjë që dëshmon se ai në këtë lëmë vërtet ishte dijetar i gjithanshëm.
[12]

Disa karakteristika të tjera të tefsirit të tij
Alusi u kushtoi një vëmendje dhe kujdes të posaçëm kiraeteve dhe leximit të ndonjë ajeti në shumë versione (kiraete). Ai megjithatë mbështetej çdoherë në transmetime besnike (mutevatir), por njëkohësisht edhe jepte shenja për kiratet që janë të papranueshme.
Në shumë raste në tefsirin e tij, ai sjell në mënyrë të shkëlqyeshme lidhmëritë në mes ajateve dhe sureve (munasebatet), si dhe shkaqet e zbritjeve të ajeteve a sureve, për të cilat pa dyshim kishte njohuri të thella.

Alusi dhe tefsiri ezoterik (el-ishari) -(aluziv indikativ, sugjestiv)
Pasi shteronte metodat e rëndomta të komentimit të tekstit kuranor, Alusi në shumë raste shfrytëzonte edhe metodën e komentimit ezoterik (aluziv-sugjestiv-indikativ), duke u përpjekur që të zbulonte sa më shumë kuptime të fshehta kuranore.
Siç dihet, tefsiri ezoterik-aluziv (et-tefsiru-l-ishari) është një përpjekje për nxjerrjen e kuptimeve të fshehta-shtesë, që për shumicën janë të fshehta, të pakapshme dhe alegorike, për të cilat Kur’ani aludon në mënyrë indirekte. Për këtë qasje të tij, shumëkush Tefsirin e Alusit e numëron në sferën e tefsirit ezoterik, mirëpo shumica dërrmuese e dijetarëve islamë prapëseprapë tefsirin e Alusit e konsiderojnë si një prej tefsireve të lejuara racionale, sepse aspekti ezoterik-aluziv në këtë tefsir, megjithatë nuk është mbizotërues, por është në planin dytësor.
Kemi theksuar më parë se mbi Alusin ndikim të madh kishte pasur edhe një prej mësuesve të tij sufinj-Nakshebendiu, i cili ishte prijës i një drejtimi sufi, kështu që dashuria ndaj zbërthimit të fshehtë të teksteve kuranore, ishte mbjellë edhe në zemrën e Alusit. Në lidhje me tefsirin ezoterik vetë Alusi, qysh në parathënien e tefsirit të tij, jep indikacione se dallimi ndërmjet tefsirit dhe te’vilit qëndron mu në faktin se te’vili në fakt përmban kuptimin e fshehtë ezoterik dhe thotë: “Është një e vërtetë e pamohueshme se “te’vili” është një shenjë e shenjtë dhe njohuri hyjnore, e cila u zbulohet vetëm atyre që janë shkrirë në dashurinë hyjnore. Të gjitha këto aludime të te’vilit burojnë nga retë e të fshehtave në zemrat e të dashurve dhe të afërmve të Allahut, kurse tefsiri synon diçka tjetër (kuptimin e jashtëm-sipërfaqësor) (vërejtja jonë S.B.).”
[13]
Në lidhje me këtë lloj të komentimit ai në vazhdim thotë: “Sa u përket fjalëve të zotërinjve sufinj rreth Kur’anit se kuptimet e jashtme të ajeteve nuk kanë ndonjë vlerë të posaçme që të analizohen, them: ”Kur’ani ka kuptimin e jashtëm dhe atë të fshehtë, se ekziston një lidhmëri magjepsëse mes kuptimeve të jashtme dhe atyre të fshehta kuranore, dhe se kuptimet ezoterike të ajeteve u shfaqen si inspirim vetëm disa njerëzve të devotshëm. Fjalët e sufinjve se duhet të merret vetëm kuptimi i fshehtë, janë thjesht parime të batininjve të pafe.”[14]
Megjithatë, për të parë sesa ia ka arritur Alusiu qëllimit të tij gjatë komentimit ezoterik, do të sjellim dy prej shumë shembujve të komentimit ezoterik, të cilat i cek në tefsirin e tij.
F.v. kur e komenton ajetin 125 të kaptinë El-Bekare:
وَإِذْ جَعَلْنَا الْبَيْتَ مَثَابَةً لِّلنَّاسِ وَأَمْناً وَاتَّخِذُواْ مِن مَّقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى وَعَهِدْنَا إِلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ أَن طَهِّرَا بَيْتِيَ لِلطَّائِفِينَ وَالْعَاكِفِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ
“Dhe kur shtëpinë (Qabenë) e bëmë vend kthimi dhe vend sigurie për njerëzit, (u thamë) Vendin ku qëndroi Ibrahimi, pranojeni për vend faljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastroni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.”,
pasi përfundon komentimin sipërfaqësor të këtyre ajeteve, thotë: “Në aspektin ezoterik fjala: (ve idh xhealna el bejte methabeten li-nasi ve emna) - “Dhe kur shtëpinë (Qabenë) e bëmë vend kthimi dhe vend sigurie për njerëzit”, do të thotë: “Dhe kur shtëpinë e zemrës e bëmë vend kthim (tubim) dhe vend sigurie, nëse arrijmë deri tek njohuria e zemrës. Nëse arrijmë këtë njohuri, do të gjejmë qetësinë dhe prehjen shpirtërore në të, në të njëjtën kohë do të largohemi nga të këqijat dhe egoja e sëmurë, si dhe do të largohemi nga ndikimet e shejtanit;
(ve-t-tehidhu min mekami Ibrahime musal-la) – “(u thamë) Vendin ku qëndroi Ibrahimi, pranojeni për vend faljeje!”, ky vend është vendi i shpirtit, i formësuar dhe i shprehur në namaz të vërtetë e që ësht ë shfaqja haptazi e shijeve;
(ve ahidna ila Ibrahime ve Ismaile en tahhira bejti…) – “Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastroni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.” - ose i urdhëruam ata të dy që ta pastronin shtëpinë e zemrës nga gjërat e ndyta e neveritëse, nga cytjet e egos, nga pëshpëritjet e shejtanit si dhe nga epshet.”
[15]
Një tjetër komentim ezoterik të Alusiut e shohim edhe gjatë komentimit të ajetit 4 të kaptinës Er-Rra’d:
وَفِي الأَرْضِ قِطَعٌ مُّتَجَاوِرَاتٌ وَجَنَّاتٌ مِّنْ أَعْنَابٍ وَزَرْعٌ وَنَخِيلٌ صِنْوَانٌ وَغَيْرُ صِنْوَانٍ يُسْقَى بِمَاء وَاحِدٍ وَنُفَضِّلُ بَعْضَهَا عَلَى بَعْضٍ فِي الأُكُلِ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَعْقِلُونَ
“E në tokë ka copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar prej njëra-tjetrës. Edhe kjo dëshmon me argumente për njerëzit e mençur.” (Er-Rra’d, 4),
thotë: (Ve fil erdi kitaun mutexhaviratun) - “E në tokë ka copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën” Zemrat e të dashuruarve në Allahun janë të afërta me zemrat e të përmalluarve, e ato janë zemrat e atyre që dashurojnë me ashk (Allahun). Këto janë zemrat e të dashuruarve në dashurinë hyjnore të Allahut, janë zemrat e atyre që janë shkrirë në atë dashuri të amshueshme, janë zemrat e atyre që e njohin Allahun Një dhe nuk i bëjnë Atij shok..”
Alusiu vazhdon me interpretim tjetër ezoterik të po këtij ajeti: (Ve fil erdi kitaun mutexhaviratun) -“E në tokë ka copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën” dhe thotë: “Në tokën e zemrave ka pjesë të ngjitura e të afërta, pjesë të Unit, pjesë të shpirtrave, pjesë të sekreteve dhe pjesë të mendjeve. E para rrit bimët e epsheve, e dyta rrit lulet e njohurisë, e treta rrit bimët e zbulimit të dritës, kurse e këtërta pjesë e zemrës rrit drunjtë e dritës së dijes;
(Ve xhennatun min a’nabin) – “kopshte të hardhisë”- Në zemra ka kopshte (hardhi) rrushi- ose ëmbëlsia e rrushit është ëmbëlsia e ashkut (e dashurisë hyjnore);
(Ve zer’un) - të mbjella (të llojllojshme)” - Në zemra ka bimë (farë) që mbin e zhvillohet në bimën e njohurive të përpikta hyjnore;
(Ve nehilun) – “dhe hurma” - Hurma këtu zimbolizon Imanin
(Sinvanun) – “(bimë këto) që janë të dëgëzuara në shumë trupa” - nënkupton nocionin “në vend të ndarjes” kurse (gajru sinvan) – dhe jo të degëzuara (nga një filiz)” – nënkupton nocionin e bashkimit. Është thënë se fjala (Sinvanun) ka për qëllim Imanin me dëshmitarë (gjërat përcjellëse), kurse (gajru sinvanun)- Imanin pa dëshmitarë;
(Juska bi main vahid) – “e të gjitha ujiten nga një ujë”- ajo është shfaqja e cila kërkon përkryerje absolute;
(ve nufed-dilu ba’daha ala badin fil ukuli) – “dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar prej njëra-tjetrës.”- i dallojmë disa nga këto zemra në shijen shpirtërore.
Në po këtë ajet Alusi jep edhe versionin e tretë aluziv-ezoterik, kur thotë:
(Ve fil erdi kitaun mutexhaviratun) -“E në tokë ka copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën”, - “Po ashtu ka indikacione ezoterike se “në tokën e trupit ka copa të ngjitura: nga eshtrat, mishi, dhjami dhe nervat, pastaj ka kopshte me drunj të forcës natyrore, të gjallërisë, asaj shtazarake dhe njerëzore”;
(Min a’nabin) – “kopshte të hardhisë”- ato janë forca e epsheve që shtrydhin epshet e shpirtit, pastaj është forca shtazarake nga e cila shtrydhet lëngu i dashurisë dhe ashkut;
(Ve zer’un) - të mbjella (të llojllojshme)” - simbolizon forcën njerëzore, kurse
(Ve nehilun) – “dhe hurma” - simbolizon shqisat e tjera, të dukshmet dhe të padukshmet;
(Sinvanun) - simbolizon dy veshët dhe të dy sytë, kurse (gajru sinvanun) simbolizon gjuhën dhe shqisat e të menduarit e iluzionet;
(Juska bi main vahid) – “e të gjitha ujiten nga një ujë, - simbolizon ujët e jetës (gjallërisë);
(Ve nufed-dilu ba’daha ala ba’din fil ukuli) – “dhe Ne, shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar prej njëra-tjetrës.” - simbolizojnë shqisat e të perceptuarit, të të poseduarit si p.sh. epërsia dhe vlera e të menduarit nga ajo e të prekurit, apo epërsia (vlera) e ta pamit nga të prekurit, etj…”
[16]
* * *
Ishin këta dy shembuj nga tefsiri ezoterik i Alusit, në të cilët pamë se si ai është përpjekur të depërtonte në të fshehtat e kuptimeve ezoterike të Kur’anit fisnik.
Sa u përket dijetarëve në lidhje me këtë tefsir, ata kanë shfaqur mendime të ndryshme. Mendimi i shumicës dërrmuese të dijetarëve, e në krye të tyre i Ibn Kajjim El Xhevzijes, është se tefsiri ezoterik lejohet vetëm nëse i plotëson këto kushte:
1. Kuptimi i brendshëm të mos jetë në kundërshtim me kuptimin e jashtëm të ajetit;
2. Kuptimi (komentimi) ezoterik të jetë i shëndoshë në esencë;
3. Në komentimin ezoterik të ketë një shenjë aluduese edhe nga kuptimi sipërfaqësor
[17];
4. Në mes kuptimit ezoterik dhe kuptimit të jashtëm të ajetit të ketë një lidhje dhe përputhshmëri.
Kurse Dr. Dhehebiu, në lidhje me kushtet për të qenë i pranuar tefsiri ezoterik-aluziv, thotë: Për të qenë ky tefsir i pranuar, duhet të plotësohen këto 5 kushte:
1. Kuptimi i brendshëm-ezoterik i ajetit të mos jetë në kundërshtim me kuptimin e jashtëm ekzoterik të tij;
2. Të mos pretendohet se kuptimi ezoterik ka qëllim tjetër nga ai ekzoterik (i jashtëm);
3. Komentimi i fjalëve të mos jetë larg çdo kuptimi real dhe i pakapshëm;
4. Komentimi ezoterik të mos jetë në kundërshtim as me Sheriatin dhe as me logjikën e shëndoshë, dhe
5. Ky komentim të ketë përkrahje e mbështetje në Sheriatin islam.
[18]
Në lidhje me këtë konstatime të Dr. Dhehebiut, Dr. Sejjid Xhibrili, thotë: “Atëherë, sipas këtyre kushteve të parashtruara nga Dr. Dhehebiu, unë nuk shoh ndonjë dallim të madh ndërmjet tefsirit të përgjithshëm dhe atij ezoterik, dhe them se neve megjithatë na mjafton ajo që na ka ardhur nga tefsiri i përcjellë nga vetë Kur’ani, Pejgamberi a.s., ashabët dhe tabiinjtë, ose nga ajo që kuptohet vetvetiu nga domethëniet e gjuhës arabe.”[19]
Është një konstatim i përgjithshëm se, edhe pse në një masë të madhe Alusi ka arritur të mos largohej fort nga kuptimet sipërfaqësore të ajeteve të ndryshme, që ka komentuar edhe nga aspekti ezoterik, ata megjithatë, këtë lloj të komentimit e shohin si të dëmshëm e të rrezikshëm, madje edhe të panevojshëm.[20] Këta dijetarë mendojmë se, nëse do t’u hapej dera komentimeve të tilla, atëherë do të humbte vërtet esenca e synuar e ajeteve, dhe do t’u jepej rasti mendjeve të sëmura që Kur’anin ta komentojnë sipas tekave të tyre. Zaten ky lloj tefsiri si dhe ai i sufinjve, ishte pretekst që shumë prej fraksioneve të humbura, siç janë shiinjtë ithnaasherije, ismailinjtë, batininjtë, kadianinjtë, behainjtë, ahmedinjtë e të tjerë, të komentonin ajetet kuranore sipas interesave të tyre.

Vlerësimet e dijetarëve për tefsirin e Alusit
Duke folur për tefsirin e Alusiut, Dr. Dhehebiu ndër të tjera, thotë: “Vepra e dijetarit të madh Alusi është një enciklopedi e vlefshme në lëmin e tefsirit, e cila përfshin qëndrimet e mufesirëve të mëhershëm. Në të mbretëron një ngjyrë kritike, gjithmonë e arsyeshme. Është shumë i matur në fjalë ndaj disa tefsireve të tjera dhe kjo tregon për kulturën e mirësjelljes dhe afinitetin e tij.”
[21]
Ndërsa Dr. Abdulgafur Mahmud Mustafa Xha’fer citon mendimin e Dr. Muhammed Sejjid Xhibrilit
[22], me të cilin pajtohet plotësisht, se “tefsiri i Alusit është prej tefsireve më të vëllimshme, më të sakta dhe më gjithëpërfshirëse, dhe prej tefsireve që më së shumti është analizuar e studiuar nga ana e dijetarëve bashkëkohorë.”[23]
Në fund, mund të konstatojmë se ky tefsir madhështor është një vepër shumë e dobishme në lëmin e tefsirit, dhe nga dijetarët është vlerësuar shumë lart. Në edicionet e reja bashkëkohore zakonisht botohet në 30 vëllime. Botohet dhe ribotohet në të gjitha anët e Botës Islame.


[1] Dr. Hasen Abidu “Dirasat ve mebahith fi tarih et-tefsir ve menahixh el mufessirin”, fq.141, Kajro 1991
[2] Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebi “Et-Tefsir vel mufessirune”, vëll. I, fq. 333, Kajro 1985
[3] Dr. Muhamed Sejjid Xhibril, “Med-hal ila menahixh el mufessirin”:, fq. 217, Kajro, 1987
[4] Alusi “Ruhul Meani…” vëll. I, fq. 4, Bejrut, pa vit botimi, e botuar nga shtëpia botuese “Dar Ihjau-t--turath el arabi”.
[5] “Ruhul Meani”, vëll. I. fq. 132
[6] Shih “Ruhul Meani”, vëll. 28, fq.94.
[7] “Ruhul Meani…” vëll. II, fq.132.
[8] “Ruhul Meani…” vëll. VI, fq. 86-87.
[9] “Ruhul Meani…”, vëll. XII, fq. 45
[10] Dr.Muhammed Husejn Edh-Dhehebi “El Israilijat fi-t-tefsiri vel hadith”, fq 148, Kajro 1986.
[11] “Ruhul Meani…” vëll. 28, fq. 125-128.
[12] “Et-Tefsir vel mufessirune”, vëll. I, fq. 338, Kajro 1985.
[13] “Ruhul Meani…”- nga parathënia, vëll I, fq. 5.
[14] Po aty, fq. 7
[15] Dr. Muhammed Sejjid Xhibril, “Med-hal ila menahixhil mufessirin”, fq. 224, Kajro 1987.
[16] “Ruhul Meani…”, vëll. 13, fq. 135-136.
[17] Dr. Xhum’ah Ali Abdulkadir “Zadu-r-Rragibin fi menahixh el mufessirin”, fq123, Kajro, 1986; Shih edhe Mennaul Kattan “Mebahith fi Ulumil Kur’an” fq. 368-369, Kajro, 1995.
[18] “Et-Tefsir vel mufessirune” vëll. II, fq.
[19] “Med-hal ila menahixhil mufessirin”, fq. 231.
[20] Po aty, fq. 232.
[21] “Et-Tefsir vel mufessirune” vëll. I, fq. 341-342.
[22] “Medhal ila menahixhil mefuessirin”, fq. 223.
[23] Dr. Abdulgafur Mahmud Mustafa Xha’fer “Min tabekat ve medaris ve menahixh tefsir el Kur’anil Kerim”, fq. 297, Kajro, pa vit botimi.



Dr. Ali ILJAZI


Tropika - kreativiteti gjuhësor
Shkenca që merret me elokuencën e Kur'anit (ar. Belaga), ndahet në tre lëmi: sintaksa (ilmul-me'ani), stilistika (ilmul bejan) dhe tropika (ilmul - bedi'). Kjo e fundit ka qenë lëndë e ndarjes në mes dijetarëve, ngase muffesirët nuk e kanë ndarë nga shkenca e stilistikës deri në shekullin e shtatë të hixhretit, kur imam Bedruddin in Malik ed-Dimeshki në librin e tij - Misbah - elokuencën e Kur'anit e ndanë në tre disiplinat e përmendura dhe kështu shumica e dijetarëve më pas e kanë pasuar këtë ndarje. Pra, sintaksa është disiplinë e cila merret me kompozimin e përkryer kur'anor (nadhm), stilistika e fjalive dhe figurave me të cilat arrihet qëllimi kuptimor dhe ekspresioni, ndërsa tropika jep aksent në momentet kreative gjuhësore. Tropika është në realitet është disiplinë e cila studion kreativitetin gjuhësorë me të cilat zbukurohet dhe dekorohet gjuha në mënyrat më të bukura. Versetet aq shumë janë të zbukuruara me tropime sa që në disa versete edhe pas shumë leximeve nuk i vërejmë si sintagmë të vërtetë. Është interesant që imam Sujutiu në "Itkanin" e tij, dhe Ibn Ebu Asbe'a në librin e tij "Bediul-Kur'an", kanë përmendur mbi njëqind trope të ndryshme që janë të përdorura në Kur'an. Ndërsa vet gjuha kur'anore, si të themi, është natyrshëm e pasur, kështu që estetika e tij vërehet edhe nëpërmes segmenteve integrale dhe parciale. Tropet janë mu ato pjesë gjuhësore parciale të cilat janë të pandara nga ato integrale, si nga pikëpamja e tij semantike, kompozuese dhe metrike.Këto janë, pra, momentet kreative të cilat plotësojnë shprehjen estetike dhe kuptimet e pasura.Le të studiojmë versetin kur'anor vijues i cili është i zbukuruar me një varg dekorimesh të ndryshme: "Thuaj: "O Allah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë"! (Kur'an, 3:26) Përveç kuptimit madhështor me të cilin aludon verseti pas leximit integral, le të vështrojmë momentet e tija parciale kreative. Verseti fillon me: "O Allahu im i Cili ke tërë pushtetin (ose o Posedues i çdo pushteti ekzistues), sikur me këtë vendosin titullin e tërësisë kur'anore e cila pason, duke aluduar që, Ai që ka pushtet absolut ka fuqi të bëjë çdo gjë. Me këtë "titull", lexuesi i Kur'anit kupton të drejtat e Sunduesit Absolut. Ti i jep pushtet kujt të duash, Ti ia heq pushtetin kujt të duash. Ti ngritë kënd të duash, Ti përulë kënd të duash. Kur'ani këtu shërbehet me dy lloje të tropikës - antitezën (et-tibak) dhe antitezën simetrike të përbërë (el-mukabela), për të ngulitur në vetëdijen e besimtarit që varësia është vetëm prej Allahut. Ai jep dhe heq pushtet dhe vetëm Ai është Sundues Absolut!? Ai ngrit, Ai zbrit! A nuk janë antiteza: jep - merr, ngritë - poshtëron, këto janë një proces në kontinuitet. Pra, versetet e zbukuruara me trope mahnitëse me fjalë që janë opozitë njëra me tjetrën, Kur'ani arrin edhe bukurinë e shprehjes dhe fuqinë e kuptimit.
Fenomeni kohë dhe fenomeni i jetës dhe vdekjes
Allahu i Madhërishëm vazhdon: "Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do! (Kur'an, 3:27) Përsëri një mori zbukurimesh të cilat njëkohësisht zbukurojnë dhe pasurojnë kuptimet.Zbukurimi i parë është i ashtuquajturi inversion (el-aks), fjalët: futë dhe nxjerrë ndërsa i dyti i ashtuquajturi paronomazi (el-xhinasu en-nakis) në të dy fjalët e cekura që përputhen me disa komponentë të përbashkëta - numrin e shkronjave, vokalizim dhe renditjen e tyre. Përveç që këto versete vazhdojnë të tregojnë në fuqinë absolute të Allahut, me këto lloje të tropeve tregohet edhe në dy fenomene interesante të jetës, ndaj të cilave njeriu është dëshmitarë, por edhe i paaftë t'i ndryshoj, e këto janë fenomeni kohë, e cila patjetër kalon, dëshmitarë i përhershëm i të cilës është Allahu absolut dhe fenomeni i jetës dhe vdekjes, pronar i të cilave është i vetmi - Krijuesi Absolut.Është e pamundur të paraqitet ky imazh i bukur me tekst konciz me versete të zbukuruara me mjeshtëri, me tropet të cilat secila në mënyrë të veçantë aludon në kuptim të ri apo paraqitje e cila nuk është lënë nga vet konteksti i këtyre verseteve si dhe nga vet "titulli" i kësaj pjese të Kur'anit: "O Allah, Sundues i çdo sendi".Llojet e tropikës mund t'i kuptojmë edhe më bukur, dhe mendjemprehtët do të marrin mesazhe të urta dhe të dobishme në versetet vijuese kur'anore:"...E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,Ne do ta përgatisim për më të vështirën.E pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi, kur ai të zhduket.Detyrë e jona është vetëm të udhëzojmë.Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo.Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.Që aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri.I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps.Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,..." (Kur'an, 92:5-18) Në të gjithat aludon antiteza në fjalët: ndanë, është i devotshëm, më të mirën e çmon të vërtetë, kundruall: koprracit, mbahet i pavarur, përgënjeshtron të mirën,... të gjitha këto imazhe të ndryshme të cilat përsëri me antitezë aludojnë në kohën, në krijimin dhe në veprimet e ndryshme të njerëzve:"Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!Pasha ditën kur ajo shkreptin!Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë". (Kur'an, 92:1-4)

Qëndrimi i Muhammedit s.a.v.s. ndaj grave


Mr. Besa Ismaili-Ahmeti

Eksploatimi sistematik i grave përmes mohimit të të drejtave të tyre për jetë, arsim, trashëgimi, liri të shprehjes dhe lëvizjes, mohimi i të drejtave të tyre politike dhe arritjes së shanseve ekonomike, ngufatja e tyre intelektuale dhe shpirtërore dhe ajo më e rënda - infanticidi femëror - ishin vetëm disa nga mënyrat e jetesës në shoqërinë paraislame të arabëve në të cilën lindi i Dërguari i Allahut , Muhamedi s.a.v.s.
Ishte kjo shoqëri që po funksiononte në bazë të sistemit të traditave, dokeve, zakoneve fisnore, e zhytur në idhujtari e besëtytni. Të tilla ishin të gjitha shoqëritë e asaj kohe dhe para saj si ajo greke, romake persiane, hindu etj.
Gratë ishin në gjendje të mjerueshme pa qenë asnjëherë në pozitë të protestojnë, kundërshtojnë. Gratë (që kishin fatin të mos jenë të varrosura që në lindje pse kishin lindur vajza) nuk kishin të drejtë arsimimi, martesë/shkurorëzimi me pëlqimin e saj, nuk trashëgojnë, nuk gëzonin fitimet e punës së saj, nuk pyeteshin për fëmijët e tyre, rriheshin dhe vriteshin pa dhënë kush llogari për to, jepeshin, shiteshin dhe shkëmbeheshin varësisht nga teket e të tjerëve. Nuk pati asnjë njeri që të bënte diçka për to dhe asnjë zhvillim në shoqëri që do të zbuste sado pak dhembjet dhe të vuajtjet e tyre.
Pastaj erdhi Muhamedi.
Shfaqja e Muhamedit në këtë shoqëri, respektivisht shpallja hyjnore me të cilën u obligua shënon një kthesë esenciale, një ndryshim historik në pozitën e grave.
Muhamedi s.a.v.s po thërriste për barazi mes burrave dhe grave, për ndjeshmëri dhe respekt ndaj tyre, po apelonte tek njerëzit që të kenë frikë Zotin për ato që po bënin/nuk po bënin ndaj grave.
Muhammedi s.a.v.s përmes shpalljes Hyjnore të Islamit vendosi dhe sistemoi të gjitha të drejtat, obligimet dhe përgjegjësit që do ngritin gruan në statusin fisnik të saj që ajo meritonte. Status ky që nuk u arrit në asnjë sistem tjetër më parë apo më pas.
Muhamedi s.a.v.s u mësoi prindërve të vajzave që nëse kujdesen mirë për to dhe i edukojnë siç duhet do të jenë në xhenet; nëse u flasin mirë atyre, ato do të flasin mirë për ta në Ditën e Gjykimit. Muhamedi s.a.v.s u mësoi njerëzve që xheneti është nën këmbët e nënave të tyre. Muhamedi s.a.v.s i mësoi njerëzit të mos bëjnë dallime mes fëmijëve të tyre as sa një hurmë. Muhamedi s.a.v.s i mësoi etërit t'u japin vajzave të tyre nga pasuritë e tyre, dhe mos të marrin nga pasuria që u japin burrat e tyre. Ai i mësoi burrat sesi të sillen mirë dhe drejtë me gratë e tyre në martesë, por edhe në rast të prishjes së martesave të tyre. Ishte Muhamedi s.a.v.s që i mësoi njerëzit sesi të sillen me bijat e tyre të martuara. Ai u mësoi njerëzve sesi të konsultohen me gratë apo bijat e tyre. Nga Muhamedi s.a.v.s mësohet më së miri se si bisedohet, sesi zhvillohen mendimet e pavarura, sesi legjitimohen mendimet e grave në shoqëri. Nga Muhamedi s.a.v.s. mësohet sesi të ndihmohen gratë në punët e shtëpisë, në nxënien e dijes, në shoqëri etj. Ai ua ilustroi njerëzve mësimin më të mirë për pasojat në rast të ndërhyrjeve pa vullnetin e grave në personalitetin e tyre. Ai, s.a.v.s tha - gratë i ngjajnë bririt, kur mundohesh ta drejtosh, e thyen - ndërkohë që Ai s.a.v.s, tek gratë e kësaj bote shënon ndikimin më pozitiv dhe më të madh të të gjitha kohërave deri në Ditën e Gjykimit!
Konkretisht, i Dërguari i Allahut, ka proklamuar barazinë në status dhe rëndësi të të dy gjinive në katër shtylla kryesore të ekzistencës dhe interaksionit njerëzor:
a ) çështjet fetare (Kurani Famëlartë demanton tregimet në Dhiatën e Vjetër që denigrojnë gruan. Nuk gjendet asnjë argument që gruaja është krijesë me më pak vlerë se mashkulli, apo fajtore për mëkatin e Ademi a.s)
b) obligimet fetare dhe shpërblimet për kryerjen e tyre (33:35); obligimet etike dhe shpërblimet për to në mënyrë shumë eksplicite (4:124),(16:97)
c) në arsim (të gjithë janë të obliguar të marrin mësim qoftë deri në Kinë, Kurani vazhdimisht urdhëron të lexojmë, mësojmë, mendojmë, meditojmë. Ligjëratat e Muhamedit s.a.v.s dëgjoheshin si nga burrat ashtu edhe gratë etj
d) të drejtat ligjore të garantuara që nga lindja deri në vdekje: Gruaja trashëgon (4:7-11), njerëzit sanksionohen nëse u mohojnë këtë të drejtë (4:19), specifikon qartë që dhurata e paramartesës i takon asaj (2:229, 4:19-21-25). Në rast të kryerjes së çfarëdo vepre penale dënimi për gruan nuk është as më i vogël as më i madh sesa për burrin në rast të njëjtë (5:41; 24:2). Edhe ajo kompensohet , dëmshpërblehet njësoj si edhe burri.
Shoqëria që proklamoi Muhamedi s.a.v.s. është një shoqëri dy gjinore ku secila nga palët bartin përgjegjësi të caktuara, dhe nuk jetojnë as në pavarësi dhe as në varësi nga njeri tjetri, por kanë një rol (të barabartë) komplementar. Prandaj edhe kjo formë e ndarjes së punëve në Kuran që obligon burrin të punojë, fitojë dhe të jetë përgjegjës për furnizim ( 2:233). Vetëm duke qenë në ndërvarësi me njëri tjetrin, mund të ketë prosperitet në një shoqëri, dhe të shmangen dukuritë destruktive ku individi jeton, mendon, fiton, shpenzon , ushqehet vet dhe vetëm për vete.
Tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s gjendet argumenti më i mirë se fuqizimi i grave në shoqëri fuqizon shoqërinë në tërësi dhe anasjelltas.
Historia nuk shënon asnjë shembull të ngjashëm si ajo në historinë e shkencave islame ku gruaja luan rol aq aktiv dhe të rëndësishëm. Shkenca e hadithit (jeta dhe vepra e Muhamedit s.a.vs.) shënon numrin më të madh të dijetareve të dalluara, dëshmia dhe gjykimi i të cilave përbën numrin më të madh të argumenteve mbi të cilat bazohet vet Islami.
Muhamedi s.a.v.s rekomandonte që në mungesë të tij, për çështje fetare njerëzit të pyesin gruan e tij, Aishen r.a. Pas vdekjes së tij Aisha r.a ishte burimi kryesor i informatave për Muhamedin. Ajo shquhej për mendjemprehtësi dhe gjykim, ishte e zonja në medicinë dhe poezi.
Vajzat e Muhamedit s.a.v.s patën ndikim në jetën e tij dhe në vet përhapjen e Islamit, sidomos Fatimja r.a.
Muhamedi s.a.v.s u lind bonjak, dhe u rrit pranë nënës pa babanë, u fuqizua pranë Hatixhes, u ndihmua deri në vdekje nga gratë dhe bijat e tij. Paramendoni si do te ishte jeta e tij pa këtë 'krah' të shoqërisë në jetën që ai bënte? Apo ndryshe, paramendoni edhe si do të jetonin ato (nëse fare do të jetonin) pa Shpalljen e Islamit përmes Muhamadit s.a.v.s?
Në kohën kur historia e njerëzimit shënoi kthesën nga errësira në dritë aty u shkruan edhe emrat e Ebu Bekrit, Omerit, Aliut e Othmanit së bashku me emrat e Sumejes (dëshmorja e parë), Hatixhes (besimtarja e parë), Aishes, Um Selemes, Esmasë, Um Habibës, Hafsasë, Atijes, Sehlasë, Rauda etj.
Asnjë histori e asnjë civilizimi tjetër nuk përmban më shumë emra meritore grash sesa civilizimi islam.
Prandaj edhe faktet e sotme: Islami shënon një rritje prej 237%, sot në botë vetëm në SHBA 100.000 njerëz për një vit kanë pranuar Islamit. Prej tyre shumica gra. Nga katër të konvertuar, tri janë gra. A thua pse?
Islami ofron dinjitet, drejtësi, paqe, vet-vlerësim dhe vet-respekt për të gjithë.
Por përkundër të gjitha të vërtetave, akoma ka njerëz që besojnë që Muhamedi s.a.v.s dhe Islami në të cilin ai s.a.v.s ftoi njerëzimin, është kobzi për gratë. Shumë ashiqare, gratë mendojnë ndryshe! Mbase të tillët akoma mendojnë që gratë nuk munden të dinë, të mendojnë dhe të gjykojnë drejtë për veten e tyre! Mu nga ato mendime raciste dhe johumane dalin sot edhe paragjykimet nën petkun e 'patriotizmave' që kushdo nga gratë që sot në Kosovë përcjellë me zemër dhe përpikëri mësimet e Kuranit dhe të Islamit si dhe shëmbëlltyrën e Muhamedit s.a.v.s nuk bëjnë tjetër veçse kopjojnë shoqërinë arabe! Prej nga rrjedhe edhe mohimi nga e drejta e femrave sot në Kosovë për arsim, punësim, dhe liri për përcaktim dhe vendim- marrje për jetët e tyre.
Nga synimi i secilit besimtar dhe besimtare muslimane që të përcjellë, zbatojë dhe adoptojë praktikat më të mira të zhvillimit njerëzor që ndonjëherë i ka njohur historia e njerëzimit të mishëruara në personalitetin e Muhamedit s.a.v.s, ato/ata po mundohen të prapësohen nga njerëzit e caktuar nga klube të caktuara, mendësia e të cilëve fare nuk dallon nga mendësia e shoqërisë paraislame të arabëve tek të cilët Allahu dërgoi Muhamedin s.a.v.s tek i cili gjenden virtytet ma të mira. (El-Kalem 4).
Muhamedi s.a.v.s edhe në hutben e tij lamtumirëse porositi për drejtësi ndaj grave dhe mosdhunë ndaj vetvetes: të respektohet dhe të ruhet Amaneti i Allahut! - tha Muhamedi s.a.v.s duke aluduar në gratë.

Madhërimi i Allahut xh.xh.

Xhelal XHEMAILI

Në fillim të kësaj hutbe i shprehim faleminderimet dhe lavdërimet tona të sinqerta Krijuesit të gjithësis Allahut të Madhërishëm.Salati dhe selami-shpëtimi dhe paqja e Allahut Fuqiplote qoft mbi Pejgamberin tonë Muhammedin s.a.v.s. poashtu mbi familjen e tij të pastërt dhe mbi shokët as-habët e tij të sinqert , Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë !
Allahu xh.sh në Kur’an thotë:“O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).(El-Bekare,21-22).
Vellezër besimtarë!
Me këta ajete Kur-anore Allahu Fuqiplot na drejtohet neve besimtarëve,dhe të gjithë tjerëve dhe na e bën me dije se ne duhet gjithsesi Ate ta adhurojmë,Ate ta madhërojmë,Atij ti bëjmë respekt,sepse siq thotë Ai na krijoi,Ai na furnizon me shumë të mira -ni’mete,për të cilat duhet dhe e kemi për borxh ti faleminderohemi në çdo moment vetëm Atij.Dhe nuk guxojm ta mohojmë apo ti bëjm shokë-shirk,sepse ky është një ndër gjynahet më të mëdha të cilin Allahu xh.sh. nuk e falë,gjë të cilën e vërteton Muhammedi a.s. në një hadithë të tij ku thotë:“Allahu xh.sh. është në gjendje të falë çdo gjynah tjetër përveç shirkut”.
Vëllezër besimtarë!
Nëse mendojnë njerëzit gjithnji në madhërinë e All-llahut xh.sh, asnjëher nuk do të bënin gjynahe ndaj Tij".Ne duhet dhe e kemi për obligim fetar që Allahun Fuqiplot ta duam ta adhurojme, ta madhërojm dhe ta njohim ashtu bukur siq e meriton Ai,dhe ti aplikojmë të gjitha urdhërat e Tij,këtë e bën besimtari i sinqertë që e ka imanin e plotë dhe të kompletuar,kurse munafikët gjithashtu edhe mohuesit,tallen dhe mundohen ti mohojnë argumentet bindëse që nuk mundë dhe nuk ka të drejtë askushi ti mohoj argumentet e vërteta,por ata përsëri e bëjnë këte edhe pse e dijnë të vërtetën.
Allahu xh.sh për ta në Kur’an thotë: "Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë …". (El-Enam: 91).
Allahu xh.sh madhërohet dhe respektohet duke i kryer ne detyrat-obligimet që i kemi ndaj Krijuesit tonë.Por për fat të keq ka sot shumë njerëz që hyjnë në namaz me trup, mirëpo mendja e tij shetit tërë botën dhe nuk kupton kur përfundoi namazi. Ka njerëz që hynë në namaz, kurse zemrën e kanë në dynja, në treg-pazar apo te epshet-emocionet.Për këta njerëz në Kur-an thuhet:"Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!".(Ez-Zumer: 67).Vëllaut dhe motrës muslimane ua bëjmë me dije se nuk ka islam pa vepra të mira,nuk ka islam pa adhurim dhe respekt ndaj Krijuesit të botërave,nuk ka islam për ata që e kanë haruar All-llahun dhe nuk ka islam për ata që nuk i zbatojn mësimet e Tija! Mos mendojnë dhe mos harojnë ata të cilët janë dhënë pas epsheve dhe harameve dhe ata që janë të larguar nga Kur'ani dhe sunneti se do të jetojnë përgjithmonë në këtë botë! O ju që jeni zhytur në gjunahe dhe gabime! Deri kur më në këtë gjendje! A nuk ju bie ndër mendë se një ditë do të duhet të dalim para Krijuesit tonë i cili na krijoi në formën më të bukur dhe na dalloi me mendjen-logjikën nga krijesat tjera dhe na bëri zavendës (halife) në tokë.Vëllezër brsimtarë!All-llahu ua tërhjek vërejtjen njerëzve nga denimet e Tija,kurse njerëzit ende po vazhdojnë në këtë drejtim shumë të gabuar.Disa njerëz ende nuk vetëdisohen dhe nuk duan ta kuptojnë.A e dini se kur do të vetëdisohen dhe kur do ta kuptojnë?! Atëherë kur do tu vijë meleku i vdekjes te koka,atëherë do ti kujtohet kjo e do të thotë:"E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen". (El-Muminun: 100).O vëllezër besimtarë!Mos të ndodhë edhe me ne e njejta gjë si me ata të cilëve kur ju vjen vdekja do ti luten Allahut xh.sh duke i thënë: “O Zoti im më kthe prap në dunja,që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!”,por vëllezër besimtar duhet ta dijmë se kthim prapa nuk ka,përveç daljes-ballafiqimit tonë me Krijuesin e botërave i cili gjykon vetëm drejt.Në fund të kësaj hutbes vëllezër besimtarë!Kërkojmë prej All-llahut xh.sh. ndihëm, që të na ndihmojë në përmisimin e gjendjes së muslimanëve në çdo vend, dhe të na ndihmojë të kapemi për librin e Tij Kur-anin dhe sunnetin e pejgamberit s.a.v.s.O Zot të lusëm të na ndihmojsh që njëher e përgjithëmon të largohemi nga haramet dhe punët e këqija,sepse ato na çojnë edhe më tej në humbje dhe shkatërim.O Zot,Krijues i botërave na udhëzo neve dhe gjithë muslimanët mbarë botës kudo që gjinden ata.Amin.


Hutbe e mbajtur në xhaminë e fsh.Sedllarcë,

E përgaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili.

MËNYRA E THIRRJES, SHPJEGIMIT TË ISLÂMIT DHE CILËSITË E THIRRËSIT


Zymer RAMADANI

Komunikimi me shtresa të ndryshme njerëzore, kërkon një angazhim të mirëfilltë dhe intensiv. Andaj, thirrësi duhet të jetë i përgatitur shumë mirë për atë që thërret, të ketë njohuri të gjerë fetare e kulturore dhe të ketë parasysh vendin, kohen dhe shtresën që i drejtohet. Njohja e opinionit dhe mentalitetit të tyre, lehtëson punën e thirrësit, po ashtu edhe i nxit ata që të jenë më të gatshëm për pranimin e asaj që predikon ky thirrës.
Pasi që Kur’ani Fisnik është një libër hyjnorë, i zbritur nga All-llahu xh. sh., ai, u drejtohet të gjithë popujve, pa bërë kurrfarë dallime etnike apo nacionale. Vlen për të gjitha shtresat, si për të pasurin ashtu edhe për të varfrin, si për të bardhët ashtu edhe për të zitë, qofshin qytetarë apo fshatarë. Për këtë shkak, përmbajtja apo ajetet e Kur’anit, kanë një stil dhe mënyrë të ëmbël por edhe të mrekullueshme, që me anë të kësaj, ai që ftohet në këtë fe hyjnore, qysh nga hapat e para të ketë mundësi ta e shijoje këtë mrekulli si në aspektin stilistikor të që përmban Kur’ani ashtu edhe në aspektin e pranimit të këshillave që ofron ai. Për këtë shkak, predikuesi fetarë duhet ta ketë parasysh metodën që kishte Pejgamberi a. s. gjatë predikimit të Islâmit. All-llahu i Madhëruar e kishte urdhëruar atë që të jetë sa më i butë, tolerant, dhe dashamirës në thirrje. Në këtë kontekst, e urdhëron Pejgamberin a. s. por edhe të gjithë muslimanët në përgjithësi: ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنْ ضَلَّ عَنْ سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit”.
[1]
Pasi që ky ajet na përfshinë të gjithë muslimanëve, e në veçanti personat adekuat-thirrësit Islâm apo bashkësitë muslimane- duhet që gjithmonë ta kemi si shembull Pegamberin a. s. Për t’i realizuar planet dhe për ta plotësuar mesazhin e All-llahut xh. sh., Muhammedi a. s. ka ndjekur dhe përcjell këto hapa të cilat do të shërbejnë edhe për ne:
a) Përgatitja e shumë anshme e tij për davet/thirrje;
b) Formimi dhe organizimi i kuadrove më të mira që i nevojiteshin;
c) Shumimi i numrit të muslimanëve që të kenë një qendër të veçantë;
d) Më në fund përpilimi i administratës shtetërore dhe shpallja e shtetit Islâm.
Për t’i realizuar këto, Muhammedi a. s. është dashur të ketë një durim dhe koncentrim tejet të madh sepse këto pika dhe tjera nuk janë realizuar për një apo dy vite. Plot njëzet e tri apo njëzet e pesë vite i janë dashur Muhammedit a. s. dhe shokëve të tij që të ia arrijnë qëllimit, që ne sot ta kemi Islâmin sa më të gatshëm dhe më të saktë. Të gjitha këto në vete ndahen në pika të tjera që nga dita kur filloi thirrja Islâme. Ndërsa këtyre duhet kushtuar një rëndësi të veçantë të gjitha shtresat njerëzore të cilët deklarojnë se janë musliman.
a-a) Në këtë grup vlen të ceken fjalët e thirrësit bashkëkohor musliman Hasan el-Hudejbiut, ku ndër të tjera thotë: “Së pari nevojitet që Islâmin ta e ngulitni në gjokset dhe zemrat tuaja në mënyrë që shteti Islâm të jetë prezentë edhe në vendet tuaja”.
[2] Me një thënie tjetër, thirrësi duhet të jetë i përgatitur shpirtërisht, duke qenë i edukuar personalisht, të jetë i përpiktë në punët e sidomos në ibadetet farze bashkërisht me xhemat. Pas kësaj të ketë njohuri të literaturës burimore, të njohë shkencën dhe metodologjinë e hadithit, tefsirit etj. njohja e metodologjisë dhe renditjes së ajeteve dhe haditheve luajnë një rol të madh në suksesin e thirrësit. Edhe përgatitja trupore dhe materiale ka një rëndësi të madhe sepse edhe Pejgamberi a. s. ka theksuar se muslimani i fortë është më i vlefshëm tek All-llahu se ai i dobëti.
b-b) Për të pas sukses në punë patjetër se nevojiten mbështetësit dhe kuadrot e forta në mënyrë që të arrihet në qëllimet dhe çlirimet e zemrave të injorantëve. Nevojitet mbështetja familjare dhe e të afërmeve të tjerë në mënyrë që më lehtë të kalohet tek klasa më e largët; vendasit, atdhetarët, shtetet fqinje dhe në këtë mënyrë të gjithë të arrijnë lumturinë dhe shijojnë Islâmin. Ndihma e Hatixhes kur i kishte thënë Pejgamberit a. s. se nëse askush nuk do të besoje, unë do të përkrah, ishte një ndihmë ndër më të mëdhatë që pat Pejgamberi qysh nga dita e parë. Më pas pasuan shokët e ndërsehem të tij që më së shumti u besonte dhe u bënë një kështjellë e pa thyer.
c-c) Pasi që thirrja filloi nga të afërmit, përmes këtyre mesazhi Islâm u shpërnda nëpër të gjithë siujdhesën arabe. Pejgamberi a. s. përmes ambasadorëve filloi të u dërgonte shkresa
[3] mbretërve dhe me këtë pas një kohe u rrit numri i muslimanëve, më pas dërgoi edhe mësues etj. Sot ne i kemi në dispozicion radiot, gazetat, faqet e internetit dhe kanalet e ndryshme televizive përmes të cilave mundë të përcjellim rrugën e Pejgamberit në përhapjen e Islâmit.[4]
d-d) Kryerja e të gjitha planeve me sukses ka bërë që më në fund Muhammedi a. s. të formoje administratën shtetërore dhe të shpalle shtetin Islâm. Kur e panë fiset arabe dhe të vendeve të huaja drejtësinë e Pejgamberit a. s. filluan që t’i bashkëngjitën në formimin e një shteti, ku të gjithë do të ishin të njëjtë. I gjithë thelbi i synimit është që të dihet zyrtarisht vendi dhe udhëheqësi i muslimanëve. Sepse shteti është shumë i lidhur ngushtë me vendin dhe hapësirën e tij sa që nuk pranohet një shtet nëse nuk ka vend dhe hapësirën e tij.
[5] Në anën tjetër mori fund hixhreti/shpërngulja e muslimanëve dhe shqetësimet e tyre. Tani më ata kishin një qendër ku drejtoheshin edhe pse më parë kanë pasur qendrën e quajtur Bejtu’l Erkâm e cila kishte luajtur një rol të madh në organizimin dhe tubimin e muslimanëve.
Xhamin të cilin e kishin ndërtuar në Medinë, kryente rrol të madh, duke filluar me faljen e namazit, tubimet për çështjet shtetërore, organizimet, mësim besimi, aktivitetet e ndryshme, dërgimi i ambasadorëve etj. Thënë shkurtë në atë kohë xhamia nuk ka shërbyer vetëm si vend për faljen e namazeve përderisa sot shërben vetëm për ibadet. Ndër pikat tjera shumë të rëndësishme që i realizoi Pejgamberi a. s. për krijimin e shtetit mundë të themi se ai menjëherë filloi të bënte numërimin e popullatës, caktimin e kufijve, nënshkrimin e marrëveshjeve me të huajt etj.
Të gjitha këto u bënë me një përpikëri dhe besnikëri të lartë nga të gjithë ata muslimanë që morën pjesë. Nga kjo konkludojmë se, për të qenë i suksesshëm një thirrës Islâm, në mesin e disa kushteve që duhet t’i ketë parasysh veçojmë:
[6] që të jetë i durueshëm me njerëzit dhe parinë njerëzore, të ketë vullnet në punë, të ketë shpresë se puna e tij do të ndikoje në opinion, të ketë sjellje të buta, të jetë i sinqertë në atë që fletë, sa të ketë mundësi të bashkohet me popullin që nga afër të kuptoje gjendjen e tyre, të vlerësoj mendimet e të tjerëve, të mos pesimizohet në rastet kur nuk mundë të arrije atë që dëshironë etj. në këtë mënyrë do të kishte sukses të madh çdokush që të merrte për barrë këtë detyrë të shenjtë hyjnore.

[1] Nahl, 16/125
[2] Prof. Dr. Ramadan el-Bûtî, Fikhu’s-Sîre, f. 268, Bejrut, 1978.
[3] Më gjerësisht shih: Muhammed Hamidullah, “Hazreti Peygamber'in Altı Orijinal Diplomatik Mektubu ve Arap Yszısının Temeline Giriş”, İstanbul 1990.

[5] Muhammed Hamidullah, “İslâm’da Devlet İdâresi” f. 61-90, İstanbul 1998.
[6] Lidhur me kushteve dhe cilësive që duhet t’i ketë thirrësi preferohet libri në gjuhën shqipe nga Dr. Jusuf el-Kardavi, “Edukimi Kulturorë i Thirrësit”, Përktheu, Agim Abazi, Prishtinë 2002.

ALKOOLIZMI


Erëza Salihu*

Pa dyshim se prej cilësive negative të cilat e dëmtojnë individin, shoqërinë, familjen apo edhe një popull në përgjithësi, ekzistojnë një sërë sëmundje apo vepra të rrezikshme. Nga këto mundë të numërojmë një varg emrash të këtyre dukurive negative të cilat shoqëria jonë i njeh, por se shumë pak janë duke u ndërmarrë hapa për braktisjen e këtyre dukurive. Në mesin e këtyre dukurive negative shkatërruese bënë pjesë edhe alkooli. Vlen të cekët se nuk ka ndonjë organizatë qoftë zyrtare apo jo e cila i preferon një bashkësie konsumimin e kësaj pijeje dehëse.
Alkoolizmi është problem i dy fushave; i asaj shëndetësore dhe sociale, i cili lehtë mund te përfitohet e shumë vështir të shërohet.
Alkoolizmi është sëmundje që shkaktohet nga konsumimi kronik i pijeve alkoolike e që të shpie në paraqitjen e dëmtimeve të shëndetit fizik dhe psikik. Ndërsa personi që konsumon alkool ose alkoolist sipas OBSH (Organizata Botërore Shëndetësore) konsiderohet personi tek i cili është krijuar varësia fizike dhe psikike nga alkooli. Po ashtu personi i cili tregon sjellje të çrregullta të cilat vërtetojnë dëmtimet psikike dhe fizike të shëndetit janë si pasoj e konsumimit të alkoolit. Tek çdo person i cili konsumon këtë pije, mundë të kuptohet shumë lehtë ngecja dhe dëmtimi i tij. Për këtë nuk nevojitet që të bëhet një hulumtim i madh apo një analizë.

Rruga që shpie drejtë alkoolizmit

Ekzistojnë mënyra dhe drejtime të ndryshme që individin e qojnë gjerë tek përdorimi i kësaj pijeje. Për këtë shkak, kur t’i marrim parasysh disa çështje që ndoshta në shikim të parë duken jo problematike, ato e bëjnë individin që të gjejë një dukuri e cila sipas tij (personit që dëshiron të përdor alkool) është e arsyeshme dhe një lloj rrugëdalje nga gjendja që posedon.
Si shkak kryesor që shpie në alkoolizëm në aspektin sociologjik të njeriut, janë problemet sociale të cilat e drejtojnë individin në konsumimin e tij. Konsumimi i alkoolit bëhet në mënyrë për t’u ikur tensioneve, problemeve e telasheve të ndryshme, pastaj personat e bëjnë shprehi dhe pinë 5 deri 10 herë me shumë alkool si pasoj e rritjes se tolerancës ku vjen deri tek amnezia (harresa) alkoolike ku personi harron gjerat e një nate me par kur ka qenë duke pir atë. Dhe kështu ai fillon të pijë alkool edhe në vetmi d.m.th pa pranin e shoqërisë (ku tani më, në vetmi ka filluar dëshira patologjike e tij), kjo qon në humbje të kontrollit të këtij konsumuesi që është shenjë e varësisë fizike.
Në fazën e më vonshme, tek alkoolisti fillon pagjumësia, izolimi, gjykimi i vetvetes, stresi i madh dhe pendimi. Këto bëhen shkak për të konsumuar sasi edhe me të madhe alkoolike, ose dhe me keq se kjo; sjell mendime të tilla tek alkoolisti sa që ai të bëjë vetëvrasje si shkak i këtyre problemeve.
Personi i cili përdor alkoolin, bëhet person asocial, shkëput lidhjet me miqtë, kolegët, dashamirët, pastaj nuk ndjen as obligim ndaj familjes së tij. Tani më ai ka vetëm një deshir dhe një obligim të vetëm në jetën e tij e ajo dëshirë është pirja e alkoolit. Ai më nuk është në gjendje për të bërë asgjë që ngrisin moralin dhe vlerën e tij. Ky person ka arritur “NE FUND”, por ky fund mund të jetë dhe fillimi i një fundi pozitiv apo me një thënie tjetër, rruga drejt mjekimit të alkoolizmit…

Ndikimi i alkoolit në organizmin e njeriut

Pijet të cilat kanë përmbajtje alkoolike, veprojnë shumë shpejt në organizëm dhe kjo ndodh sepse alkooli ka peshë të vogël molekulare dhe në këtë mënyrë depërton lehtë në mukozë dhe shumë shpejt resorbohet (thithet). Kështu që kalon nëpër qeliza e sidomos në qelizat nervore të konsumuesit. Thithja e alkoolit fillon qysh në lukth e sidomos thithet më shpesh në zorrët e holla dhe në këtë mënyrë arrin në mëlçi ku dhe fillon zbërthimi i alkoolit. Ai, pastaj trajtohet në rrugë të ndryshme, përmes mushkërive ose veshkave (urinës). 90 % e tij zbërthehet ne dyoksid karboni dhe ujë.
Nëpër të gjitha organet që kalon alkooli në organizëm len gjurmë negative, deri në dëmtime te plota te këtyre gjurmëve. Andaj dhe konsumimi i tij konsiderohet sëmundje e jo ves dhe personi është alkoolist. Thënë shkurtë, alkooli dëmton pjesët organike më kryesore të njeriut.

“Dhuratat”që alkooli i fal organizmit

Përdorimi i çdo gjëje negative pa dyshim se sjell pasoja të rënda në organizmin e njeriut. Në këtë rast, alkooli trupin e njeriut e kaplon dhe e shndërron në një organizëm jo stabil dhe të sëmurë. Alkooli dëmton shumë pjesë organike. Nga këto po cekim vetëm disa më të rëndësishmet;
a) Dëmtimi i lukthit: Është sëmundje e cila paraqitet nga konsumimi i alkoolit, në fillim për shkak të rritjes së aciditetit të lukthit ku pastaj ky aciditet bije dhe paraqitet e ashtuquajtura “vjellje e mëngjesit”(vomitus matnitineus)
b)Dëmtimi i mëlçisë: Paraqitet në formë të verdhëzës së alkoolit, çrregullimeve yndyrore të mëlçisë dhe cirrozës se mëlçisë.
c) Dëmtimet e zëmrës dhe enëve të gjakut: Këto dëmtime janë shumë të shpeshta tek alkoolistet dhe se kjo paraqitet si pasojë e mungesës se vitaminës B gjegjësisht të asaj B1. mungesa e kësaj vitamine në trupin e njeriut sjell çrregullime.
d) Dëmtimi i pankreasit: Këto janë dëmtime akute ku ndodhin për shkak të konsumimit të pijeve të forta alkoolike dhe paraqitet narkoza e pankreasit që shpesh qon edhe në vdekje. Kurse dëmtimet kronike të pankreasit që paraqiten nga alkooli qojnë në çrregullime të sheqerit dhe shpesh herë dehjet na paraqiten me ulje të shumta të sheqerit. Kështu që i alkoolizuari mund të vdes si pasoj e komes hipoglikemike (sheqeri në nivel të ulët).
e) Dëmtimet e lëkurës: Këto paraqiten si pasojë e vitaminës B ku vërejmë se kemi lëkur të vrazhdë te konsumuesi i alkoolit.
f) Turbekulozi: Turbekulozi paraqitet shumë shpesh tek alkoolisti dhe se ai është shenjë e zvogëlimit të aftësisë mbrojtëse të organizmit (imunitetit). Kjo i jep mundësi bacilit të kohut në mënyrë që të zhvillohet ai.
g) Atrofia e trurit: Paraqitet si pasojë e konsumimit të alkoolit për një kohë të gjatë. Kjo sëmundje paraqitet me çrregullime të funksionit moral dhe intelektual të personalitetit.
gj) Depresioni: Po ashtu alkooli është shkaktar i depresionit që i sjell individit. Për këtë shkakë, depresioni e ngushton lirinë e tij mendore.
h) Deliriumtremens: Kjo është një psikozë akute e shpesh e alkoolistit.
Si pasojë e konsumimit të alkoolit duhet theksuar dhe paraqitja e xhelozisë alkoolike, epilepsia alkoolike etj.

Mjekimi i alkoolit

Pas dëmtimit të organizmit, paraqitet nevoja që ai të shërohet në një mënyrë apo në një tjetër. E para, për shkak të shpëtimit të konsumuesit nga kriza që e ka kapluar, dhe e dyta për shkak të mos përhapjes së personave të tillë dhe mos paraqitjes së problemeve në shoqëri.
Alkoolizmi nuk është ves por ai është një sëmundje e cila duhet trajtuar si e tillë dhe ajo ka shërim sikurse çdo sëmundje tjetër. Mirëpo, këtu nevojitet vullneti i alkoolistit dhe si faktor i rëndësishëm është edhe ndihma e shoqërisë, familjes, rrethit që rrethon alkoolistin etj.
Sot, në botën moderne zbatohen shumë teknika dhe metoda për shërimin e alkoolizmit. Ekziston e ashtuquajtura terapia individuale, pastaj terapia me punë në grupe të alkoolisteve të shëruar dhe atyre që janë alkoolist ose kanë dëshirë që të shërohen. Kjo metodë arrihet duke u konfrontuar ata se bashku, duke treguar eksperiencat e tyre negative si pasoj e alkoolizimit. Këto biseda që bëjnë ata, bëhen arsye e fortë dhe mjaftë e suksesshme e largimit të tyre nga alkooli. Duhet theksuar se edhe puna ne grupe me familje e cila jep rezultate fantastike, duke e përkrah familja personin për shërimin e tij, duke i ndihmuar në krizat që ai do kalon si pasoj e lënies së alkoolit dhe duke ja shpreh dashurin qe ai mendon se e ka humbur. Ky është një faktorë i rëndësishëm që e ndihmon alkoolistin të ketë mundësi të qëndrojë larg nga alkooli.
Praktikat e bëra kanë treguar se përveç vullnetit të alkoolistit është mjaft me rëndësi dhe shumë e nevojshme mbështetja familjare dhe e të gjithëve që janë në kontakt me alkoolistin për në rrugën e vështir të shërimit nga alkooli.
Sot, alkoolizmi mundë të mbetet vetëm një kujtim i keq, po që se keni vullnet dhe rreth të shëndosh mundohuni që t’i ofroni ndihmën maksimale alkoolistit për ta shpëtuar nga ky kurth dhe ves. Atë ta ndiejmë si një obligim human. Nëse ju apo dikush nga rrethi juaj vëren se dikush konsumon alkool me shoqëri, por edhe në vetmi, ai humb ekuilibrin, bëhet agresiv, braktis familjen, bën sjellje asociale, psikozë alkoolike etj. Duhet ta kuptoni se është koha që t’i shpallni luftë alkoolit, por edhe si pasojë e këtyre, asnjëherë mos e konsideroni alkoolistin si person të degjeneruar, por përkundrazi, konsiderojeni atë si një individ i cili kërkon dhe ka nevojë për ndihmën e secilit nga ne, pa marr parasysh a jemi familje, miq koleg apo diçka tjetër. Nëse ne mundë të arrijmë ta bëjmë këtë, kemi arritur të jemi human të mëdhenj të personave të nevojshëm.

Qëndrimi Islam ndaj alkoolit

Duke u bazuar nga aspekti mjekësorë i cili me sakrifica të mëdha mundohet që ta largoje këtë ves dhe vepër të shëmtuar nga individët dhe shoqëritë, padyshim se edhe feja islame që nga zbritja e Kur’anit qysh para 1400 viteve e ka ndaluar konsumimin e alkoolit dhe çdo pije tjetër e cila të shpie në këtë rrugë. Në këtë mënyrë islami, për ndalimin dhe largimin nga përdorimi i alkoolit, drogës apo të ngjashme me këto ka zgjedhur rrugën që shkallë shkallë të ndaloje rrepsishtë përdorimin e tij. Njëherë duke u drejtuar njerëzve se dëmet që sjell alkooli janë shumë më të mëdha se dobia, pastaj duke i kufizuar ata në pije jashta kohëve të namazit, që të mos kryejnë namazin të dehur dhe më në fund duke u treguar atyre se përdorimi i tij repsishtë është i ndaluar – haram. Andaj, islami solli edhe normën dhe dënimin e atij që konsumon alkool pas ndalimit përfundimtarë në suren El-Maide, ajeti 90 – 91, duke thënë:
“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni. Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë”?
Po të njëjtën ndalesë e thekson edhe Pejgamberi Muhammedi a. s. në hadithet e tija duke u sqaruar gjithë njerëzimit se duhet që të largohemi sa më shpejt nga ky ves dhe që të mos e humbim as këtë botë dhe as tjetrën. Apo të mos i sjellim dëm vetes, familjes rrethit etj, e që edhe për këtë Kurani në suren En-Nisa ajeti 29 thekson: “Dhe mos e mbytni veten tuaj”.
Shihet shumë qartë se konsumimi i alkoolit sulmohet nga shumë organizata, individ e aq më shumë kurë këtë e ndalon All-llahu. Bazuar nga këto, ne i drejtohemi çdo të riu qoftë femër apo mashkull, pa marr parasysh se cilës kombësi i takon apo cilës sferë të popullatës i takon ai, të filloje që sa më parë ta shpëtoje vetveten, familjen dhe të tjerët nga kjo sëmundje, dëmi i së cilës është shumë i madh dhe rezultati së cilës është vetëvrasja. Asnjë prind nuk dëshiron që të humbas fëmijën e tij, qetësinë familjare e as që ka dëshirë që të përballohet edhe me një të tret konsumues të alkoolit. Të mundohemi që të gjithë nga një kënd ta e shpëtojmë atë person i cili e posedon këtë dukuri negative shkatërruese, e në anën tjetër t’i mbyllim rrugët që të qojnë gjerë tek kjo dukuri. Të mos harrojmë se ekzistojnë pije tjera jo dehëse me anë të të cilave individi mundë të gjejë qetësinë dhe ç’lodhjen e tij. Për këtë shkak aspak nuk është e nevojshme që të jemi një kandidat që përdorim alkool.


* Studente në Fakultetin e Mjekisë
“Universiteti i Prishtinës”

TOLERANCA DHE E DREJTA FETARE


Zymer Ramadani


Që nga krijimi i njerëzimit, në sistemin e kësaj bote atij i është dhënë gjëja më e përsosur ndër gjithë krijesat tjera, e ajo është liria dhe vullneti i tij. Kështu që pasi që njeriu pranoi përgjegjësinë që të jetë udhëheqës dhe zëvendës/halife në sipërfaqen e tokës, Allahu, menjëherë i mundësoi atij që ti mësoj emrat e çdo gjëje të kësaj gjithësie.
[1] Me fillimin e zhvillimit të jetës, njeriu nuk u detyrua dhe obligua që ti përmbahet vetëm një sistemi, mirëpo atij iu bë i ditur se sistem më i përsosur i fesë në të cilin ai mund të gjëje lumturinë është Islami. Kështu që Allahu në Kur’an thekson se: “Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur”.[2] Atëherë, pasi që Kur’ani e vulosi të gjithë sistemin e më hershëm, nuk bëri ndonjë dallim dhe ndarje në mes të njerëzve. I lejoi dhe u preferoi që të jetojnë në bashkësi dhe grupe në mënyrë që ta zbukurojnë edhe më mirë jetën e tyre.

Sado që ideologjitë dhe filozofit e ndryshme pretendojnë se islami ka bërë krim në kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, sistemi Kur’anor assesi nuk është i tillë. Ata hiç pa bërë asnjë hulumtim, analizë dhe pa gjetur ndonjë argument bindës, këto ideologji i kanë shpërndarë në të gjithë medjat dhe literaturën botërore. Përveç kësaj, përmes shumë rrugëve tentojnë që të spërkatin mendimet e pastra të risinë e cila është e ardhmja e popullit
[3]. Mirëpo siç theksuam edhe më lartë, Kur’ni assesi nuk ka bërë një ndarje të tillë, por ai gjithmonë fton në vëllazërim bashkim, prosperitet dhe bashkëpunim me njëri tjetrin dhe toleron pjesëtarët e tij gjerë në atë mas sa që nuk është e mundur që njeriu të mos arrije lumturin më të përsosur që ekziston.
A mos ndoshta, njeriu nuk është në gjendje ta kuptoj apo ndoshta e ka kuptuar por e ka harruar ajetin ku Allahu thotë:
“O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij...
[4], apo hadithin e Pejgamberit a.s. se njerëzit janë të barabartë në aspektin sociologjik, por se ata dallojnë vetëm në devotshmëri dhe veprat që bëjnë[5], ose “Njerëzit janë të barabartë dhe të njëjtë sikurse dhëmbët e kranit”[6] etj. Nëse ndalemi dhe i bëjmë një analizë këtyre thënieve të arta – e që përveç këtyre ka edhe shumë tjera- do të shohim se njeriut i është dhëne çdo e drejtë personale, fetare dhe shoqërore. Nuk u detyrua që patjetër dhe me dhunë të pranoj Islamin, sepse; “Nuk ka dhunë në fe”[7], dhe “Po që se do të dëshironte Allahu, nuk do të kishte mbetur askush në këtë sipërfaqe pa besuar”[8] Duhet të jemi të bindur se çdo individ, kudo që të jete është i lirë. Njeriu si krijesë njerëzore, vetëm pse është njeri është i lirë dhe i ndershëm, sepse Allahu atë e nderoi me shumë gjëra: “Më të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit”.[9]
Nga vetë krijimtaria e njeriut, ai është i nevojshëm për të besuar diçka, pra besimi është një ndjenjë natyrore. Nëse hulumtojmë historinë e më hershme njerëzore, do të shohim se asnjë popull nuk ka qenë pa besim.[10]
Pas të gjitha këtyre, kur kthehemi tek Kur’ni menjëherë përballemi me ajetet të cilat tregojnë se përderisa një populli nuk i dërgohet ftesa dhe njohuria e Islamit, ai popull, nuk do të jetë përgjegjës për besimin apo mosbesimin e tij.
Nëse i kthehemi sistemit modern i cili pjesërisht praktikohet sot në botë, do të vërejmë se, çdo kushtetutë botërore ka hartuar dhe ka cekur në planin e sajë të drejtat dhe liritë e njeriut, çofshin ideologjike apo fetare. Mirëpo para se të paraqesim këto kushtetuta, menjëherë duhet të bëjmë se a janë duke u praktikuar ashtu siç janë përpiluar?. Një kushtetutë e tillë, për herë të parë – pas Kushtetutës Medines – është cekur në “Komunikatën e të Drejtave në Virgjinja” më 12 Qershor 1776, duke theksuar këto:
“Lidhur me besimin dhe fenë që i jemi borxh krijuesit tonë, duhet të bëjmë të ditur se këto duhet ti plotësojmë dhe pranojmë përmes vullnetit dhe mendjes, e jo përmes dhunës dhe përdorimit të forcës. Për këtë shkak, të gjithë njerëzit janë të barabartë në zgjedhjen dhe aplikimin e obligimeve të veta fetare”
[11]
Po të njëjtën gjë, më 26 Gusht 1789 e kanë cekur Francezet në nenin 10 dhe 11 se populli është i lirë në pranimin dhe aplikimin e fesë. Por pak më qartë se këto, më 10 Dhjetor 1984, në Kushtetutën Amerikane të të drejtave të njeriut, në nenin 18 thuhet: “Çdo përsosë është i lirë në mendimin, dhe fenë e tij...”
[12]
Sipas këtyre kushtetutave të këtyre vendeve të zhvilluara dhe demokratike, vërehet se të drejtat dhe liritë fetare të njeriut ndërtohen mbi katër themele:

1. Besimi; Çdo individ është i lirë të zgjedhe cilën fe të doje;
2. Vepra; Çdo individ është i lirë të praktikoje ritet e fesë që i takon;
3. Shkollimi - ; Çdo individ është i lirë të mësoje dhe shpjegoje fenë e vet;
4. Dhe që çdo kush ka të drejtë të formojë bashkësinë e tyre fetare e sociale.

Nëse këto katër pika aplikohen në çdo vend të botës, atëherë mund të themi se edhe myslimanët do të kenë të drejtat e tyre që të formojnë shkollat, ndërtojnë xhamitë, ligjërojnë islamin dhe të kenë qendrat e tyre për bashkësi dhe tolerancë ndërfetare. Në bazë, çdo bashkësi fetare pohon se jemi të gatshëm për një dialog të tillë, mirëpo kjo, asnjëherë nuk është bërë sinqerisht. Gjithmonë, çdonjëra nga këto kanë filluar që të diskutojnë për përparësinë dhe kriteret e veta, duke harruar se toleranca, bashkimi dhe dialogu ndërfetarë do të sillte rezultate shumë të freskëta dhe jetëgjate vetëm atëherë kur të gjitha këto grupe nuk do ti tregonin përparësitë e tyre ndajë feve tjera.

Ne si predikues të Islamit, jemi të obliguar që të ia sqarojmë liritë dhe të drejtat një individi në mënyrë sa më të mirë, duke pasur parasysh pozitën dhe shkallën e tij. Gjithmonë duke filluar nga pikat e përbashkëta që kemi me bashkëbiseduesin dhe gjithmonë duke i treguar atij shembujt e artë se si ka vepruar Pejgamberi (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) me njerëzit.


[1] El-Bekare 2/ 30,31
[2] Ali İmran, 3/85
[3]Shih fjalimin nga Prof. Dr. Ali Bardakoğlu të mbajtur në Ankara gjatë vizitës që i bëri Papa Benediku XVI – Turqisë, Ankara, 28 Dhjetor 2006.
[4] Huxhurat, 49/13
[5] Ahmed ibni Hanbeli, vëll. V, no. 411.
[6] Axhluni, Keshfu’ı Hafa, no. 2847.
[7] El-Bekare, 2/ 256
[8] Junus, 10/99
[9] İsra, 17/70
[10] Günay Tümer, Abdurrahman Küçük, Dinler Tarihi, f. 27.
[11] Şeref Ünal, Avrupa İnsan Hakları Sözleşmesi, f. 206
[12] Saffet Köse, İslam Hukuku Açısından Din ve Vicdan Hürriyeti, f. 14.

BALLAFAQİMET E RİNİSE


Zymer RAMADANİ

Ideologjia dhe shumica e sistemeve botërore, në plan të parë, për ardhmërinë e shoqërisë dhe për zhvillimin e shtetit, kulturës, teknologjisë etj. e kanë marr për detyrë që ta edukojnë, arsimojnë dhe përsosin rininë. Duke u nisur nga fjala popullore “çka të mbjellësh korrësh” edhe investimet tona tek rinia janë po të këtilla. Pra, nëse ne investojmë në të mirë të rinisë, pas një kohe shumë të shkurtër do të i vërejmë frytet e shëndosha. Në këtë kontekst shumë mirë ka thënë Imam Gazzâliu (v. 1111) se nëse rinia jote kalon kotë dhe ti arrin moshën katër dhjetë vjeçare, kurse veprat tua të këqija janë më shumë nga ato të mirat, dije se ti je i humbur. Dhe mu për këtë, kërkohet që rininë ta zbukurojmë me gjëra të shëndosha në mënyrë që edhe fundi ynë të jetë i shëndosh.
Në anën tjetër edhe Pejgamberi na ka bërë të ditur se prej pyetjeve me të cilat do të përballohemi në ahiret, është edhe ajo se “ku dhe si e ke harxhuar rininë”. Kjo dhe shumë këshilla tjera ne, na bëjnë që të përqendrojmë të gjithë mundin tonë së pari tek fëmijët tonë, pastaj të kalojmë në rininë dhe djelmoshat tjerë të cilët enden rrugëve. Këta djelmosha sot e kanë marr për bazë të jetës së tyre vetëm atë që nuk sjellë asgjë pos shkatërrimit dhe degjenerimit të rrethit. Çdo kush nga ne jemi dëshmitarë të asaj se çka është duke i sjell globalizimi shoqërisë sonë e në veçanti rinisë. Njëra nga këto pa dyshim se është edhe interneti, pastaj televizionet e ndryshme, kafenetë, duhani, piknikët e ndryshme etj. Këtu, përgjegjësi më i madh për ruajtjen e fëmiut nga këto kurthe, pa dyshim se është prindi, dhe se këtu nuk ka hapësirë për diskutim. Si rezultat i kësaj janë paraqitur këto probleme në familjet, shoqërinë dhe fëmijët tanë:
1. Problemet e panumërta dhe të rrepta brenda familjes. Këtu hyjnë mos respekti i bashkëshortëve, fajësimi i njëri tjetrit, kundërshtimet fëmijë-prind, vëlla-motër etj.
2. Shqetësimet e lagjes dhe gjithë rrethit. Përveç kësaj ata bëhen shembull i tjerëve në të keqe,
3. Humbja e dëshirës për shkollim, mësim besim etj.
4. Humbja e moralit personal dhe familjarë, por edhe ndotja e moralit të tjerëve,
5. Acarimi i raporteve me shokët tjerë ku edhe pse me ta rrinë dit e natë, përsëri krijojnë mosmarrëveshje dhe humbin besimin nga njëri tjetri,
6. Animi kah klubet publike duke mos kursyer as dinarin e fundit që e kanë,
7. Vjedhja në familje dhe në vendet tjera vetëm e vetëm për të blerë një gram drogë,
8. Dhe si rezultat e gjithë këtyre, paraqitja e mbytjeve dhe vetëvrasjeve.
Numri i këtyre shkaqeve është edhe më i madh se këto të cilat i përmendem, mirëpo këto janë prej atyre që më së shumti po ndodhin në këtë bashkësi.
Shoqëria jonë e ka harruar se shpëtimi nga këto gjëra dhe pasurimi i rinisë sonë me lumturi shpirtërore padyshim se është Islami, të cilin e qëndisi me vepra, buzëqeshje, tolerancë dhe bamirësi Muham-medi a.s. Kjo është rruga e cila e pranon vetëm atë i cili merret me vepra të mira, e kurrsesi nuk e pranon të shtrembrën. Përveç se ne duhet të mundohemi të jemi pjesëtarë të kësaj rruge, që të arrijmë në këtë drejtim, edhe All-llahu Fuqiplotë na mundësoi që këtë rrugë ta e kërkojmë në çdo reqat të namazit, ku thotë: “Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre të cilët i begatove me të mira” (El- Fatiha, 1/5-6)
Mirëpo siç duket ne jemi duke ecur nëpër një rrugë, ku fundi i sajë është vetëm pendim. Nëse ne i përmbahemi këshillave Kur’anore atëherë kurrë nuk do të përballohemi me këto fatkeqësi, dhe as që do të shpenzojmë të holla për shërimin e këtyre sëmundjeve. Ne duhet të jemi në grupin e atyre të mirëve që i cilësoi Allahu si të pa shembull, ku thotë: “E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej myslimanëve?” ( Fussilet, 41/32).

AFËRSIA E PRINDËRIT NDAJ FËMIJËS SË TIJ


Zymer Ramadani

Në shumicën e rasteve, çdo prind pohon se është i aftë që ta edukoj fëmijën e tij me atë edukatë që posedon vet ai. Por edhe e ka të vështirë të pranoj një propozim nga jashtë që të veproje me fëmijën e tij ashtu apo të mos veproje. Meqenëse koha ka ndryshuar shumë, rrethanat familjare janë dobësuar. Kur e themi këtë kemi parasysh raportet prind-fëmijë që ekzistojnë sot në bashkësinë dhe rrethin tonë.
Nuk ka strehim tjetër pos prindërve të tij një fëmijë dhe për këtë ky strehim duhet të jetë shumë i shendosh dhe i pranuar për fëmijën. Kontakti më i shpeshtë i prindërve më fëmijën e tyre e shton dashurinë dhe lidhjen e njëri-tjetrit, sepse po u mësua fëmija kështu, ai gjithmonë do ndije nevojën e prindërve të tij. Në të kundërtën ai do të mbetet i etur për atë ngrohtësi që ia falin ata e sidomos nëna dhe në këtë rast atij i nevojitet që atë zbrazëtirë ta e plotësoje me diçka tjetër.
Është e natyrshme që në çdo familje të ketë ndonjë problem apo pakënaqësi në mes anëtarëve të saj, pasi që nuk ka familje pa probleme gjegjësisht të përsosur. Mirëpo ajo që kërkohet në këto raste është se problemet aktuale nuk duhet rritur, por duhet shkuar nga zvogëlimi apo likuidimi i tyre. Në atë mënyrë siç e fotografon fëmija familjen e tij, po ashtu edhe ai fillon të mendoje dhe se gjatë tërë jetës së tij do të ketë të vizatuar atë program.
Ekzistojnë ca gjëra që shpesh herë prindi i përdor ndaj fëmijës së tij e të cilat janë shumë të rrezikshme dhe dëmshme për të. P. sh. një nga ato është se s’paku njëherë në jave i thotë fëmijës së tij “kur unë isha në ditët tua apo si ti..., kur isha unë i ri sikurse ti i bëja këto gjëra, punoja shumë, nuk ia ktheja fjalën e prindit, nuk e bëja këtë apo atë nuk e kaloja kohën kot” e shumë e shumë thënie tjera të cilat nuk ndikojnë pozitivisht në psikologjinë e fëmijës. Athua përse këto thënie ndikojnë negativisht tek fëmija? Kur ai të mërzitet nga këto fjalë që ia thotë prindi, një ditë do të filloje të mendoje edhe ai të kundërtën e prindit. Pra, përballimi i fëmijës me fjalinë “kur un kam qenë në moshën tënde” i jep të mendoj atij që të thotë kështu edhe nëse jo haptazi “edhe shkencëtarët apo kryetari i shtetit është në moshën tënde por janë shumë më ndryshe se ti”. Gjithmonë fëmija do ta gjykoje këtë rast dhe kjo gjithmonë do të bëje që ai të jetë agresiv ndaj fjalëve të prindit. Për t’i eliminuar këto gjëra, nëna dhe babai në mesin e shumë gjërave duhet që t’iu përmbahen edhe këtyre:
a) Duhet të përpiqen që ata ta e kuptojnë kërkesën dhe psikologjinë e fëmijës e jo fëmija t’i mësoj dhe të adaptohet me kushtet e tyre, sepse ai është 3 ose 8 vjeç kurse ata 30.
b) Duhet që gjithmonë dhe në çdo cep të jetës të jenë në një dialog me fëmijën e tyre e jo vetëm në kohën e problemeve kur paraqiten,
c) Në këto raste bisedash me të, nuk duhet përdorur fjalë të rënda por vetëm fjalë dashurie dhe gjëra të bukura të cilat pozitivisht do të ndikonin tek fëmija.
d) Të mos shprehin shqetësimin dhe brutalitetin e tyre ndaj tij kur ai të thyej apo prish diçka shumë me rëndësi, sepse kjo fut frikë tek fëmija.
e) Të shtohet kujdesi ndaj tij kur shikohet televizioni. Për këtë shkak nëpër ca emisione televizive caktohet mosha e atyre që kanë të drejtë ta e shijojnë atë.
f) Në vend të dhënies së këshillave gojore, të jemi shembull përmes sjelljeve tona ndaj fëmijës, sepse këto sjellje do të jenë shembull i tij gjithë jetën.
g) Të mos harrojmë shembullin e Pejgamberit Muhammedit alejhi’s-selam se ai kishte lozur më fëmijët e tij shumë sa që i mbante në qafë edhe kur falte namaz. Të mos harrojmë që të jemi prind sikurse ai, nënë sikurse Hadixhja (All-llahu qoftë i kënaqur me të).
Një kushtim pak më i kujdesshëm ndaj fëmijës nga ana e prindërve do të largonte nevojën e dërgimit të fëmijës nëpër kopshtet dhe çerdhet fëmijërore, sepse këto janë hapur si nevojë e moskujdesjes së plotë ndaj fëmijëve. Andaj çdo nënë e di më së shumti nevojën e fëmijës së saj dhe ajo është e vetmja e cila mundë që të ia plotësoje kërkesat e birit të saj.

SHKAQET QE KRİJOJN QETESİ NE NAMAZ


Përgatitja për namaz

Ekzistojnë dhe kërkohen shumë çështje lidhur me përgatitjen për të hyr në namaz. Mirëpo sa për shembull mund ti përmendim këto:

a) Përsëritja e ezanit s’bashku me muezzinin; Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu r. a. se Pejgamberi a. s. ka thënë: “Kur të dëgjoni thirrjen e muezzinit për namaz, përsëritni edhe ju thëniet e tija”
[1]. Dhe kur muezzini të thotë <> thuhet: La havle ve la kuvete il-la bil-lah, nuk ka fuqi dhe madhëri tjetër përveç All-llahut[2].

b) Leximi i duasë pas ezanit e cila është sunnet;
“All-llahumme Rabbe hadhihi’d da’veti’t tammeti ve’s salati’l kaimeti âti Muhammedeni’l vesilete ve’l fedilete ve’bath-hu mekamen mahmudeni’l-ledhi vend-teh” që donë të thotë: “O All-llah, Zot i kësaj thirrjeje të plot dhe i namazit i cili do të falet, dhuroi Muhammedit ndërmjetimin dhe begatinë dhe lartësoje atë në vendin e lavdishëm të cilin ia ke premtuar (mekami mahmud)”
[3]. Në një transmetim tjetër ekziston thënia: “İnneke la tuhlifu’l miâd” që donë të thotë: “Me të vërtetë Ti nuk e thyen premtimin”. Bin Bazi lidhur me pjesën e dytë të hadithit thotë se senedi i kësaj është hasen – i mirë.[4] Përveç kësaj ka edhe shtesa tjera në ketë lutje të cilat nuk kanë bazë dhe janë bid’at, si: “ved’derexhete’l alilete’r refiah”, “nerxhu shefaate” apo “ ve’rzukna shefaatehu jevmel kijameh”. Sepse lutjet e Pejgamberit (të vërtetat) janë për të iu afruar Allahut.

c) Lutja në mes ezanit dhe ikametit; lidhur me këtë Pejgamberi ka thënë: “Nuk e refuzon Allahu lutjen e cila bëhet në mes ezanit dhe ikametit”
[5]

ç) Marrja e abdesin me përpikëri; në fillim është sunnet të themi Bismil-lah dhe ne fund të lexohet kjo lutje: “Dëshmoj se All-llahu është Një i vetëm dhe nuk ka shoq, po ashtu dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij”
[6]. Këndimi i besmeles në fillim të marrjes së abdesit edhe pse është sunnet, shumë pak njerëz këtë e praktikojnë, mirëpo Pejgamberi për këtë ka thënë: “Nuk ka abdest ai i cili nuk fillon me të përmendurit e emrit të Allahut”[7]. (Këtu bëjnë përjashtim ata të cilët e harrojnë. Përkthyesi) Në një transmetim tjetër: “Filloni abdesin me Bismil-lah”[8]. Pastaj hadithi: “O Zot! Më bën mua prej atyre që pendohen dhe pastrohen”[9].

d) Përdorimi i misvakit; Me keqardhje shprehemi se përdorimi i misvakut në mesin e dijetareve mysliman është një sunnet i braktisur, mirëpo duhet ditur se lidhur me këtë çështje ka afro 100 transmetime të haditheve. Pastrimi i dhëmbëve mund të bëhet edhe me brushë apo diç tjetër, mirëpo bartja me vete e këtyre në namaz apo gjatë marrjes abdest nuk është praktike. Pejgamberi a. s. urdhëron: “Po të mos kisha frikë se do i mundoja myslimanet, do i urdhëroja për përdorimin e misvakut në çdo namaz”
[10]. Misvaku nuk është vetëm për abdest apo namaz, por atë duhet ta kemi në çdo qastë dhe ta bëjmë adet bartjen e tij, sepse Aisheja r. anha ka thënë: “Puna e parë të cilën e ka vepruar Pejgamberi a. s. kur ka hyr në shtëpi është pastrimi i dhëmbëve me misvak”[11]. Në këtë mënyrë pra, goja jonë do të jetë e pastër dhe do ketë një erë të mirë, sepse pak më vonë do fillojmë leximin e Kur’anit (kur të fillojmë namazin), sepse Pejgamberi ka urdhëruar: “Pastroni gojët e juaja për Kur’anin”[12].

e) Veshja e rrobave te bukura dhe pastra; Në lidhje me këtë Allahu thotë: “O bijtë e Ademit vishuni bukur për çdo namaz (lutje)”
[13]. Allahu është Ai i cili e meriton që për të të zbukurohemi, njashtu veshja e rrobave të mira dhe përdorimi i erës e qetëson edhe trurin, kurse rrobat e punës apo fjetjes nuk ndikojnë mirë në tru.

f) Të jen rrobat dhe vendi i pastër për namaz; Transmetohet nga Ebu Said el-Hudriu r. a. se Pejgamberi a. s. ka thënë: “E gjithë sipërfaqja e tokës është xhami përveç varrezave dhe banjave-hamameve”
[14]. Ndalimi i faljes së namazit në varreza është frika nga shirku, sepse në shumë vende të botes janë përhapur varrperestet apo me një thënie tjetër adhuruesit e varrezave. Në momentet e vështira dhe kritike, është shirk që të kërkohet ndihmë nga ndokush tjetër përveç Allahut, ti bëhet dua dikujt tjetër apo edhe ti mbështetet dikujt tjetër. Shkaku i ndalimit të faljes së namazit nëpër hamame është se ato janë vende të pa pastra. Në këtë kontekst përveç hamameve hyjnë edhe vendet tjera ku kryhet nevoja. Ka edhe vende tjera përveç këtyre dy vendeve ku është e ndaluar falja e namazit. Dhe nuk duhet të futemi në mendime apo vesvese për vendin se a është i pastër për namaz apo jo.
- Të dilet me kohë nga shtëpia; sepse transmetohet nga Ebu Umame se Pejgamberi ka thëne: “Ai i cili del nga shtëpia e tij me qellim të faljes se një namazi farz në xhami merr sevape sikurse ai i cili është veshur me ihram dhe shkon në haxh”
[15]. Nga ky hadith kuptohet se marrja e abdestit në shtëpi është më mirë.
- Të shkohet në xhami dalëngadalë dhe me kujdes; sepse transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi a. s. ka thënë: “Mos vraponi gjatë shkuarjes në xhami, por shkoni me kujdes. Pjesën e namazit të cilën e arrini falne (me xhemat) kurse pjesën tjetër e plotësoni (në vete)”
[16].
- Të mos i kërcasim gishtat
[17].
- Ta presim namazin; transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi të ketë thënë: “Nëse ka diçka që juve ju mbraps për te shkuar pran familjes suaj, e nëse ky është namazi të cilin ju e pritni (për ta falur), ai llogaritet se është në namaz gjatë asaj kohe kur pret”
[18].

g) Të drejtohen rreshtat/sajfat; transmetohet se Pejgamberi në lidhje me këtë ka thënë: “Drejtoni sajfat, sepse drejtimi i tyre është pjesë nga namazit”
[19].
- Të mos lihet hapësirë në mes; sepse në atë hapësirë depërton shejtani. Për këtë Pejgamberi ka thënë: “Pasha Atë i cili e ka në dorë shpirtin tim, po e shoh një shejtan i cili endet në mes të sajfave juaja sikur një dele e zezë”
[20]. Pejgamberi a. s. shumë shpesh i këshillonte sahabet që ti renditin rreshtat gjatë namazit. Për këtë shkak, sahabet kur falnin namazin i bashkonin shpatullat dhe këmbët. Për këtë Enesi r. a. thotë: “Çdo kush nga ne shpatullat dhe këmbët e veta i bashkonte/mbështeste për shpatullat dhe këmbët e tjetrit”[21]. Po ashtu këtë e transmeton edhe Nu’man b. Beshiri[22].



Përktheu: Zymer RAMADANİ




Vërejtje: Ky artikull është shkëputur nga një broshurë e cila shpjegon 33 shkaqe të cilat sigurojnë qetësinë dhe lumturinë në namaz nga autori: Muhammed Salil el-Munexh-xhid. Në të ardhmen do vijojnë shkaqet tjera
[1] Muslim, 383.
[2] Muslim, 385.
[3] Buhari, 589
[4] Tuhfetu’l ahjar, 113
[5] Ahmed ibni Hanbel, 3/225; İbni Huzejme, 426, 427; İbni Hibbani e ka bërë tahsis këtë hadith.
[6] Muslim, 234.
[7] Ebu Davud, 110; Hafidh mundhiri dhe të tjeret e kan cilësuar këtë hadith si hasen.
[8] Nesai, 78; Neveviu për senedin e këtij hadithi ka thenë se është xhejjid/ i mirë.
[9] Tirmidhi, Sunen, 55.
[10] Muslim, 252.
[11] Muslim, 253.
[12] Keshfu’l Estar, 1/242; Albani per senedin e hadithit ka thene se është i mirë, shih: Silsiletu’l Ehadithi’s Sahiha, 1213.
[13] A’raf, 31.
[14] Ebu Davud, 496; Tirmidhi, 317.
[15] Ebu Davud, 558, me sened hasen.
[16] Muslim, 602; Nesai, 861.
[17] İbni Maxhe, İkame, 42; Ahmed ibni Hanbel, 5/163; Po ashtu është ndaluar kerisja e gishtave në namaz apo duke qenë në pritje të namazit. Shih; Tirmidhi, 283.
[18] Buhari, 647; Muslim, 275.
[19] Buhari, 723; Muslim 433.
[20] Ebu Davud, 667; İbni Hibban, 387; İbni Huzejme, 1545.
[21] Buhari, 718, 725.
[22] Shih; Ebu Davud, 662; İbni Hibban, 396.

Evrokasapët


Bashkim ALIU


Maqedonia këtyre ditëve është duke i përjetuar ethet parazgjedhore, të cilat në fjalorin e demokracisë quhen kampanjë parazgjedhore. Por, marrë parasyshë se këto hapësira janë ende shumë larg standardeve demokratike, nuk ia vlenë të themi se jemi nëkampanjën parazgjedhore, por në ethet parazgjedhore.
Në vendet me demokraci të avancuar, dita e zgjedhjeve është ditë feste, ndërkaq kampanja parazgjedhore është koha e bilancit dhe llogarive që partitë duhet domosdo ta japin para popullit. Por, në vendet me mentalitet të pa pastruar nga erozioni komunist dhe mllefi ndaj tjetrit dhe të ndryshmit, kampanja parazgjedhore është koha e terrorizimit të popullatës, incidenteve, shqetësimit të njerëzve, rrezikimit dhe jetës dhe pasurisë së njerëzve, prishjes së qetësisë dhe rendit publik.
Që para fillimit zyrtar të kampanjës zgjedhore në Maqedoni, filluan incidentet dhe shprehja publike e urrejtjes dhe jotolerancës ndërpartiake. Me fillimin zyrtar të kampanjës zgjedhore, vazhduan problemet dhe incidentet, dhe në këtë mënyrë fillimi zyrtar i kampanjës u shënua me incidente dhe zënka, që për fat të keq politikanët shqiptar të kësaj hapësire këtë traditë jo demokratike e bënë tipar dallues të demokracisë në këtë hapësirë.
Aq tepër u acaruan raportet në këtë kampanjë zgjedhore, dhe aq tepër incidente ndodhën Brenda një kohe të shkurtër, sa që edhe njeriu ma i pa shkolluar deklaronte se është gërditur prej këtyre "të shkolluarve", të cilët edhe pse kanë shkollë, janë duke bërë veprime që edhe xhahilat i turpërojnë.
Është për të ardhur keq dhe shqetësues fakti që këto incidente është bërë zakon qe disa zgjedhje me rradhë të fillojnë te shqiptarët, e pastaj t'u happen rrugët tjerëve që shqiptarët t'i tregojnë si faktor destruktiv dhe të pa emancipuar demokratikisht. Ata të cilët këtij populli ia kërkojnë votat, ata edhe ia nxijnë fytyrën para botës. A thua ata janë zbatues besnik të projekteve antishqiptare për satanizimin e shqiptarit dhe prezentimin e tij si fajtor dhe pengesë kryesore të zhvillimit të proceseve demokratike në këtë vend.
Në këtë konteskt, duhet përmendur edhe talljen që e bëjnë me ne si popull ultranacionalistë të dëshmuar sllav. Kështu, redaktori i televizionit proserb Sitel në Maqedoni, Dragan Pavlloviq-Latas, në një raportim të tij nga Beogradi për zgjedhjet në Serbi, në mënyrë nënçmuese iu drejtua shqiptarëve që të marrin mësim nga zgjedhjet serbe të cilat kanë kaluar pa konflikte dhe shkelje. Sipas tij, shqiptarët kanë ngelur të fundit që janë duke i prishur me zënka, konflikte, mbushje kutishë, etj, standardet demokratike. Ja pra, këtë ia bëjnë popullit të vet liderët "emençur", "vizionarë" e "demokratë evropianë", të cilët militantëve të tyre partiak u japin insturksione që të sillen si kasapë.
Absurditeti tjetër është se të gjithë liderët e partive thirren në integrimin në strukturat evro-atlantike, identitetin evropian të shqiptarëve, liberalizmin e vlerat perëndimore dhe sa të duash togfjalësha tjerë të kësaj natyre. Mirëpo, këto janë një refren i pakuptimtë që mësë tepërmi i ngjajnë përsëritjes së papagallit të disa fjalëve që i dëgjon pa ua ditur kuptimin dhe rëndësinë. Ndërkaq, veprimet në terren dhe vokabullari krejt sharje dhe fyerje pa mbulesë për oponentët, flasin për një hipokrizitë llojit të vet të cilën dinë ta kamuflojnë vetëm aktorët tonë të skenës politike. Evropa nuk pranon mentalitet stalinist të veprimit politik në demokracinë evropiane. Evropa nuk pranon demokraci dhe integrim duke thyer shtabe partiake të oponentëve, duke plaçkitur në mes të magjistrales para nga vetura e postës pa u zbuluar asnjiherë kryerësit e veprës, kërcënimin e oponentëve, rrahje të atyre që të kritikojnë, përgatitje për të mbushur apo për të thyer kuti votimi, rreshtim përkrah rrugaçëve, shndërrimin e partive në fole të të burgosurve për krime, lirimin e kriminelëve para zgjedhjeve, mbrojtjen e militantëve partiakë nga ndjekja ligjore, hapjen e rrugëve të biznesit të zi dhe të paligjshëm për militantët partiakë, etj.
Skenaristët e incidenteve dhe problemeve në kampanjat parazgjedhore, duhet të ndalen dhe ta llogarisin veten se çfarë dëmi i sjellin populates me këtë mënyrë veprimi. Është e pa kontestueshme se ata janë promotor të së keqes në popullat, krijimit të shpirtit konfliktual, urrrejtjes dhe mostolerancës mes njerëzve, bile mes vëllezërve, apo thenë ndryshe nxitës të luftës vëllavrasëse, ngjallës të pesimizmit te gjeneratat e reja dhe largues të tyre nga shkenca, kur sheh se në këto hapësira në politik depërtojnë belaxhit dhe ata që i kanë dalë shtëpisë mbas, e jo intelektualët e mirëfilltë dhe ekspertët e dëshmuar. Vetëm hudhni një sy listës së kandidatëve për deputet, dhe do të bindeni në këtë. Gjeneratat e reja, pas këtyre skenave rrënqethëse që i shohin, i humbin shpresat se me ngritjen intelektaule mund të ngjiten në politik, por mendojnë seriozisht për t'u drejtuar në rrojtore për ta rruar pjesën e pasme të kokës, ngase kokërruarit tash kanë perspektive në politik.
Ne nuk na pengon feja që të integrohemi në Evropë, dhe as që feja na ka penguar në ndonjë sferë të jetës, por rrugaçëria, mentaliteti stalinist i liderëve pseudodemokratë dhe lufta vëllavrasëse, gjegjësisht euro kasapët dhe euro hipokritët, janë pengesa kryesore të avancimit tonë si popull dhe integrimit në strukturat evro-atlantike.

Ali ibn Muhammed - El-Hazin


Shkruan: Sabri Bajgora


Ali ibn Muhammed - El-Hazin
dhe tefsiri i tij
“LUBABU-T-TE’VILI FI MEANI-T-TENZIILI”

Biografia e autorit të këtij tefsiri
Autori i këtij tefsiri është Alauddin Ebul Hasen Ali bin Muhammed ibn Ibrahim bin Umer bin Halil esh-shejhi el-bagdadi esh-shafiijj es-sufij, i njohur më shumë me ofiqin El-Hazin. U bë i njohur me këtë emër-Hazin, sepse ishte kujdestar i bibliotekës “Semejsatije” të Damaskut. U lind në Bagdad në vitin 678 h..
Në Bagdad, mësues i tij ka qenë Ibn Ed-Devalib, kurse pas ardhjes në Damask, mësues të tij ishin Kasim ibn Mudhaffer dhe Vezire bintu Umer. Ka qenë një njeri i dhënë shumë pas nxënies së dijes. Hazini la pas vetes shumë libra të shkruar në shkenca të ndryshme; njëri prej tyre është tefsiri i tij i mirënjohur “Lubabu-t-te’vili fi meani-t-tenziili”, më shumë i njohur si “Tefsiri i Hazinit”, për të cilin do të flasim në vazhdim. Ai më tutje ka shkruar edhe veprën tjetër të njohur “Sherh Umdetul Ahkam”, pastaj “Makbulul Menkul” në dhjetë vëllime. Hazini në këtë vepër të madhe tuboi nga Musnedet e Shafiut dhe të Ahmedit, po edhe nga gjashtë librat e tjerë të hadithit; mblodhi edhe nga “Muvettai” dhe Darekutni, dhe të gjitha këto transmetime i renditi dhe i klasifikoi në kapituj. Përpos kësaj, ai ka shkruar një biografi të gjatë të Muhammedit a.s.. Vdiq në Halep të Sirisë në vitin 741 h.
[1]

Disa fjalë rreth tefsirit të Hazinit
Ky tefsir është version i shkurtër (muhtesar) i tefsirit të Begaviut, i cili gjithashtu është version i shkurtër i tefsirit të Tha’lebiut. Ky tefsir gjendet i përhapur edhe në mjediset tona; atë e kanë përdorur më tepër gjeneratat e mëhershme të hoxhallarëve tanë, gjithnjë kur rrëfenin tregime rreth sferës “tergib-terhib” në këshillimet e tyre.
Meqenëse ka qenë kujdestar i bibliotekës së Damasku, është e natyrshme që Hazini, gjatë leximit, të jetë ndikuar shumë nga libra të ndryshëm të tefsirit, që gjendeshin në këtë bibliotekë, dhe sidomos ndikim të madh tek ai do të kenë ushtruar Begaviu dhe Tha’lebiu.
Hazini e pranon se në tefsirin e tij ka vetëm përzgjedhje dhe transmetim të fjalëve të mufesirëve të mëparshëm, natyrisht duke i hequr isnadet për shkak të gjatësisë së teksteve.
Në këtë tefsir mund të hasim edhe transmetime nga tefsiri tradicional, por më shumë ka nga ai racional. Ky tefsir, ndonëse më tepër ka ngjyrim historik, megjithëkëtë, ato që mbizotërojnë më shumë në të, janë ngjarjet dhe rrëfimet e ndryshme me motive hebraike, të njohura më shumë si “israiliate”. Shumicën prej këtyre rrëfimeve, ai i klasifikon në prizmin dhe dritën e kritikës së shëndoshë, por po ashtu edhe në shumë raste të tjera kalon mbi këto legjenda pa thënë asnjë fjalë të vetme demaskimi, të paktën për t’ua bërë të ditur lexuesve dhe gjeneratave të mëvonshme se këto janë trillime dhe rrëfime të pabaza.
Se cilat do të kenë qenë arsyet që e shtynë Hazinin t’i qasej shkrimit të këtij tefsiri, do të mësojmë më nga afër prej vetë fjalëve të tij, i cili në parathënie thotë:
“Meqenëse libri “Mealim et-Tenzil”, të cilin e shkroi Imami i madh e i nderuar, gjallëruesi i Synetit,një model për dijetarët, imami imamëve,- Ebu Muhamed Husejn bin Mes’ud el Begavi, Allahu e pastë mëshiruar, është një ndër tefsiret më të rëndësishme të shkruara ndonjëherë, një tefsir që përmban transmetimet më të sakta dhe është i zhveshur tërësisht nga dobësitë, një libër që përmban tregime të çuditshme të popujve të mëhershëm…dëshirova të përzgjedh margaritarët e tij duke përmbledhur të gjitha kuptimet e tefsirit dhe thelbin e komentimit e të të shprehurit në mënyrë të shkurtuar… Në këtë libër unë nuk kam shprehur mendime të mia veçse kam përcjellë e përzgjedhur, duke iu shmangur gjatësisë së teksteve,dhe i kam fshirë isnadet…, por, sa herë që kam përmendur hadithe të Pejgamberit a.s., e kam lënë të paprekur vargun e isnadit, duke përmendur emrin e transmetuesit vetëm me shkronjën e parë, që t’u lehtësohet puna kërkuesve të ardhshëm të diturisë. Hadithet e vërteta të transmetuara nga Buhariu, i kam shënuar me shkronjën (خ ), kurse ato nga Muslimi me shkronjën (م ), ndërsa hadithet për të cilat këta të dy janë në ujdi, i kam shënuar me shkronjën (ق). Po hadithet e transmetuara nga autorët e suneneve, i kam emërtuar sipas emrit të transmetuesve, si Tirmidhiu, Ebu Davudi, Nesaiu etj.
Nga fundi i parathënies së tij, Hazini i porosit dijetarët e ardhshëm që gjatë shkrimeve të tyre t’u përmbahen këtyre pesë gjërave: “Është mirë për secilin autor që shkruan në një lëmë në të cilën kanë shkruar të tjerët para tij, që libri i tij të përmbajë patjetër këto pesë veti:
1. Sqarimi dhe ndriçimi i gjërave që kanë mbetur të pasqaruara e të pa komentuara;
2. Tubimi i teksteve nëse ato në librat e kaluar kanë qenë të shpërndara (pa ndonjë lidhshmëri të mirëfilltë kuptimore);
3. Sqarimi i teksteve, nëse ato janë të paqarta;4. Radhitja e bukur e tekstit dhe e fjalëve (që të kenë kuptime logjike);
5. Të mënjanohen zgjatjet e panevojshme gjatë komentimit. Shpresoj se edhe libri që unë e shkrova (tubova), të mos jetë pa këto pesë cilësi që i përmenda dhe në fund e emërtova: “Lubabu-t-te’vili fi meani-t-tenziili”.
[2]
Para se t’i hynte komentimit, Hazini shkroi edhe katër kapituj pararendës të tefsirit të tij: 1. Vlera e Kur’anit, leximi dhe mësimi i tij;
2. Kërcënimi ndaj atyre që flasin për Kur’anin sipas mendjes së tyre, pa pasur njohuri;
3. Tubimi i Kur’anit, radhitja e tij dhe zbritja e tij në shtatë dialekte, dhe
4. Kuptimet e fjalës “tefsir” dhe “te’vil”, dhe komentimi i “Istiadhes” e menjëherë pas këtij kapitulli, fillonte komentimin e sures “El-Fatiha”.
[3]

Interesimi i Hazinit për ngjarjet historike
Meqenëse Hazini ishte njohës i mirë i historisë, dhe, siç e theksuam më lart, është po ashtu autor i biografisë së Muhammedit a.s. në disa vëllime, ai në këtë tefsir gjatë komentimit të disa ajeteve, shpesh jep shpjegime të hollësishme për disa luftëra të Resulullahut s.a.v.s. P.sh. gjatë komentimit të ajetit 9 të kaptinës “El-Ahzab”:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اذْكُرُوا نِعْمَةَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ جَاءتْكُمْ جُنُودٌ فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًا وَجُنُودًا لَّمْ تَرَوْهَا وَكَانَ اللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرًا

“O ju që keni besuar, rikujtoni të mirën e Allahut ndaj jush, kur ju erdhi një ushtri, e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e Allahu e shihte atë që ju vepronit.”
e shohim se, sa përfundon komentimin e këtij ajeti, shtjellon hollësisht këtë betejë historike, duke përmendur në fund dobitë e përfundimit të kësaj lufte për muslimanët si dhe shkatërrimin e ushtrisë armike nga ana e Allahut xh.sh. Kjo betejë ishte përpjekja e fundit e kurejshëve dhe aleatëve të tyre për ta thyer Muhammedin a.s., sepse nuk vonoi shumë dhe Muhammedi a.s. e çliroi Mekën dhe hyri triumfalisht në të, pa luftë.
[4]
Në të njëjtin stil vazhdon të komentojë edhe betejën me fisin çifut “beni-kurejdha”, kur e komenton ajetin 27 të po kësaj kaptine “El-Ahzab”:
وَأَوْرَثَكُمْ أَرْضَهُمْ وَدِيَارَهُمْ وَأَمْوَالَهُمْ وَأَرْضًا لَّمْ تَطَؤُوهَا وَكَانَ اللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرًا
“E juve jua la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu është i gjithëfuqishëm për çdo send.”

Interesimi i tij për dispozitat juridike
Në tefsirin e Hazinit në shumë vende do të gjejmë interesimin e tij për zbërthimin e çështjeve juridike. Madje ai ato i quan degëzime juridike, të cilat në fakt nuk kanë qenë objekt shqyrtimi dhe as komentimi tek shumica e mufesirëve të mëhershëm. F.v. gjatë komentimit të ajetit 228 të kaptinës “El-Bekare”:
وَالْمُطَلَّقَاتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلاَثَةَ قُرُوَءٍ وَلاَ يَحِلُّ لَهُنَّ أَن يَكْتُمْنَ مَا خَلَقَ اللّهُ فِي أَرْحَامِهِنَّ إِن كُنَّ يُؤْمِنَّ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَبُعُولَتُهُنَّ أَحَقُّ بِرَدِّهِنَّ فِي ذَلِكَ إِنْ أَرَادُواْ إِصْلاَحًا وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ وَاللّهُ عَزِيزٌ حَكُيمٌ
“E ato gra që janë shkurorëzuar, janë të obliguara të presin tri menstruacione. Nëse i besojnë Allahut dhe ditës së fundit, atyre nuk u lejohet ta fshehin atë që All-llahu e krijoi në mitrat e tyre. E burrat e tyre kanë më shumë të drejta që gjatë asaj kohe, nëse duan pajtim, t’i rikthejnë ato. Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikur edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. Allahu është i gjithëfuqishëm, i urtë”.,
ai, në lidhje me këtë çështje, sjell mendimet e Imam Ebu Hanifes dhe të Imam Shafiut, dhe shkruan një kapitull të veçantë: “Kapitulli që ndërlidhet me dispozitat e pritjes së gruas së shkurorëzuar”, dhe thotë: “Lidhur me këtë çështje, ndërlidhen katër gjëra: e para: kohëzgjatja e pritjes së gruas së shkurorëzuar që është shtatzënë; e dyta: kohëzgjatja e pritjes së gruas së cilës i ka vdekur bashkëshorti; e treta: kohëzgjatja e pritjes së gruas që është shkurorëzuar pas natës së parë të martesës (pas kontaktit intim), dhe e katërta: kohëzgjatja e pritjes së robëreshës.”
[5], për të vazhduar pastaj me detajet dhe qëndrimet e shkollave juridike islame lidhur me këto çështje.

Interesimi i tij për këshilla në sferën “tergib-terhib”
Meqenëse Hazini ishte njëkohësisht sufijj (mistik), në tefsirin e tij mund të vërejmë edhe ngjyrime të tilla. Këto dalin në shesh sidomos gjatë shtjellimit dhe komentimit të ajeteve që kanë të bëjnë me namazin e natës dhe me vepra të tjera, që dijetarët zakonisht i kanë klasifikuar në sferën “tergib-terhib”.
P.sh. kur komenton ajetin 16 të kaptinës “Es-Sexhde”:
تَتَجَافَى جُنُوبُهُمْ عَنِ الْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفًا وَطَمَعًا وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ
“I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika e nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.”,
shohim që shkruan kapitullin: “Vlera e namazit të natës dhe nxitja për të”, ku, ndër të tjera, në lidhje me namazin e natës, sjell shumë hadithe që zakonisht i transmeton nga Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu.

Israiliatet në tefsirin e Hazinit
Edhe tefsiri i Hazinit, sikur edhe shumë tefsire të tjera para tij, është përplot me israiliate dhe rrëfime të çuditshme e të pabaza. Rrëfimet e tilla-israiliatet, Hazini i barti-përcolli nga tefsiri i Begaviut dhe ai Tha’lebiut. Megjithëse ai, nganjëherë, kur është fjala nga aspekti i besimit (Akaidit), i bën kritikë të rreptë ndonjë rrëfimi që bie ndesh me parimet themelore të besimit, siç është mbrojtja e Davudit a.s. nga shpifjet lidhur me martesën e tij me gruan e një luftëtari, një rrëfim që e quan të pabazë, ngase kjo, siç thotë ai, cenon “të mbrojturit e pejgamberëve-ismetul enbija’ë”,- ai nuk e bën po këtë gjë kur rrëfen tregimin mbi sabrin-durimin e Ejubit a.s., gjatë komentimit të ajeteve 83-84 të kaptinës “El Enbijaë”:
وَأَيُّوبَ إِذْ نَادَى رَبَّهُ أَنِّي مَسَّنِيَ الضُّرُّ وَأَنتَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ فَاسْتَجَبْنَا لَهُ فَكَشَفْنَا مَا بِهِ مِن ضُرٍّ وَآتَيْنَاهُ أَهْلَهُ وَمِثْلَهُم مَّعَهُمْ رَحْمَةً مِّنْ عِندِنَا وَذِكْرَى لِلْعَابِدِينَ

“(Kujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: Më gjeti belaja, e Ti je (më mëshiruesi ndër mëshiruesit)! Ne iu përgjigjëm atij nga Mëshira jonë, ia hoqëm ato vështirësi që kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit“
Ai rrëfen një israiliat për Ejubin a.s. dhe pasurinë e tij të madhe, për devotshmërinë e tij, dhe thotë: “Një ditë shejtani kërkoi leje prej Allahut që, nëse i lejohet, t’ia shkatërrojë pasurinë Ejubit a.s., do ta detyronte që ai ta mohojë edhe Vetë Allahun xh.sh.. Allahu xh.sh. i lejoi një gjë të tillë, por shejtani dështoi plotësisht në përpjekjet e tij djallëzore, ngase u ballafaqua me imanin e fortë të Ejubit a.s. Atëherë shejtani kërkoi leje sërish nga Allahu që tashti t’ia shkatërronte familjen. Kur edhe kësaj here dështoi ta kthente Ejubin a.s. në mosbesim, atëherë kërkoi që t’i futej në trup dhe t’ia shkatërronte atë me një sëmundje të pashërueshme... etj.! Pasi shejtani dështoi në përpjekjet e tij për ta dobësuar imanin e Ejubit a.s., iu paraqit gruas së Ejubit a.s. dhe i tha: “Unë kam mundësi ta shëroj bashkëshortin tënd, me kusht që ta marrë këtë qengj dhe ta presë kurban për hir timin!”. Gruaja mendjelehtë e Ejubit u tradhtua nga shejtani dhe pranoi një gjë të tillë, dhe këtë ia propozoi Ejubit a.s.. I prekur nga ky gjest i ulët, Ejubi a.s. u betua se, në rast se shërohet ndonjëherë, do ta rrihte gruan dhe do të hakmerrej ndaj saj. Në këto çaste kaq të vështira, ai, me devotshmërinë dhe përulësinë më të madhe, kërkoi nga Allahu xh.sh. që ta shëronte... !”
[6]
I tërë ky rrëfim është i pabazë dhe në fakt është një shpifje e rëndë ndaj gruas së Ejubit a.s., sepse dihet se e vetmja ajo i qëndroi besnike gjatë sëmundjes së gjatë e të vështirë, dhe është për t’u çuditur për se Hazini nuk e tha asnjë fjalë për ta demaskuar si të paqenë e të trilluar këtë shpifje ndaj bashkëshortes së njërit prej pejgamberëve që Allahu xh.sh. e sprovoi më së shumti në këtë botë.
Shembuj të tillë kur ai hesht ndaj rrëfimeve të tilla, kemi mjaft në këtë tefsir, por ato tani për tani nuk janë objekt i studimit tonë.

Vlerësimet e dijetarëve për Hazinin dhe tefsirin e tij
Hazini ishte vlerësuar lart nga ana e dijetarëve, qoftë më të hershmit ose më të vonshëm. Ibn Kadi Shehbe ka thënë për të: “Ka qenë prej dijetarëve të mëdhenj, ka mbledhur shumë, por ai shkroi edhe vetë.”
[7] Ndërsa Dr. Dhehebiu, në lidhje me tefsirin e Hazinit, thotë: “Tefsiri i Hazinit kuptohet lehtë, ka shprehje të qarta, por mjerisht ndër dijetarët e shkencës së tefsirit njihet më së shumti si tefsir tregimesh-rrëfimesh, dhe kjo ia zbeh vlerën e tij të vërtetë. E lus Allahun xh.sh. që dikush prej dijetarëve të ardhshëm ta veshë këtë tefsir me petka të reja duke e pastruar një herë e përgjithmonë prej rrëfimeve të pavërteta, të cilat rëndojnë mbi të, ose të paktën dikush t’i klasifikojë israiliatet që gjenden në të, në të vërteta, të dobëta dhe apokrife që të na mundësojë neve të kemi parasysh një libër vërtet të vlefshëm e kjo për ne do të ishte[8]:
نُّسْقِيكُم مِّمَّا فِي بُطُونِهِ مِن بَيْنِ فَرْثٍ وَدَمٍ لَّبَنًا خَالِصًا سَآئِغًا لِلشَّارِبِينَ
“...Mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë” - (En Nahl, 66)


[1] Shih biografinë e tij në “Ed-Durreru-l-kamine”, vëll. III, fq. 97-98; pastaj “Tabekatul mufessirine” nga Davudi, vëll. I, fq. 422-423, Kajro 1994, si dhe në “Shedheratu-dh-dheheb”, vëll. VI, fq. 131.
[2] Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebi, “Et-Tefsiru vel mufesssirune”, vëll I, fq. 295-296, Kajro, 1985.
[3] Dr. Hasen Junis Hasen Abidu “Dirasat ve mebahith fi tarihi-t-tefsir ve menahixhi-l-mufessirin”, fq. 135, Kajro 1992
[4] Për më gjerësisht lexo Tefsirin e Hazinit, vëll. V, fq. 193-200.
[5] Për më gjerësisht lexo Tefsirin e Hazinit, vëll. I, fq. 189.
[6] Tefsiri i Hazinit, pjesa 4, fq. 250-254, Kajro 1903.
[7] Hafidh Shemsuddin ed-Davudi “Tabekatul mufessirine”, vëll. I, fq. 423
[8] Dr. Muhammed Husejn edh-Dhehebi “El Israilijat fi-t-tefsiri vel hadithi”, fq. 137.

Kryengritja e pikave të shiut


Vajada KECI

Njerëzit kur bashkohen ngrihen në qiell ndërsa pikat e shiut kur bashkohen përplasen në tokë…
Kur avujt e nxeht mbulojnë njëri tjetrin,bashkohen herë lehtshëm herë vrullshem dhurojnë gjithë qenien e tyre për të lindur rrèke shiu, sëbashku ashtu të qëndrojnë sa të kenë jetë.
Avuj të ngrohtë,të pa ditur se ku po shkojnë e se nga ku janë nisur.
Dikush nga një siperfaqe e lëmuar oqeani, dikush nga balli i djersitur i një gruaje shtatzëne, dikush nga lotët e ndonjë femije qe po jëp shpirt .Dinë vetëm të avullojnë,kjo është jeta e tyre monotone.
Në qiell sheh shumë të tilla,aq të imta të pa njohura,pa identitet.
Të dorëzuar e lenë veten të tërhiqen lart në qiell,pa fuqi për të lëvizur,nuk e komandojnë dot veten,sikur jeta tyre nuk ka kuptim,sa gjera nuk dinë.
Sa më shumë të ngjiten lart në qiej aq më shumë takohen me njera tjetren.Ne anonimat tregojnë historitë e tyre te dhembshme,historitë e tyre të gëzuara dhe ato pa histori heshtin.Aty rrugës, njifen se nga vijnë në ç`botë kanë jetuar e kuptojnë se edhe pse janë larguar ata,bota me siguri nuk ka ndryshuar.Sa pishman u patë mbetur ai pasivitet po ato mund të kthehen!
E kthehen, te këtë herë të bashkuar të tërë, të dalin nga anonimati,të bashkohen e te fuqishëm të ndryshojnë diçka.Ti tregojnë botës se kush janë ,ta ringjallin ate e më pas bota do të njoh,do të kuptoj,do të ndryshoj...
Të bërtasin ulërasin në një zë të gjithë mbase do t'i ndegjojne!
-Ejani të bashkohemi të biem vrullshëm përmbi botë!
Rreke shiu te diciplinuara si në rreshtat e ushtrive,të lindura të bashkuara plot kurajo e eufori,kalojnë skajet e qiellit !Formojnë shkrepëtimen bubullimen formojnë shiun edhe breshërin bien mbi botë pa pushim.Të bërtasin ulërasin kështu do t'i ndëgjojnë!
Erdhi çasti i shumë pritur merrni forca miqt e mi përgatituni se perpara është toka dhe pak ja dhe pak… heshtje.
Në fakt ndryshoi gjithëçka... bota hapi çadren.

Balmar


BALMAR:
“S'ka dyshim se këto njohuri të cilat ne i lexoimë sot në Kur'an janë DRITË nga DIJA e ALLAHUT, të cilin Allahu ia shpalli Muhammedit a.s. ".
BALMAR, njëri prej dijetarëve më të njohur të gjeologjisë në SHBA.
TË DHËNA NATYRORE DHE GJEOGRAFIKE

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve.
Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., familjen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta.

Si mund t'u sjellim argumente mbi fenë islame atyre të cilët nuk e flasin gjuhën arabe dhe nuk e njohin mrekullinë gjuhësore të Kur'anit në origjinalin e tij, në gjuhën arabe!?

A duhet që edhe ata që nuk e njohin gjuhën arabe, ta mësojnë atë dhe t'i përvetësojnë shkencat e saj, në mënyrë që të kuptojnë mrekullinë gjuhësore të Kur'anit.

S'ka dyshim se Allahu është i Mëshirshëm ndaj atyre që nuk e njohin gjuhën arabe, prandaj solli argumente të mjaftueshme në Kur'an për të gjithë njerëzit, të cilët janë të ndarë në popuj, flasin gjuhë të ndryshme, jetojnë në vende dhe kohë të ndryshme.

Sot me ne është profesor BALMAR, njëri prej dijetarëve më të njohur të gjeologjisë në SHBA. Ishte kryetar i shoqatës, e cila organizoi kremtimin e 100-vjetorit të shoqatës gjeologjike amerikane.
Kur u takuam me të i treguam për mrekullinë shkencore të Kur'anit dhe të Sunnetit (thënieve të Pejgamberit a.s.). U befasua.

Më kujtohet një rrëfim i bukur.
Fillova me të duke i thënë se Kur'ani përmend pjesën më të ulët të sipërfaqes tokësore dhe tregon se kjo gjendet afër xhamisë "AKSA", në KUDS (Jerusalem).

Kur'ani përshkruan betejën e cila u zhvillua në mes persianëve dhe bizantinëve dhe në këtë përshkrim aludohet për atë që thamë më parë. Në Kur'anin famëlartë, lexojmë:
"Elif, Lam, Mim! Bizantinët u mundën në pjesën më të ulët, por pas disfatës së tyre ata do të ngadhënjejnë." (Err-Rrum, 1,3)
Fjala e përdorur në vargun kur'anor "EDNA" nënkupton "pjesën më të afërt" dhe "pjesën më të ulët".

Komentatorët e Kur'anit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e kanë komentuar këtë fjalë sipas shpjegimit të parë, duke thënë se me këtë nënkuptohet pjesa më e afërt me tokën arabe. Mirëpo kjo fjalë ka edhe kuptimin e dytë, pra nënkupton edhe pjesën më të ulët.

Kështu në Kur'anin famëlartë një fjalë përmban në vete shumë kuptime dhe çdo kuptim ka domethënien e vet.
Muhammedi a.s. thotë:
"Më është dhënë të folurit përmbledhës".
Kur studiuam pjesën më të ulët të sipërfaqes tokësore, zbuluam se kjo është pjesa në të cilën u zhvillua kjo betejë.

"Bizantinët u mundën në pjesën më të ulët"
Kur i treguam për këtë profesor Balmarit, ai tha:
-Jo, ka shumë vende më të ulta se kjo pjesë dhe përmendi disa vende në Evropë dhe Amerikë.

- Ne i. thamë:
Doktor ne e kemi verifikuar këtë gjë, Ai kishte globin, në të cilin ishin shënuar vendet më të larta dhe më të ulta tokësore. Pastai ai tha se kjo gjë është e lehtë, se ky glob na tregon vendet më të ulëta dhe e rrotulloi globin që ta shihnim atë pjesë rreth xhamisë "AKSA" në KUDS (Jerusalem).

Aty shihej një shigjetë e cila tregonte se aty gjendej pjesa më e ulët e rruzullit mbi sipërfaqen e globit. Shpejt ndryshoi dhe tha se kjo është e vërtetë. Pastaj filloi të shpjegojë duke folur mbi globin dhe tha se vërtet kio pjesë është më e ulëta në sipërfaqen tokësore.
"Vërtet, kjo pjesë e cila gjendet pranë Detit të Vdekur, është pjesa më e ulët".

PROF EZ ZENDANI
Profesor BALMARI u magjeps, kur pa se Kur'ani e përshkruan të kaluarën, se si ka filluar krijimi i tokës, se si janë formuar malet dhe se si mbijnë bimët. Se si Kur'ani përshkruan të gjitha këto, malet dhe ato që gjenden mbi to, pastaj përshkruan gjendjet në të cilat kaloi toka, ajo që ndodhi në gadishullin arabik, ai përshkruan gjendjen e vendeve arabe dhe të rruzullit tokësor në të ardhmen.

Profesor Balmar thotë se ky libër është i çuditshëm. Ai na përshkruan të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Mirëpo ashtu si edhe dijetarët e tjerë ai nuk ka qëndrim të prerë në fillim, po më vonë ata e shprehin atë që besojnë. Kështu ai në Kajro paraqiti seminarin e tij rreth mrekullisë shkencore të Kur'anit famëlartë në shkencat e gjeologjisë.

PROF BALMAR seminarin e tij e përfundoi me këto fjalë:
"Unë nuk e di se në çfarë shkalle të kulturës ishin njerëzit që jetonin në kohën e Muhammedit a.s., nuk e di as nivelin e tyre shkencor.. Nëse gjendja ishte ashtu si edhe tek popujt e tjerë ku njohuritë ishin në një shkallë shumë të ulët, ku s'kishin mundësitë e sotme, s'ka dyshim se këto njohuri të cilat ne i lexoimë sot në Kur'an janë DRITË nga DIJA e ALLAHUT, të cilin Allahu ia shpalli Muhammedit a.s. ".

Ai përfundoi duke thënë:
"Jam marrë me studimin e historisë së hershme të Lindjes së Mesme dhe nuk kam hasur të dhëna të tilla dhe përderisa në atë kohë s'kishte kësisoj të dhëna, ky fakt na forcon bindjen se Allahu nëpërmjet Muhammedit dërgoi pak dije nga dija e Vet, të cilën t e fundit po e zbulon shkenca moderne. Ne do të vazhdojmë të merremi me aspektin gjeologjik në Kur'an."

PROF EZ ZENDANI
Kështu përfundon profesor Balmar. Ky është një prej dijetarëve më të njohur të gjeologjisë së sotme në SHBA.
Ai është këmbëngulës që të pranojë të vërtetën, ta paraqesë atë dhe ta shpjegojë, por ka nevojë për një që t'ia tregojë të vërtetën.

Në Perëndim dhe Lindje u zhvillua një luftë e pandërprerë në mes religjionit dhe shkencës. Kjo patjetër duhej të ndodhte, sepse të gjitha religjionet e mëparshme u shtrembëruan dhe u devijuan.
Prandaj Allahu i madhëruar ia shpalli Muhammedit a.s. Kur'anin që të përmirësojë atë që u shtrembërua dhe u devijua më parë nga dora e njeriut.

Ndoshta dikush pyet: Si mund të pranojnë njerëzit nga ne fenë islame, kur ne kemi ngelur prapa dhe nuk i përmbahemi plotësisht fesë sonë?!
Përgjigja është se dija ua hap sytë dijetarëve dhe ata i shohin të vërtetat shkencore në Kur'anin famëlartë dhe shohin realitetin e muslimanëve.
Është shkenca ajo që në mënyrë të vazhdueshme po e lartëson Islamin dhe janë dijetarët e mëdhenj ata të cilët po përulin kokat e tyre në shenjë respekti ndaj Kur'anit, librit të Allahut dhe thënieve të Muhammedit a.s.

Njerëzit të cilët Allahu i krijoi me natyrë të pastër mund të jenë të qetë vetëm duke besuar në fenë e vërtetë. Njerëzit pa besim të drejtë janë të shqetësuar dhe të tronditur shpirtërisht.
Sot jetojmë në kohën kur çdokush e shpreh atë që beson. Kur dijetarët e kuptojnë të vërtetën ata e shprehin atë pa marrë parasysh asgjë.

Gjatë emisioneve tona dëgjuam dijetarë të cilët e pranuan mrekullinë e kohës sonë, mrekullinë e gjallë e të përhershme derisa të jetë jeta.
Ata e pranuan Kur'anin famëlartë.

Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit!
Atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti yt është e vërtetë dhe se udhëzon në rrugën e Fuqiplotit, të Lavdishmit!" (Sebe, 6)

Perktheu: Ajni SINANI

Republika e Milingonave dhe Politika


Hamdi NUHIJU

Politikëbërësit të cilët nuk mësojnë të logjikojnë me kokën e tyre të thjeshtë të krijuar prej Krijuesit dhe të cilët nuk meditojnë mbi krijesat e krijuara si mësim për njerëzimin janë të destinuar të dështojnë. Politikëbërësit dhe politikanët të cilët mësojnë , por nuk praktikojnë gjegjësisht i përshtasin metodologjitë , idetë , strategjitë e tyre në favor të egos dhe zemrës së tyre dhe ujitja e buçitja e mendimeve e kreativiteteve ngushton shpirtin e tyre , janë shumë larg realitetit diplomatik.
Për milingonat dhe mrekullinë e tyre , për organizimin e tyre dhe funksionimin e tyre kam mësuar nga librat e Harun Jahjas... Vërtet frymëzimi , inspirimi , organizimi i tyre është një veçanti të cilën veçanti po e vënduan njerëzit në praktik e veçanërisht politikanët do të ishin njerëzit më të suksesshëm në profesionin e tyre. Milingonat janë krijesa të cilat mahnisin mendjen dhe të gjitha sistemet shoqërore. Milingonat janë të afta që të gjejnë rrugën e tyre dhe cakun final në mes të shkretëtirës pa busullë orientuese , janë të afta të vrapojnë pas ushqimit të tyre me kilometra dhe të kthehen prap në vendin ku kanë qenë , milingonat janë të afta dhe e dijnë se mikrobet janë të dëmshme dhe marrin kundër tyre masat e duhura. Ato prodhojnë një lloj acidi që i ngordh mikrobet... Dhe në pika të shkurtëra ky ishte tregimi për milingonat. Nuk zgjatemi sepse qëllimi nuk është që t`u tregoj sistemin e funksionimit të milingonave. E as formën dhe përbërjën e tyre. Por , thjeshtë milingonat duhet të jenë mostër për politikanët tanë dhe lloj frymzimi për sistemet politike që ekzistojnë në rruzullin tokësor. Do bazohemi mbi tipare të milingonave tipare këto të mësuara ( personalisht) nga librat e Harun Jahjas dhe do japim një mendim rreth organizimit politik.

1. Gjejnë Rrugën Pa Busollë- Kush janë ato që e gjejnë rrugën pa busollë? Milingonat! Partitë politike shqiptare majtiste e djathtiste , të ndërtuara mbi koncepte e ideologji , të favorizuara e të ngritura deri në maje të historisë së njerëzimit me famën dhe integritetin e tyre ideologjik , sot kanë ngelur në qorrsokak. Busulla nuk është e dëmshme për njerëzimin e më pak për politikëbërësit, por ka gjallesa që janë të inspiruara që të mos humbin në rrugë edhe pse nuk kanë me vete busollë orientuese. Busolla e tyre është e mbjellur në kokë dhe në zemër , ata kanë inspirim direkt prej Zotit të tyre prandaj edhe nuk humben në rrugë. Këtu qëndron defekti i partive tona dhe politikanëve tanë. Ata ndërtuan vërtet shumë strategji të bukura , ide , politika , mendime për zhvillimin ekonomik , social dhe politik , por ja që janë dështakët më të mëdhenjë në shoqëri , janë të zhytur në korrupsion skajshmërisht , janë manipulues të vërtet! Atyre i mungon inspirimi dhe besimi në një Zot , sikur të besonin do të ishin si milingonat pa busollë , por jo të humbura... Politikëbërësit po ndërtojnë busollat por prap nuk po e gjejnë rrugën kah duhet të hapërojnë ato dhe ndjekësit e tyre populli i thjeshtë.

2. Rrugë e Mundishme Deri te Caku- Milingonat edhe në shkretëtirë kërkojnë dhe gjejnë mundësi depërtimi për të realizuar synimet dhe qëllimet e tyre. Por më rrugë të mundishme dhe të vështirë nuk i nënkuptojmë kampanjat e dhunshme në Maqedoni , kampanja parazgjedhore ku shqiptarët vrahen ndërmjet veti , ku thyhen shtabet zgjedhore , ku ndërtohen foto të mëdha si në kohën e Stalinit prej të gjitha partive shqiptare , jo vetëm prej njërës. Rruga e mundishme nuk nënkupton mbylljen e opinionbërësve në shtëpitë e tyre dhe vëndimin dry në mendjet e tyre gjatë periudhës së kampanjës parazgjedhore për arsye se po rrezikohet jeta e tyre dhe e familjes së tyre. Po , është e vërtet që rruga deri te caku është shumë e vështirë dhe ende më e mundishme. Disa rrugën e tyre e ndërtojnë vet , ndërsa disa të tjerëve iu imponohet një rrugë për të hapëruar në të. Rruga e zgjedhjeve të parakoshme në Maqedoni u ndërtua vet nga Nikolla Gruevski dhe qeverisja e tij kaq mujore, por kjo rrugë iu imponua ose u imponua prej faktorit ndërkombëtar. Imponimi nuk i ndodhi Nikolla Gruevskit por popullit të shqetësuar dhe të frikësuar skajshmërisht prej dhunës , pasigurisë , varfërisë dhe të gjitha dukurive ekstreme të cilat i gjen lirisht në tregun e politikëbërësve në Maqedoni.

3. Njohin Mikrobet e Dëmshme dhe i Sulmojnë Ato- Por , siduket kjo vlen vetëm për milingonat dhe jo edhe për udhëheqësit tanë. Përderisa partitë e djathta maqedone e llogarisin veten si demokristiane , partitë tona politike shqiptare në Maqedoni kanë frikë nga vet identiteti i tyre kombëtar dhe fetar. Kjo pasiguri dhe frikë i bëri këto parti dhe këto politikan që mikrobet e dëmshme ti pranojnë dhe t`i kultivojnë ato dhe jo të veprojnë si milingonat këto krijesa të vogla befasuese. Shqiptarët duhet të dijnë se cili opcion është i drejtë për to , ato nuk duhet të frikësohen prej realitetit dhe prej asaj çfarë janë. Njerëzit , kombet , fiset , popujt , i urrejnë maskat , ata kërkojnë fytyrën e vërtet tënden dhe jo lajkatimin tënd. Për t`iu larguar maskave dhe urrejtjes së kombeve progresive ne duhet të paraqitemi ashtu si jemi , njejtë si u paraqitën para botës japonezët me traditat e tyre kombëtare dhe fetare , njejtë si u paraqitën para botës hebrenjtë me traditat e tyre fetare dhe kombëtare.

Republika e milingonave e cila është më e organizuar se republikat tona sfidon mendjen e njeriut me gjëra dhe elemente progresive në shoqëri. Qëllimi i milingonave është që të realizojnë programin e tyre jetësor. Esenca dhe ndikimi i politikës në jetën e njeriut duhet të bazohet mu në principet e milingonës puntore por edhe bletës. Bletëza nga mijëra lule thithë nektar që ty të të jap jetë! E sot politikan po bëhesh edhe prej tregut të gjelbërt të Shkupit e në Parlamentin e Maqedonisë!